Search This Blog

Thursday, July 4, 2019

Megalodoni: peshkaqeni më i madh që ka jetuar ndonjëherë.

Megalodoni (Carcharocles megalodon) pjestar i një specie peshkaqenësh të zhdukur (megatooth shark, Otodontidae) është konsideruar të jetë peshkaqeni më i madh, po ashtu edhe peshku më i madh që ka jetuar ndonjëherë. Fosilet që i atribuohen megalodonit datojnë që në epokën Miocene rreth 23 milionë vite më parë e deri në përfundim të epokës Pliocene rreth 2.6 milionë vite më parë.

Emri megalodon vjen nga greqishtja që do të thotë "dhëmb gjigand". Fosilet e tij janë gjetur përgjatë brigjeve të deteve të cekëta tropikale në të gjitha kontinentet përveç Antarktidës. Duke qenë se peshkaqenët nuk kanë kocka, por një skeleton të përbërë nga kartilixh, fosilet e gjetura janë dhëmbë dhe disa vertebra. Përllogaritjet e gjatësisë së trupit janë bërë duke përdorur mardhënien statistikore midis masës së dhëmbëve fosile të megalodonit dhe dhëmbëve e masës së trupit të peshkaqenëve të bardhë si dhe gjallesave të tjera të afërta. Të dhënat sugjerojnë se një megalodon i rritur ka një gjatësi mesatare prej 10.2 metra ndërsa mostra më e madhe që është gjetur tregon një madhësi prej 17.9 metrash. Studimet përllogariten që masa e një të rrituri varion nga afërsisht 30 ton (1ton = 1000 kg), deri në 65 ton. Femrat adulte janë më të mëdha si në gjatësi ashtu edhe në masë sesa meshkujt adult. Duke qenë se megalodoni është peshku më i madh që ka jetuar ndonjëherë, mendohet se ka qenë gjithashtu edhe grabitqari më i madh në mjedisin detar. Ai është një grabitqar Apex që do të thotë se ka qenë në krye të zinxhirit ushqimor. Ai është ushqyer me balena dhe peshq të mëdhenj dhe ndoshta edhe me peshkaqenë të tjerë.

Në paleontologji ka shumë debate rreth taksonomisë dhe evolucionit të megalodonit, madje edhe rreth marrëdhënies me peshkaqenët e bardhë të sotëm. Edhe sa i takon zhdukjes së kësaj kafshe ka studime të ndryshme. Disa studime tregojnë se megalodoni nuk është zhdukur më vonë se kufiri i Pliocene-Pleistocene rreth 2.6 milionë vite më parë. Gjithsesi një tjetër studim i kohëve të fundit, sugjeron se megalodoni është zhdukur në fund të fazës së parë të Pliocenit, në fazën Zancleane rreth 3.6 milionë vite më parë.

Burimi:
https://www.britannica.com/animal/megalodon
http://www.nhm.ac.uk/discover/megalodon--the-truth-about-the-largest-shark-that-ever-lived.html

Fotoja është marrë nga, "natural history museum, uk".

No comments:

Post a Comment