Njerëzit kanë bërë hapa të mëdhenj në fluturimet dhe eksplorimin hapësinor në një kohë relativisht të shkurtër. Këtu do të eksplorojmë pesë momentet më të rëndësishme në historinë e fluturimeve hapësinore.
5) Sateliti i parë në hapësirë.
Me 4 tetor të vitit 1957, Sputnik do të jetë sateliti i parë i lëshuar nga njerëzit duke inauguruar kështu, kohën e hapësirës. Bazuar në një artikull të Britannica-s për industrinë e hapësirës ajrore, nisja e Sputnik-ut në vitin 1957 nuk ishte vetëm një fushë e re për lidershipin teknik të Bashkimit Sovjetik, por edhe një mundësi dhe shtrirje në zhvillimin e prodhimin e raketave të mëdha Sovjetike. Ky lidership kaloi në periudhën e fluturimeve hapësinore me ekuipazh duke përdorur një teknologji minimale, por të sofistikuar dhe që vazhdoi periudhën pioniere të automjeteve hapësinore dhe stacioneve hapësinore.
4) Njeriu i parë në hapësirë.
Me 12 prill të vitit 1961 kozmonauti Yury A. Gagarin, hipur në anijen hapësinore Vostk 1, u bë njeriu i parë në hapësirë. Udhëtimi filloi me nisjen e anijes në orën 9:07 paradite me kohën e Moskës, bëri një orbitë rreth Tokës që zgjati 1 orë e 29 minuta dhe mbaroi udhëtimin në orën 10:54 minuta paradite duke u rikthyer i sigurtë në Tokë. Ky udhëtim i solli Gagarinit një famë të menjëhershme në mbarë botën.
3) Zbarkimi në Hënë.
Fluturimi hapësinor Apollo 11 që më 20 korrik të vitit 1969 arriti qëllimin e tij për të zbarkuar njeriun e parë në Hënë është konsideruar si një nga ngjarjet më të rëndësishme të eksplorimit hapësinor në shekullin XX. Fluturimi, zbarkimi dhe rikthimi është ndjekur nëpërmjet televizioneve nga qindra miliona njerëz në mbarë botën. Biografia e bërë nga Britannica për komanduesin e Apollo 11, Neil Armstrong, rrëfen: Me 16 korrik të vitit 1969 Armstrong bashkë me Edwin E. Aldrin (njohur edhe si Buzz Aldrin) dhe Michael Collins u nisën me anijen Apollo 11 në drejtim të Hënës. Katër ditë më vonë, në orën 4:17 minuta pasdite, "Eagle"( moduli me të cilin zbarkuan në Hënë) i drejtuar manualisht nga Armstrong, arriti të prekte një fushë në afërsi të skajit jug-perëndimor të Mare Tranquilitatis. Dhe në 10:56 pasdite, Armstrong hodhi hapat e parë nga moduli "Eagle" për në sipërfaqen e pluhurt të Hënës duke thënë, "Ky është një hap i vogël për njeriu dhe një hap gjigand për njerëzimin." Armstrong dhe Aldrin lanë modulin për më shumë se dy orë dhe shpërndanë instrumente shkencore, koleksionuan mostra të sipërfaqes si dhe bënë foto të shumta.
2) Lëshimi i teleskopit hapësinor Hubble.
Me 25 prill të vitit 1990, teleskopi hapësinor Hubble, i emërtuar sipas emrit të Edwin Powell Hubble, është vendosur në orbitë nga anëtarët e ekuipazhit të anijes hapësinore, "Discovery". Teleskopi i madh reflektues ishte observatori optik më i sofistikuar që ka orbituar Tokën. Dhe fotot që ka koleksionuar, pa diskutim që kanë revolucionarizuar fushën e astronomisë.
1) Fluturimi i parë i një anije hapësinore private.
Me 21 qeshor të vitit 2004 anija e quajtur "SpaceShipOne" e dizenjuar dhe zhvilluar nga kompania e njohur me emrin "Scaled Composites of Mojave" në Kaliforni, u bë e para anije hapësinore private që drejtohet nga njerëzit dhe kalon kufijtë hapësinor. Kjo anije hapësinore u drejtua nga piloti Mike Melvill, i cili me sukses arriti të kalonte kufirin hapësinor dhe të bëhej kështu astronauti-pilot i parë komercial.
Marrë nga, https://www.britannica.com/list/5-unforgettable-moments-in-the-history-of-spaceflight-and-space-exploration
No comments:
Post a Comment