"Në librat shkollor të kozmologjisë ne mësojmë se ka tre të ardhme bazike për universin," thotë Robert Caldwell një kozmolog në universitetin Dartmouth, në Hanover.
Në skenarin e parë, kozmosi mund të vazhdojë të zgjerohet përgjithmonë, me të gjithë materien që shpërbëhet eventualisht në energji dhe kjo njihet si "vdekja e nxehtësisë", thotë Caldwell. Në mënyrë alternative, graviteti mund të bëjë, që universi të kalojë në kolaps sërisht, duke krijuar Big Bang-un e kundërt të quajtur "Big Crunch". Por, ka edhe një mundësi tjetër, që energjia e errët të shkaktojë zgjerimin e përshpejtuar të universit, gjithnjë e më shpejt duke evoluar në një proces arratisjeje të njohur si "Big Rip."
Përpara se të flasim për fundin e universit, le të kthehemi te lindja e tij. Të kuptuarit tonë deri tani thotë se koha dhe hapësira filluan gjatë Big Bang-ut, kur një pikë subatomike, ultra e nxehtë dhe super e dendur shpërtheu jashtë. Sa filloi të ftohej mjaftueshëm, grimcat nisën të formonin struktura më të mëdha si galaktika, yje dhe të gjithë jetën në Tokë. Ne po jetojmë aktualisht, me përafërsi 13 miliardë vite pas fillimit të universit, por duke dhënë skenarët e ndryshëm të vdekjes së tij është e paqartë, se edhe përsa kohë universi do të vazhdojë.
Sipas skenarit të parë, universi del nga ekzistenca për shkak të 'vdekjes' së nxehtësisë; të gjithë yjet në kozmos do të konsumojnë karburantin e tyre dhe shumica prej tyre mund të lënë pas mbetje shumë të dendura të njohur si "xhuxhat e bardhë" dhe yjet neutron. Ndërsa yjet më të mëdhenj do të bien në kolaps duke u bërë vrima të zeza dhe tërheqja masive gravitacionale e tyre do të thithte pjesën më të madhe të materies në grykën e tyre, që konsumon gjithçka.
"Pastaj diçka spektakolare mund të ndodhë," thotë kozmologu Caldwell.
Vrimat e zeza mendohet se japin një lloj të veçantë emetimi të quajtur rrezatimi Hawking. Ky rrezatim në fakt, grabit pakëz nga masa e secilës vrimë të zezë duke i shkaktuar kështu zhdukjen e ngadaltë. Pas dhjetës në fuqi të njëqind vitesh (që është një njësh me njëqind zero pas) të gjitha vrimat e zeza do të zhduken duke lënë pas asgjë më shumë se energji inerte, sipas astrofizikanit Kevin Pimbbelt nga universiteti Hull në Britaninë e Madhe.
Në kontrast me hipotezën e mësipërme, sipas alternativës tjetër "Big Crunch", tërheqja gravitacionale e yjeve dhe galaktikave një ditë do t'a shtyjë të gjithë universin që të bashkohet sërisht. Ky proces do të çojë një lloj Big Bang-u për së mbrapshti, me grumbujt e galaktikave që përplasen e bashkohen pastaj yjet dhe planetet do të përzihen së bashku dhe më në fund çdo gjë në univers do të formojë edhe njëherë një pikë të dendur me përmasë infinit të vogël.
Një përfundim i tillë tregon për një simetri të përkohshme të universit. "Është e rregullt dhe e pastër," thotë Caldwell.
Mundësia e fundit bazike për fundin e universit është ajo që njihet si "Big Rip". Në këtë skenar energjia e errët, substanca misterioze që vepron në të kundërt të gravitetit, do të zbërthejë çdo gjë pjesë nga një pjesë. Zgjerimi i kozmosit do të përshpejtohet derisa galaktikat e largëta të largohen tutje prej nesh dhe aq shpejt sa drita e tyre nuk do mundet më të shikohet. Ndërkohë që zgjerimi shpejtohet edhe objektet e afërta fillojnë të zhduken pas asaj që Caldwell e përshkruan si "muri i errësirës".
"Galaktikat do të zbërthehen. Sistemet diellore gjithashtu dhe lëre imagjinatën të shfrenuar," thotë ai. "Planetet dhe atomet eventualisht e pastaj universi në vetvete."
Cili "fund" do të ndodhë?
Për shkak se vetitë e energjisë së errët nuk janë të njohura, hulumtuesit nuk e dinë se cili nga këto skenarë do të prevalojë. Caldwell thotë se shpreson, që observatorët në zhvillimin si "WFIRST" i NASA-S apo "LSST" do të ndihmojë të shpjegojë sjelljen e energjisë së errët dhe mbase do të sigurojë edhe një kuptim më të mirë për fundin e universit.
Burimi:
https://www.livescience.com/65299-how-will-the-universe-end.html
https://www.livescience.com/65299-how-will-the-universe-end.html
No comments:
Post a Comment