Është ndjesi hutuese të ndeshesh me mënyrat e panumërta që një fatkeqësi natyrore globale mund të na godasë, duke shkaktuar dëme katastrofike, të parikthyeshme dhe zhdukje në Tokë. Sigurisht ne kemi të drejtë të ndihemi të kërcënuar nga armët bërthamore si dhe nga ngrohja masive globale e shkaktuar prej njeriut. Por, këta armiq i njohim tashmë. Po shpërthimet masive të vullkaneve? Ose vrimat e zeza endacake? Ose një rrezatim masiv që mund të shënjestrojë në drejtim të Tokës kur një yll bie në kolaps, duke rezultuar në një asgjësim global?
Rasti i fundit nuk ka fare gjasë. Por, ky lloj shkatërrimi ka gjithsesi një gjasë të mundshme që të ndodhë nën rrethana tepër të pazakonta, prandaj nuk do të tregoheshim të drejtë po të thonim se është plotësisht e pamundur të koincidojë. A ndihesh i rrezikuar?
Ja si qëndron puna e shpërthimit të rrezeve gama: kur një yll shumë masiv bie në kolaps prodhon një sasi të stërmadhe rrezatimi të përqendruar në rryma. Nëse njëra nga këto rryma të fuqishme me rrezatim do të godasin Tokën, do përpinte të gjithë shtresën e ozonit. Dhe një ftohje globale do të ndodhte. Përveç kësaj mund të binte edhe shi acid. Epo kjo nuk është një panoramë e bukur për jetën në Tokë!
Çështja është, se ka shumë faktorë që do të duhej të bashkoheshin në një skenar tepër avancuar, që një rrezatim gama të na shkatërrojë ne të gjithë. Për shembull, ylli duhet të ndodhet afër nesh. Dhe deri më tani, shpërthimi me rreze gama ka gjasë të ndodhë në afërsi me Tokën vetëm çdo miliardë vite ose pak a shumë. Gjithashtu, ylli duhet të jetë në të njëjtin drejtim me ne, në të kundërt, rrezatimi gama nuk na kapë dot, kështuqë ne do vazhdonim të ndosnim Tokën dhe të luftonim njëri-tjetrin lumturisht.
Sidoqoftë, nuk do ishte keq të dinim se disa shkencëtarë parashtrojnë idenë se rrezatimi gama mund të ketë pasur një rol në zhdukjen e ndodhur para 440 milion viteve më parë (në të vonë të periudhës Ordovician). Në këtë periudhë u zhdukën rreth 70 përqind e jetës detare dhe në atë kohë jeta kryesisht lulëzonte në dete. Kjo periudhë ka pak shenja dalluese të një rritjeje rrezatimi, si për shembull ftohje globale, që mund t'i përkasë rrezatimit gama.
Së fundmi mund të themi: është plotësisht e sigurtë që rrezatimi gama do të na zhdukte dhe ndoshta ka ndodhur edhe më parë. Por, nuk ka vend për panik, sepse ne kemi edhe 500 milionë vite përpara se të shkaktojë telashe.
Burimi:
https://science.howstuffworks.com/gamma-ray-burst-life-earth.htm
No comments:
Post a Comment