Ndërkohë qëne kemi emigruar përreth globit, duke shpikur agrikulturën dhe duke vizituar hënën, shimpanzetë, kushërinjtë tanë më të afërt të gjallë qëndrojnë në pemë ku ushqehen me fruta dhe gjuajnë majmunë.
Shimpanzetë modern kanë qenë në Tokë shumë kohë më parë se njerëzit modern (më pak se 1 milionë vite më parë, krahasuar me 300,000 vite më parë për Homo Sapiensin), por ne kemi qenë në degë të ndara evolutive prej 6 ose 7 milion vitesh. Nëse ne i mendojmë shimpanzetë si kushërinjtë tanë, atëherë paraardhësi jonë i përbashkët më i fundit do të ishte si një stër-stërgjyshe me vetëm dy pasardhës që jetojnë.
Por, pse njëri nga pasardhësit e saj evolutiv u bë më i suksesshëm sesa tjetri?
"Arsyeja se pse primatët e tjerë nuk janë duke evoluar në njërëz është se ata janë mirë kështu siç janë," thotë për revistën "Live Science" paleontologia Brianna Pobiner. Të gjithë primatët që jetojnë sot, duke përfshirë gorillat e malit në Uganda, majmunët "howler" në Amerikë dhe lemurët në Madagaskar kanë provuar se ata mund të lulëzojnë në mjediset e tyre natyrore.
"Evolucioni nuk është një progresion," thotë Lynne Isbell që është profesore e antropologjisë në Universitetin Davis të Kalifornisë. "Ka të bëjë me faktin se sa mirë arrijnë të përshtaten organizmat në mjediset e tyre aktual." Në sytë e shkencëtarëve që studiojnë evolucionin, njerëzit nuk janë "më të evoluar" sesa primatët e tjerë dhe sigurisht, nuk e kanë fituar të ashtuquajturën lojë evolutive. Ndërkohë që përshtatshmëria e skajshme i lejon njerëzit që të manipulojnë mjedise shumë të ndryshme për t'u përputhur me nevojat tona, kjo aftësi nuk është e mjaftueshme për t'i vendosur njerëzit në maje të shkallës evolutive.
Merr si shembull milingonat. "Milingonat janë po aq ose më shumë të suksesshme sesa jemi ne," thotë Isbell për Live Science. "Ka shumë më shumë milingona në botë sesa ka njerëz dhe ato janë të përshtatura mirë me vendin ku jetojnë."
"Ne kemi idenë se qenia më e përshtatur është ajo më e forta ose më e shpejta, por ajo që ti në të vërtetë duhet të bësh për të fituar lojën evolutive është të mbijetosh dhe të riprodhohesh," thotë Pobiner.
Divergjenca e paraardhësve tanë nga paraardhësit e shimpanzeve është një shembull i mirë. Ndërkohë që ne nuk kemi rregjistrime të plota të fosileve për njerëzit dhe shimpanzetë, shkencëtarët kanë prova fosilesh të kombinuara me prova gjenetike dhe të dhëna të sjelljes të grumbulluara tek primatët që jetojnë për të mësuar rreth specieve që nuk ekzistojnë më, por pasardhësit e të cilëve do të bëheshin njerëz ose shimpanze.
Shkencëtarët mendojnë se paraardhësit e njerëzve filluan të dallonin veten e tyre prej paraardhësve të shimpanzeve kur ata filluan të shpenzonin më shumë kohë në tokë. Ndoshta paraardhësit tanë po shikonin për ushqime ndërkohë që eksploronin habitate të reja, tha Isbell.
"Stërgjyshët tanë më të hershëm që divergjuan prej paraardhësve tanë të përbashkët me shimpanzenë , duhet të kenë qenë të aftë edhe për t'u ngjitur në pemë edhe për të ecur në tokë," vazhdon antropologia Isbell. Ka qenë më së fundmi, mbase 3 milion vite më parë që këmbët e këtyre paraardhësve filluan të rriteshin më të gjata dhe gishtërinjtë e tyre të mëdhenj u drejtuan, duke i lejuar ata të bëheshin më së shumti këmbësorë gjatë gjithë kohës.
"Disa ndryshime në përzgjedhjen e habitatit ka mundësi të ketë qenë ndryshimi i parë më i dallueshëm në sjellje," "Që bipedalizmi (të ecurit në dy këmbë) të vazhdojë, paraardhësit tanë duhet të kenë shkuar në habitate që nuk kanë pasur pyje të dendura afër. Kështu që ata duhej të udhëtonin më shumë në këmbë në vende ku pemët ishin më shumë të përhapura."
Pjesa tjetër i takon historisë evolutive të njeriut. Ndërsa sa takon shimpanzeve, thjesht se ata qëndrojnë në pemë nuk do të thotë se kanë ndaluar së evoluari. Një analizë gjenetike e publikuar në vitin 2010 sugjeron se paraardhësit e tyre u ndanë nga paraardhësit e bonobove 930,000 vite më parë dhe paraardhësit e tre nënspecieve që jetojnë, divergjuan 460,000 vite më parë. Shimpanzetë qëndrore dhe lindore u bënë specie të ndryshme vetëm 93,000 vite më parë.
"Ata qartësisht po bëjnë një punë të mirë në të qenurit shimpanze," thotë Pobiner. "Ata janë akoma përreth nesh dhe përsa kohë ne nuk shkatërrojmë habitatin e tyre, ata ndoshta do të jenë akoma" për shumë vite në të ardhmen.
Referenca:
https://www.google.com/amp/s/amp.livescience.com/32503-why-havent-all-primates-evolved-into-humans.html
No comments:
Post a Comment