Search This Blog

Thursday, July 4, 2019

Kush e ka shpikur "poçin ndriçues"?

Megjithëse zakonisht Thomas Edison konsiderohet si autor i poçit ndriçues, shpikësi i famshëm amerikan nuk është i vetmi që ka kontribuar në zhvillimin e kësaj teknologjie revolucionare. Shumë figura të tjera të njohura mbahen mend për punën e tyre me bateritë elektrike, llambat dhe me krijimin e poçit të parë inkandeshent.
• Kërkimet dhe zhvillimet e hershme.
Historia e poçit ndriçues fillon shumë kohë përpara se Edisoni të patentone poçin e parë komercial të suksesshëm në vitin 1879. Në vitin 1800 shpikësi Alessandro Volta zhvilloi metodën e parë praktike për të gjeneruar elektricitet, e quajtur "pilë voltatike".
Pila voltatike përbëhej nga pllaka të alternuara zinku dhe bakri, të ndara me shtresa kartoni të zhytura në ujë të kripur dhe kjo përcillte energji kur fijet e bakrit ishin të lidhura në të dyja anët. Ndërkohë që fijet ndriçuese të bakrit të shpikura nga Volta janë faktikisht paraardhësit e baterisë moderne dhe ato janë konsideruar gjithashtu edhe si një nga manifestimet më të hershme të ndriçimit inkandeshent.
Jo shumë kohë pasi Volta prezantoi në Royal Society, zbulimin e tij të burimit të vazhdueshëm të energjisë, një kimist dhe shpikës anglez Humphry Davy prodhoi llambën e parë elektrike në botë duke lidhur pilën voltatike me elektroda qymyr druri në vitin 1802. Ndërkohë që llamba e Davy-t ishte sigurisht një përmirësim i shpikjes së Volta-s ajo ende nuk ishte një burim praktik i dritës. Kjo llambë fillestare digjej shumë shpejt dhe ishte tepër ndriçuese për t'u përdorur në shtëpi apo vende të punës. Por, principet e tij janë përdorur përgjatë vitit 1800 në zhvillimin e shumë llojeve të llambave dhe poçeve elektrike.
Në vitin 1840 shkencëtari britanik Warren de la Rue zhvilloi një dizenjim efiçent të poçit ndriçues duke përdorur filamente unazore të platinit në vend të bakrit, por kostoja e lartë e platinit u bë pengesë që të kishte sukses komercial. Dhe në vitin 1848 anglezi William Staite përmirësoi jetëgjatësinë e llambës hark konvencionale duke zhvilluar një mekanizëm me kurdisje që rregullonte lëvizjet e gërryerjes së shpejtë të shufrave të karbonit të llambës. Por, kostoja e baterive të përdorura për këtë llambë dha një efekt të keq në sipërmarrjen komerciale të shpikësit.
• Joseph Swan vs. Thomas Edison.
Në vitin 1850 kimisti anglez Joseph Swan e gjurmoi problemin e një kostoje efektive të shpikësve të parë dhe nga viti 1860 kishte zhvilluar një poç ndriçues që përdorte filamente letre të karbonizuar në vend të atyre të përbëra nga platini. Swan mori një patentë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1878  dhe në shkurt të 1879 ai demostroi një llambë në punë gjatë leksionit në Newcastle, Angli. Njësoj si në performancën e hershme të poçeve ndriçues edhe filamentet e Swan-it ishin të vendosura në një tub vakumi për të minimizuar ekspozimin ndaj oksigjenit, duke iu zgjatur jetën. Fatkeqësisht për Swan-in pompat e vakumit në kohën e tij nuk kanë qenë efiçente sa janë sot dhe ndërsa prototipi i tij funksiononte mirë sa për një demostrim, ishte jopraktike për përdorim faktik.
Thomas Edison kuptoi se problemi i dizenjimit të Swan-it ishin filamentet. Një filament i hollë me rezistencë të lartë elektrike do t'a bënte praktike llambën sepse do të kërkonte vetëm pak rrymë për t'a bërë atë të shkëlqejë. Ai demostroi poçin e parë të tij ndriçues në dhjetor të vitit 1879. Swan-i e inkorporoi këtë përmirësim brenda shpikjes së tij dhe themeloi në Angli një kompani të ndriçimit elektrik. Por, Edison e paditi në gjygj për shkelje të patentës, megjithatë patenta e Swan-it ishte një pretendim i fortë të paktën në Mbretërinë e Bashkuar dhe të dy shpikësit eventualisht bashkuan forcat dhe formuan "Edison-Swan United" që u bë një nga prodhuesit më të mëdhenj të poçit ndriçues në botë. 
Swan nuk ishte i vetmi konkurrent më të cilët Edison u përball. Shpikësit kanadez Henry Woodward dhe Matthew Evans morën një patentë për një llambë elektrike me shufra karboni të madhësive të ndryshme të mbajtura midis elektrodave në një cilindër qelqi të mbushur me azot. Megjithatë ata nuk patën sukses për t'a komercializuar, por e shiten patentën e tyre te Thomas Edison në vitin 1879.
Suksesi i poçit ndriçues të Edisonit solli edhe formimin e kompanisë së tij për ndriçimin elektrik në New York në vitin 1880.
• Poçi i parë ndriçues inkandeshent.
Aty ku Edisoni pati sukses dhe tejkaloi konkurrentët e tij ishte në zhvillimin e një poçi ndriçues jo të shtrenjtë dhe praktik. Edison dhe ekipi i tij i hulumtuesve në laboratorin e Edisonit në Menlo park N.J. testuan më shumë se 3000 dizanje për poçet midis vitit 1878 dhe 1880. Në nëntor të 1879 Edisoni mori një patentë për një llambë elektrike me një filament karboni. Patenta listonte disa materiale që mund të jenë të dobishme për filamentin duke përfshirë pambukun, lirin dhe drurin. Edisoni e shpenzoi vitit tjetër për të gjetur filamentin perfekt për poçin e tij të ri duke testuar më shumë se 6000 bimë për të përcaktuar se cili material do të digjej më gjatë.
Disa muaj pasi ai mori patentën, bashkë me ekipin e tij zbuluan se filamenti prej bambuje të karbonizuar mund të digjej për më shumë se 1200 orë. Bambuja ka qenë përdorur për filamentet në poçet e Edisonit derisa u zëvendësua nga materiale që zgjasin më shumë.
• Teknologjia në ndryshim.
Sot zgjedhjet për ndriçues janë zgjeruar dhe njerëzit mund të zgjedhin tipe të ndryshme poçesh ndriçuese duke përfshirë poçin kompakt fluoreshent (CFL) që funksionon duke nxehur një gaz që prodhon dritë ultravjollcë dhe poçin LED.
Disa kompani ndriçimi po shtyjnë kufijtë e asaj që një poç ndriçues mund të bëjë. Një nga këto kompani "Phillips" ka krijuar llamba me wireless që mund të kontrollohen nëpërmjet një aplikacioni në smartphone.
Kompania tjetër "Stack" që filloi nga inxhinierët e Tesla dhe NASA, ka zhvilluar një poç ndriçues të zgjuar me një shkallë të gjerë funksionesh. Ajo mundet në mënyrë automatike të ndjejë ambjentin përreth dhe të rregullohet sipas nevojave, fiken dhe ndezet nëpërmjet sensorëve të lëvizjes kur dikush futet në dhomë dhe mund të përdorët si një alarm zgjimi etj.
Burimi:
https://www.google.com/amp/s/amp.livescience.com/43424-who-invented-the-light-bulb.html

No comments:

Post a Comment