Laboratori "Crowther" në ETH Zurich investigon zgjidhje për ndryshimet klimatike të bazuara në natyrë. Në studimin e tyre të fundit hulumtuesit treguan për herë të parë se në cilën pjesë të botës pemët e reja mund të rritën dhe se sa shumë karbon ato mund të grumbullojnë.
• Ripyllëzimi i një zone me përmasat e ShBA-së.
Hulumtuesit perllogarisin se nën kushtet aktuale të klimës, toka në planetin tonë mund të suportojë 4.4 miliardë hektarë me pemë. Kjo do të thotë 1.6 miliardë më shumë se sa ekzistojnë aktualisht. Nga këto 1.6 miliardë hektarë, 0.6 miliardë plotësojnë kriterin që mos përdoren prej njerëzve (pra toka pa aktivitet njerëzor). Kjo do të thotë se një zonë me madhësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e disponueshme për t'u ripyllëzuar. Ndërkohë që pyjet e reja do të maturohen ato mund të magazinojnë 205 miliardë ton karbon: pra rreth dy të tretat e 300 miliardë ton karboni që ka qenë çliruar në atmosferë si rezultat i aktivitetit njerëzor që nga Revolucioni Industrial.
Prof. Thomas Crowther që është bashkëautor i studimit dhe themelues i laboratorit Crowther në ETH Zurich thotë: "Ne të gjithë e dinim se restaurimi i pyjeve mund të luante një rol në ndalimin e ndryshimeve klimatike, por ne nuk e dinim në të vërtetë sesa impakt të madh do të kishte. Studimi jonë tregon qartë se restaurimi i pyjeve është zgjidhja më mirë e mundshme aktualisht për ndryshimet klimatike. Por, ne duhet të veprojmë shpejt sepse pyjet e reja duan dekada që të maturohen dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë si një burim natyror i magazinimit të karbonit."
• Rusia është më e përshtatshme për ripyllëzimin.
Studimi tregon se cilat pjesë të botës janë më të përshtatshme për restaurimin e pyjeve. Potenciali më i madh mund të gjendet në vetëm gjashtë shtete: Rusia ( 151 milionë hektarë); ShBA-ja (103 milionë hektarë); Australia (58 milionë hektarë); Brazili (49.7 milionë hektarë); dhe Kina (40.2 milionë hektarë).
Referenca:
https://ethz.ch/en/news-and-events/eth-news/news/2019/07/how-trees-could-save-the-climate.html
https://ethz.ch/en/news-and-events/eth-news/news/2019/07/how-trees-could-save-the-climate.html
No comments:
Post a Comment