Search This Blog

Sunday, July 7, 2019

Largimi i dioksidit të karbonit nga atmosfera nëpërmjet shndërrimit të tij në pjesë për makinat.


Gjithë ai dioksid karbonit i tepërt në atmosferë mund të jetë i dobishëm për diçka të re. Në një proçes të përshkruar këtë jave në American Chemical Society gjatë mbledhjes në Boston (Massachusetts) tregohet se karboni i çliruar në atmosferë është kapur në nanofibra shume te vogla qe jane lende e pare për të ndërtuar pjesët përbërëse të avionëve, pajisjeve për fitness dhe në pjesët përbërëse të makinave të garës.
Një ekip i drejtuar nga Stuart Licht në Universitetin e Washington DC ka projektuar një proçes që e kap karbonin nga ajri duke e shnderruar ne nje produkt, per te cilin Licht pretendon se mund të shitet me një çmim më të lartë se sa kostoja e prodhimit të tij.
Fibrat e nanokarbonit mund të shiten deri në 25,000 dollarë për ton, por duke i prodhuar këto fibra me këtë proçes mund të kushtojë vetëm 1,000 dollarë për ton, sipas llogaritjes së ekipit të hulumtuesve.
Teknika funksionon në një qelizë elektrolitike, në të cilën karboni atmosferik shpërbëhet dhe shndërrohet në karbonat litiumi, i cili është një kimikat industrial i zakonshëm .
Nanofibrat rriten në fije që duken si lesh çeliku në elektrodat e përbëra prej çelikut, ku ndodhen sasi të vogla nikeli, kobalti ose bakri.
Deri më tani përpjekjet e ekipit për të përshkallëzuar rritjen e nanofibrave nuk kanë hasur në asnjë pengesë.
Rryma elektrike që duhet marrë nga burime konvencionale mund ta ulë potencialin e thithjes së karbonit nga atmosfera me këtë teknikë, por Licht e ka provuar me sukses këtë teknikë edhe me energji diellore.
Në teori, nëse kjo teknikë shtrihet në shkallë të gjerë mund të ketë një ndikim shumë të madh për të luftuar ndryshimet klimatike dhe sipas llogaritjeve të Licht me një zone me pak se 10% të shkretëtirës së Saharasë për energji elektrike mund të ulet niveli i dioksidit të karbonit në nivelit e kohës para-industriale në vetëm 10 vjet.
Gjithsesi, kritikat e skeptikeve nuk kanë munguar, të cilët e kaene quajtur këtë iniciative inovative të Licht si "pikëpamje e guximshme", sepse jo të gjithë besojnë se mund të jetë efektive.
Ken Caldeira nga Instituti Shkencor Carnegie në Stanford të Kalifornisë thotë "Jam ekstremisht skeptik për këto pretendime dhe do të surprizohesha shume nëse ata ia kanë arritur vërtetë kësaj".
Nate Lewis nga Instituti i Teknologjise në Kaliforni në Pasadena thotë se kufizimi i zbatimit të kësaj teknike në shkallë të gjerë është për faktin se dioksidi i karbonit duhet të jetë i çliruar pikërisht në vendin ku ndodhen pajisjet kapëse të gazit.
Të kapësh dioksidin e karbonit me efikasitet të lartë nga atmosfera në një zonë të dendur do të thotë se më shumë gaz duhet të çlirohet në vetëm disa orë në një vend tjetër dhe do të kërkojë më shumë kohë se sa është llogaritur nga Licht dhe ekipi i tij.
Sidoqoftë, Licht dhe ekipi i tij nuk kanë plane për ta përshtatur këtë teknikë për një zgjerim në shkallë globale dhe tregtare, si dhe deklaron se ai është i interesuar vetëm për të zhvilluar shkencen fondamentale që është e përfshirë në këtë eksperiment.

No comments:

Post a Comment