Shkencëtarët kanë zbuluar një yll të ri të pazakontë që është i rrethuar nga një disk gazi e pluhuri dhe kripe të zakonshme.
Komponimet e tilla si Klorur Natriumi (NaCl, ose kripa e zakonshme) dhe Klorur Kaliumi (KCl) janë parë rrallë në hapësirë. Më parë astronomët kanë kishin bërë vetëm pak vëzhgime të këtyre komponimeve dhe gjithmonë përreth yjeve që po vdesin, të cilëve iu ishte hequr shtresa e jashtme.
Adam Ginsburg që punon në observatorin e Radio Astronomisë Kombëtare në Socorro, New Mexico, dhe kolegët e tij vëzhguan një yll të ri afërsisht 400 parsecs (ose 1300 vite dritë) nga Sistemi Diellor. Ekipi u surprizua nga gjetja e gjurmëve kimike të të dyjave edhe të NaCl-së edhe KCl-së në një unazë të mjegullt, por të gjerë afërsisht sa diametri i Sistemit tonë Diellor, përreth yllit të ri. Kripa është prodhuar në diskun me gaz dhe pluhur, nga i cili ylli ka lindur dhe mbase është formuar kur pluhuri është ndarë në molekulat e tij përbërëse.
"Shumica e disqeve (që janë vëzhguar më parë) ndërsa rrotullohen, lëshojnë materiale, që bëhen pastaj pjesërisht të turbullta për pamjen e astronomëve. Kurse në këtë rast unaza me kripë është aq mirë e përcaktuar sa kjo dhe të tjera si kjo mund të na ndihmojnë ne të studiojmë dinamikën e disqeve të tillë përreth yjeve të rinj", thonë autorët.
Burimi: Revista Nature, botimi i Shkurtit 2019, fq 299.
No comments:
Post a Comment