Jupiteri është planeti i pestë nga dielli dhe është deri më tani planeti më i madh në Sistemin tonë Diellor. Ai është më shumë se dyfishi i të gjithë planetëve të tjerë të kombinuar sëbashku. Vorbullat dhe vijat e Jupiterit janë në fakt të ftohta: re me erë të përbëra prej amoniakut dhe ujit që pluskojnë në një atmosferë me hidrogjen dhe helium. "Njolla e Kuqe e Madhe" ikonë e Jupiterit është një stuhi gjigande më e madhe sesa Toka që ka vazhduar me vrull prej qindra vitesh.
Jupiteri rrethohet nga 79 hëna të njohura. Por, shkencëtarët janë më të interesuar në "satelitët Galelian" që përfshijnë katër hënat më mëdha të zbuluara nga Galileo Galilei në vitin 1610 dhe ato janë: Io, Europa, Ganymede dhe Callisto. Jupiteri ka gjithashtu edhe disa unaza, por sikundër unazat e famshme të Saturnit, ato të Jupiterit janë shumë të zbehta dhe të përbëra prej pluhurit dhe jo akullit.
• Madhësia dhe distanca.
Jupiteri rrethohet nga 79 hëna të njohura. Por, shkencëtarët janë më të interesuar në "satelitët Galelian" që përfshijnë katër hënat më mëdha të zbuluara nga Galileo Galilei në vitin 1610 dhe ato janë: Io, Europa, Ganymede dhe Callisto. Jupiteri ka gjithashtu edhe disa unaza, por sikundër unazat e famshme të Saturnit, ato të Jupiterit janë shumë të zbehta dhe të përbëra prej pluhurit dhe jo akullit.
• Madhësia dhe distanca.
Me një rreze prej 69, 911 kilometra, Jupiteri është 11 herë më i gjerë sesa Toka. Nëse Toka do të ishte sa një monedhë, Jupiteri do të ishte afërsisht sa një top basketbolli.
Nga një distancë mesatare prej 778 milionë kilometrash, Jupiteri është 5.2 njesi astronomike larg nga dielli. Një njesi astronomike është sa distanca e Diellit nga Toka. Nga kjo distancë, rrezeve të Diellit iu duhen 43 minuta udhëtim nga Dielli te Jupiteri.
• Orbita dhe rrotullimi.
Jupiteri ka ditën më të shkurtër në Sistemin Diellor. Një ditë në Jupiter është vetëm rreth 10 orë (që është pra, koha që i duhet atij për t'u rrotulluar një herë rreth vetes) dhe ai bën një rrotullim të plotë përreth Diellit në rreth 12 vite tokësore.
Ekuatori i tij ka pjerrësi vetëm 3 gradë, kjo do të thotë se Jupiteri rrotullohet pothuajse djathtas lart dhe nuk ka stinë ekstreme siç kanë planetet e tjerë.
• Formimi
Jupiteri mori trajtën e tin kur pjesa tjetër e Sistemit Diellor u formua 4.5 miliardë vite më parë, graviteti tërhoqi vorbullën e gazit dhe pluhurit për t'u bërë ky gjigand i gaztë. Ai mori shumicën e pjesës së mbetur pas formimit të Diellit. Në fakt, Jupiteri ka të njëjtët përbërës që kanë yjet, por ai nuk j bë mjaftueshëm masiv për t'u ndezur.
Rreth 4 miliardë vite më parë ai u vendos në këtë pozicion që është aktualisht pra, në pjesën e jashtme të Sistemit Diellor.
• Struktura
Përbërja e Jupiterit është e ngjashme me atë të Diellit, më së shumti hidrogjen dhe helium. Thellë në atmosferë presioni dhe temperatura rriten duke kompresuar gazin e hidrogjenit në lëng. Kjo bën që Jupiteri të ketë oqeanin më të madh në Sistemin Diellor, por një oqean të përbërë prej hidrogjenit në vend të ujit. Shkencëtarët mendojnë se në thellësi, ndoshta në gjysmën e rrugës për në qendren e planetit presioni bëhet aq i madh sa elektronet largohen nga atomet e hidrogjenit lëngun në një përcjellës të rrymës elektrike si metalet. Rrotullimi i shpejtë i Jupiterit mendohet që sjellë korrente elektrike në këtë zonë, duke gjeneruar fushën e fuqishme magnetike të planetit. Është akoma e paqartë nëse thellë poshtë Jupiteri ka në qender një bërthamë të ngurtë apo është një lloj "supe" e trashë, super e nxehtë dhe e dendur. Atje thellë mund të jetë më shumë se 50,000 gradë celsius, e përbërë më se shumti nga hekuri dhe minerale silikatesh (të ngjashme me kuarcin).
• Sipërfaqja
Si një gjigand i gaztë, Jupiteri nuk ka një sipërfaqe të vërtetë. Planeti është më së shumti një vorbull gazesh dhe lëngjesh. Ndërkohë që një anije hapësinore nuk do të kishte se ku të ulej, sidoqoftë nuk do mundte as të fluturonte përmes tin pa u dëmtuar. Presioni dhe temperatura ekstreme thellë brenda planetit do të bënte që anija kozmike në përpjekje për të fluturuar brenda planetit, të përplasej, shkrihej dhe të abullonte.
