Astronomët kanë zbuluar një yll në galaktikën Andromeda që çliron lëndë rregullisht që prej miliona vitesh, duke lënë pas vetes mbështjelljen më të madhe prej lënde të çliruar, që shkenctarët kanë parë ndonjëherë.
Hulumtimi i ri që është publikuar në revistën Nature, jo vetëm shënon zbulimin e parë të një super-mbetjeje yjore të tillë në një galaktikë tjetër, por edhe hap mundësitë, që potencialisht të dedektohen popullime masive të yjeve të cilët shpërthejnë në mënyrë të përsëritur dhe që mund të hedhë dritë se si ka ndryshuar universi përgjatë kohës.
Ylli përgjegjës për këtë mbetje të madhe, e cila shtrihet përgjatë më shumë se 400 vite dritë, është në fakt një nga tipet e yjeve më të vegjël: një xhuxh i bardhë (white dwarf). Këto kufoma yjore janë ato që mbesin pas vdekjes së një ylli të vogël, i cili çliron shtresën e tij të jashtme dhe lë pas vetëm bërthamën e dendur. Por, ky nuk është një "white dwarf" i zakonshëm. Ky yll i vockël i quajtur "M31N 2008-12a", ka një "partner kërcimi".
Ndërkohë që xhuxhi bardhë dhe ylli që e shoqëron orbitojnë njëri tjetrin, xhuxhi i bardhë merr me shpejtësi hidrogjenin nga miku i tij. Dhe ndërsa ky karburant hidrogjeni i pashpenzuar arrin sipërfaqen, aty ai nxehet dhe ngjeshet falë tërheqjes gravitacionale intensive të yllit "xhuxh i bardhë". Eventualisht, hidrogjeni arrin një pikë kritike dhe në mënyrë spontane bashkohet për të krijuar heliumin, duke rezultuar kështu në një shpërthim të fuqishëm të sipërfaqes, që e quajmë, "nova".
Ky flakërim fuzioni bën që yjet xhuxhë të bardhë të ndriçohen përkohësisht deri në miliona herë më shumë ndërkohë që çliron lëndë jashtë në rreth 3 përqind të shpejtësisë së dritës. Në rastin e yllit, "M31N 2008-12a", me kalimin e kohës, këto shpërthime të përsëritura kanë krijuar një mbështjellje gazi dhe pluhuri të gjerë dhe gjithnjë në zgjerim përreth xhuxhit të bardhë.
"Kur për herë të parë zbuluam se ylli M31N 2008-12a, shpërthen çdo vit, ne ishim shumë të surprizuar", tha bashkëautori Allen Shafter në një prononcim për shtyp. Kjo sepse novat periodike zakonisht shpërthejnë vetëm një herë në një dekadë.
Por, pavarësisht faktit që xhuxhi i bardhë ka kaluar miliona vite duke shpërthyer vit pas viti, hulumtuesit nuk mendojnë se do të zgjasë përgjithmonë. Ai në mënyrë të parikuperueshme do shpërthejë në supernovë ose do bie në kolaps dhe do të kthehet në një yll neutron.
Gjithsesi, Shelter dhe kolegët e tij po punojnë shumë për të përcaktuar nëse supër-mbetje të tilla yjore si M31N 2008-12a, janë raste përjashtimore apo janë rregull i zakonshëm. Dhe nëse janë aq të zakonshëm sa mendojnë disa, atëherë hapi i rradhës duhet të jetë përmirësimi i aftësisë sonë për t'i dalluar ata.
Burimi:
http://www.astronomy.com/news/2019/02/annually-exploding-star-found-in-andromeda
No comments:
Post a Comment