Përzgjedhja natyrore është një mekanizëm i evolucionit. Organizmat që janë më të përshtatur me mjedisin kanë më shumë gjasa të mbijetojnë dhe të kalojnë gjenet e tyre që i ndihmuan të kishin sukses. Ky proces bën që speciet të ndryshojnë dhe të degëzohen përgjatë kohës.
Përzgjedhja natyrore është një nga mënyrat që është përgjegjëse për miliona speciet që kanë jetuar në Tokë.
Charles Darwin (1809 - 1882) dhe Alfred Russel Wallace (1823 - 1913) janë bashkë autorë të teorisë së evolucionit nga seleksionimi natyror. Ata kanë publikuar bashkërisht një artikull në vitin 1958. Darwin përgjithësisht e la në hije Wallace që nga publikimi i librit "Mbi Origjinën e Llojeve" në vitin 1859.
Në kohën e Darwin dhe Wallace shumica besonin se organizmat janë tepër kompleks për të pasur origjinë natyrore dhe duhet të jenë krijuar nga një zot transhendent. Përzgjedhja natyrore sidoqoftë, tregon madje se edhe organizmat më kompleks janë për shkak të proceseve totalisht natyrore.
Si funksionon Përzgjedhja Natyrore?
Në përzgjedhjen natyrore mutacionet gjenetike që janë të dobishme për mbijetesën e një individi, tejçohen nëpërmjet riprodhimit.
Për shembull, evoluimi i qafës së gjatë i ka lejuar gjirafat të ushqehen me gjethe që të tjerët nuk mund t'i arrijnë duke iu dhënë atyre një avantazh konkurrues. Falë burimit më të mirë të ushqimit, ato që kishin qafën më të gjatë kishin mundësi për të mbijetuar dhe për t'u riprodhuar dhe kështu, kalonin karakteristikat e tyre te gjenerata pasardhëse. Ato me qafë më të shkurtër më me pak akses në ushqim kishin më pak gjasë të mbijetonin dhe të kalonin gjenet e tyre.
Çfarë është përshtatja?
Përshtatja është një karakteristikë fizike ose e të sjellurit që ndihmon një organizëm të mbijetojë në mjedisin e tij. Por, jo të gjitha karakteristikat e një kafshe mund të quhen përshtatje (adaptim).
Përshtatja për një qëllim të caktuar mund të përdoret edhe për një tjetër. Për shembull, puplat kanë qenë të përshtatura për termorregullimin (që është rregullimi i temperaturës së trupit) dhe përdorimi i tyre për të fluturuar është përdorur më vonë.
Përshtatja gjithashtu mund të bëhet e vjetruar siç është shtresa e jashtme e fortë e frutit calabash (Crescentia cujete) . Ky frut, përgjithësisht mendohet të ketë evoluar për t'iu shmangur konsumimit nga Gomphatheres, një familje kafshësh e ngjashme me elefantët. Por, këto kafshë janë zhdukur rreth 10,000 mijë vite më parë. Pra, përshtatja e këtyre frutave nuk ka më benefite për mbijetesë.
Çfarë do të thotë 'mbijetesa e më të aftit'?
Në termat e evolucionit një kafshë e 'aftë' është ajo që përshtatet me mjedisin e saj. Ky koncept është në bërthamën e përzgjedhjes natyrore edhe pse termi 'përzgjedhja e më të aftit' shpesh ka qenë keqkuptuar.
Ka gjithashtu edhe një shkallë rastësie në evolucion , prandaj kafsha e përshtatur më mirë nuk është gjithmonë ajo që mbijeton.
A jemi ende duke evoluar?
Për mijëra vjeçarë bota është parë si diçka statike. Ideja se malet mund të rriten dhe se klima e organizmat mund të ndryshojnë nuk ekzistonte. Toka mendohej se ishtë në formën e saj optimale.
Por, përzgjedhja natyrore mbështetet në faktin se bota ndryshon në mënyrë konstante. Shkencëtarët kanë mundur të parashikojnë përzgjedhjen natyrore në terma të shkurtër. Por, është gati e pamundur të përcaktohen me saktësi efektet në të ardhmen për shkak të luhatjeve të paparashikueshme të mjedisit.
Përzgjedhja natyrore nënkupton se në qoftë se organizmat mbijetojnë, domethënë se po përshtaten. Por, ndërkohë që mjedisi ndryshon, ne mund të shohim se ajo që më parë ishte e përshtatshme, tani mund të mos jetë më e dobishme.
Edhe pse është e mundur që evolucioni të ndodhë shpejt, sa më shpejt të ndryshojë planeti aq më e vështirë është për evolucionin të mbajë ritmin dhe aq më serioze bëhet rreziku i rritjes së zhdukjeve masive.
Përmbledhje e artikullit të publikuar në, http://www.nhm.ac.uk/discover/what-is-natural-selection.html
No comments:
Post a Comment