• Atmosfera
Aparenca e Jupiterit është një tapiceri shumëngjyrëshe me shirita resh dhe njollash. Planeti i gaztë ka gjasa të ketë tre shtresa të dallueshme resh në "qiejt" që të marra sëbashku shtrihen rreth 71 kilometra. Shtresa e sipërme ka mundësi të jetë e përbërë nga akulli i amoniakut ndërkohë që shtresa e mesme ka gjasë të përbëhet nga kristalet e ammonium hydrosulfide dhe shtresa më e brendshme nga akulli i ujit dhe avulli.
Ngjyrat e gjalla që ju shikoni në brezin e trashë përreth Jupiterit mund të jenë shtëllunga squfuri dhe gazesh me përbërje fosfori që ngrihen nga brendshmëria e nxehtë e planetit. Rrotullimi i shpejtë i tij krijon rryma të forta duke i ndarë kështu retë në rripa të errët dhe në zona të ndritshme përgjatë shtrirjeve të gjata.
Pa asnjë sipërfaqe solide që t'i ngadalësojë, njollat e Jupiterit mund të qëndrojnë për shumë vite. Jupiteri i stuhishëm është i përfshirë nga më shumë një duzinë erërash të përhapura, disa nga të cilat arrijnë 539 kilometra për orë në ekuator. "Njolla e Kuqe e Madhe" që është një vorbull ovale resh sa dy herë gjerësia e Tokës, ka qenë vëzhguar në planetin e gaztë për më shumë se 300 vite. Kohët e fundit tre njolla më të vogla u bashkuan për të formuar "Njollën e Kuqe të Vogël" që është sa gjysma e njollës së madhe. Shkencëtarët ende nuk e dinë nëse këto njolla ovale si dhe shiritat që qarkojnë planetin janë të cekëta apo të rrënjosura thellë në brendësinë e planetit.
• Potenciali për jetë
Mjedisi në Jupiter është ndoshta i papërshkueshëm për të mbështetur jetën siç e njohim ne. Temperatura, presioni dhe materialeg që karakterizojnë këtë planet ka shumë mundësi që të jenë tepër ekstreme dhe të dhunshme për organizimat që të përshtatën.
Ndërkohë që planeti Jupiter është një i papërshtatshëm që gjallesat të zhvillohet, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për shumë hëna të tij. Europa është një nga vendet më të mundshme për të gjetur jetë përtej Tokës në Sistemin Diellor. Ka prova të një oqeani të madh poshtë kores së saj të akullt, ku ndoshta jeta mund të suportohet.
• Hënat
Me katër hëna të mëdha dhe shumë të tjerë të vogla, Jupiteri formon një lloj sistemi të vogël. Ai ka 79 hëna të konfirmuara.
Hënat më të mëdha të tij: Io, Europa, Ganymede dhe Callisto kanë qenë vëzhguar për herë të parë nga Galileo Galilei në vitin 1610 duke përdorur një version të hershëm teleskopi. Këto katër hëna sot njihen si satelitët Galelian dhe janë disa nga destinacionet më të mahnitshme në Sistemin tonë Diellor. Io është trupi me aktivitetin më të madh vullkanik në Sistemin Diellor. Ganymede është hëna më e madhe madje edhe më e madhe sesa planeti Mërkur. Krateret e pakta të vogla të Callistos tregon për një aktivitet të vogël në sipërfaqe. Një oqean me ujë me përbërësit e duhur për jetën mund të shtrihet poshtë kores së akullt të hënës Europa.
• Unazat
Të zbuluara në vitin 1979 nga anija hapësinore "Voyager 1" e NASA-s, unazat e Jupiterit ishin një surprizë sepse ato përbëhen nga grimca të vogla të errëta që janë të vështira për t'u parë përveç se kur ndriçohen nga prap prej diellit. Të dhënat nga anija hapësinore "Galileo" tregojnë se sistemi i unazave të Jupiterit mund të jenë formuar nga pluhuri i mbetur prej përplasjeve të meteroideve të vogla ndërplanetare me hënat e brendshme të vogla të planetit gjigand.
• Magnetosfera
Magnetosfera joniane është zona në hapësirë e influencuar prej fushës së fuqishme magnetike të Jupiterit. Ajo përhapet nga 1 në 3 milion kilometra në drejtim të Diellit (ose 7 deri në 21 here sa diametri i vetë Jupiterit) dhe më pas reduktohet në një bisht e ngjashme me formën e larvave që zgjatet në më shumë se 1 miliardë kilometra pas Jupiterit dhe arrin deri në orbitën e Saturnit. Fusha e tij magnetike e pamasë është 16 deri 54 herë më e fuqishme se e Tokës. Ajo rrotullohet bashkë planetin dhe mbledh grimca që kanë ngarkesë elektrike. Afër planetit, fusha magnetike kap një mori grimcash të ngarkuara dhe i përshpejton ato me energji shumë të lartë, duke krijuar një rrezatim intensiv që bombardon hënat e brendshme dhe mund të dëmtojë anijet hapësinore.
Fusha magnetike e Jupiterit shkakton gjithashtu disa nga aurorat më spektakolare të Sistemit Diellor në polet e planetit.
No comments:
Post a Comment