Search This Blog

Thursday, July 4, 2019

Astronomët kanë zbuluar një mbetje 2,000 vjeçare nga një nova.

Për herë të parë, një ekip hulumtuesish europian duke përfshirë edhe Universitetin Gottingen kanë zbuluar mbetjet nga një nova në një grumbullim globular galaktik. Nova është një shpërthim hidrogjeni në sipërfaqen e një ylli, që e bën atë të duket shumë më të shndritshëm. Mbetjet kanë formuar një mjegullnajë të shkëlqyese. Mbetjet e kësaj nove janë të lokalizuara në afërsi me qendrën e grumbullit globular "Messier 22" dhe së fundmi është vëzhguar duke përdorur instrumente moderne.

"Pozicioni dhe ndritshmërisa e mbetjes përputhen me një shënim të bërë që në vitin 48 para erës sonë në një koleksion antik vëzhgimesh nga astronomët kinezë," thotë autori Fabian Gottgens. "Ndoshta ata kanë parë shpërthimin origjinal të novas." Kjo do të thotë se matjet moderne kanë konfirmuar një nga vëzhgimet më të vjetra të një ngjarje jashtë Sistemit tonë Diellor.

Grumbullimet globulare janë grumbuj të mëdhenj në formë sferike, që përmbajnë disa qindra mijëra yje të vjetër, të cilët orbitojnë së bashku rreth galaktikës së tyre. Janë të njohur 150 grumbuj të tillë globular që orbitojnë galaktikën tonë Rruga e Qumështit. "Messier 22" është një nga këta grumbuj yjor dhe shtrihet në konstelacionin Sagittarius në drejtim të qendrës së galaktikës sonë. Ajo është vëzhguar duke përdorur instrumentin MUSE në Teleskopin Shumë të Madh (Very Large Telescope) në ESO në Kili. Instrumenti MUSE jo vetëm që prodhon imazhe, por njëherazi bën ndarjen e dritës yjore nga ngjyrat. Kjo e bën atë veçanërisht të përshtatshëm për të gjetur mjegullnaja, që shpesh ndriçojnë vetëm në një ngjyrë të caktuar, zakonisht në ngjyrë të kuqe.

Mbetja e re e zbuluar e novas vjen nga një mjegullnajë me shkëlqim të kuq, e përbërë prej gazit të hidrogjenit dhe gazeve të tjera dhe që ka një diametër sa rreth 8,000 herë distanca midis Diellit dhe Tokës. Pavarësisht madhësisë së saj, mjegullnaja është relativisht e lehtë. Ajo ka një masë sa 30 herë masa e Tokës për shkak se gazet kanë qenë shpërndarë nga shpërthimi.

Burimi:
https://www.sciencedaily.com/releases/2019/04/190429125350.htm

No comments:

Post a Comment