Një ekip hulumtuesish ka studiuar se si shtatë matësit kryesorë të shëndetit lidhen me shëndetin kardiovaskular të njerëzve përgjatë kohës. Ata kanë identifikuar disa shenja që tregojnë sesa mirë ose sesa keq një njeri i ka matësit kryesorë të shëndetit. Për shembull, ata që kishin vazhdimisht rezultat të mirë në shtatë metrikët ose matësit e shëndetit kishin gjithashtu edhe një shans më të ulët për sëmundjet kardiovaskulare sesa ata që nuk e kishin rezultatin e mirë.
Hulumtuesit gjetën gjithashtu se përmirësimi i këtyre metrikëve përgjatë kohës rezulton në një rrisk të ulët për sëmundjet kardiovaskulare në të ardhmen.
Shoqata Amerikane për Zemrën ka identifikuar shtatë metrikët e shëndetit si parashikuesit më të rëndësishëm për shëndetin e zemrës. Ata përfshijnë katër sjellje, që janë nën kontrollin e njërëzve dhe tre biometrikë që duhet të mbahen në nivele të shëndetshme.
Metrikët që kanë të bëjnë me sjelljen dhe që mund të modifikohen janë: mospirja e duhanit, mbajtja e një peshe të shëndetshme, të ushqyerit e shëndetshëm si dhe aktiviteti fizik. Ndërsa biometrikët janë presioni i gjakut, kolesteroli dhe sheqeri në gjak.
Secili nga këta metrikë ka tre rezultate: të varfër, të ndërmjetëm ose ideal. Për shembull, pirja e rregullt e duhanit do të konsiderohet rezultat i varfër; pirja e duhanit në 12 muajt e fundit do të konsiderohet si rezultat i ndërmjetëm; nëse nuk ke pirë asnjëherë duhan ose ke një apo më shumë se një vit që e ke lënë duhanin kjo do të cilësohej si rezultat ideal. Duke kombinuar të dhënat e shtatë metrikëve, zero për rezultatin e varfër, një për të ndërmjetmin dhe dy për idealin, do të konkludojë në një "rezultat të shëndetit kardiovaskular" të përgjithshëm (cardiovascular health score ose CHS).
Hulumtuesit përdorën të dhëna nga 74,701 të rritur në Kinë. Në fillim të studimit pjesëmarrësit plotësuan pyetësorët rreth shëndetit të tyre dhe iu nënshtruan ekzaminimeve klinike e testeve laboratorike tre herë gjatë katër viteve të para. Kurse përgjatë pesë viteve të mëpasshme hulumtuesit gjurmuan çdo rast të sëmundjeve kardiovaskulare te pjesëmarrësit.
Pasi grumbulluan informacionet, hulumtuesit analizuan të dhënat se si lidhej rezultati i shëndetit kardiovaskular (CHS) gjatë katër viteve të para, me zhvillimin ose jo të sëmundjeve kardiovaskulare si rrjedhojë.
Studimi ka gjetur pesë shenja dalluese ose trajektore që njerëzit ndiqnin përgjatë katër viteve. Dhe këto kanë të bëjnë me rezultatin e lartë, mesatar ose të ulët të shëndetit kardiovaskular si dhe me rritjen ose uljen e CHS përgjatë kohës. Trajektoret e ndryshme ishin të lidhura me rreziqe të ndryshme për zhvillimin e CVD (sëmundjeve kardiovaskulare).
Për shembull, rreth 19% e pjesëmarrësve që ishin të aftë të mbanin rezultate më të mira të shëndetit kardiovaskular kishin 79% shanse më të ulëta për të zhvilluar CVD në të ardhmen. Edhe përmirësimi matësve të shëndetit përgjatë kohës është parë që ka ndikim në rrezikun e ardhshëm të CVD-së, në kuptimin që ky rrezik do të jetë më i ulët.
Në vazhdimësi shkencëtarët ishin kureshtarë të dinin nëse ndonjëri nga këta metrikë është apo jo më i rëndësishëm se të tjerët, por pas testeve të shumta doli se të gjithë parashikonin rrezikun e ardhshëm të CVD në mënyra të ngjashme.
"Kjo sugjeron se shëndeti i përgjithshëm kardiovaskular është gjëja më e rëndësishme dhe se njëri faktor nuk ka më shumë rëndësi sesa të tjetri," thotë Gao, njëri nga shkencëtarët. "Gjithashtu na ndihmon të konfirmojmë se këta shtatë metrikë janë të vlefshëm dhe mjete shumë të dobishme në zhvillimin e strategjive për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare."
"Kjo sugjeron se shëndeti i përgjithshëm kardiovaskular është gjëja më e rëndësishme dhe se njëri faktor nuk ka më shumë rëndësi sesa të tjetri," thotë Gao, njëri nga shkencëtarët. "Gjithashtu na ndihmon të konfirmojmë se këta shtatë metrikë janë të vlefshëm dhe mjete shumë të dobishme në zhvillimin e strategjive për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare."
Burimi:
https://medicalxpress.com/news/2019-05-key-health-future-heart-disease.html
https://medicalxpress.com/news/2019-05-key-health-future-heart-disease.html
No comments:
Post a Comment