Baobab përfshin ndisa specie ndër të cilat edhe Baobabin Afrikan. Emri shkencor i kësaj gjinie pemësh gjetherënëse është Adansonia dhe përfshin nëntë specie nga të cilat gjashtë janë native në Madagaskar (Adansonia grandidieri, A. madagascariensis, A. perrieri, A. rubrostipa, A. suarezensis, and A. za), dy janë native në Afrikën kontinentale dhe në gadishullin Arabik (A. digitata and A. kilima) dhe një është native në Australinë veriore (A. gregorii). Ato kanë një trung të pazakontë të ngjashëm me fuçinë, një jetëgjatësi të madhe dhe janë të rëndësishme nga ana etnobotanike.
Nga Baobabi Afrikan(A. digitata) është regjistruar pema më e vjetër e gjinisë Adansonia në Namibia, që është rreth 1,275 vjeçe. Baobab, është e njohur edhe si "Pema e Jetës". Kjo specie pemësh është gjetur përgjatë zonave të thata të Afrikës dhe ka një trung karakteristik që rezervon ujin në të e që mund të arrijë në diametër prej nëntë metër dhe një gjatësi prej 18 metër. Lulet unike të kësaj peme që varen pezull, polinohen nga lakuriqët e natës. Ndërsa gjethet e reja janë të ngrënshme dhe fruti i saj i drunjtë e i madh i ngjashëm me tokën përmban një tul të shijshëm "mucilaginous" nga i cili mund të bëhet një pije freskuese.
Që nga 2005, nëntë nga trembëdhjetë Baobabët më të vjetër Afrikan dhe pesë nga gjashtë pemët më të mëdha kanë vdekur ose kanë vuajtur kolapsin ose vdekjen e degëve më të mëdha dhe më të vjetra. Për këtë fenomen statistikisht të pangjashëm, shkencëtarët sugjerojnë se mund të jetë shkaktuar nga ndryshimet klimatike. Ndërsa tre nga gjashtë speciet Baobab që janë native në Madagaskar janë klasifikuar si specie në rrezik dhe tre të mbeturat si "pothuajse të rrezikuara".
Edhe pse më shumë punë duhet të bëhet për të përcaktuar përfundimisht lidhjen e pikave midis ndryshmeve klimatike dhe vdekshmërisë së Baobabit, një studim i publikuar në "Biological Conversation" ka konkluduar tashmë, se ndryshimet klimatike do të dëmtojnë dy në tre specie Baobabësh të rrezikuar në Madagaskar. Rritja e temperaturës dhe variacionet ekstreme të shirave sezonalë do të kufizojnë shtrirjen në të cilën këto pemë mund të rritën.
Burimi:
https://www.google.com/amp/s/relay.nationalgeographic.com/proxy/distribution/public/amp/2018/06/oldest-tress-africa-baobabs-dead-climate-science
https://www.britannica.com/plant/baobab-tree-genus
No comments:
Post a Comment