Fytyra që ti shikon në pasqyrë është rezultat i miliona vitesh evolucion dhe reflekton tiparet më dalluese që ne kemi përdorur për të dalluar dhe njohur njëri-tjetrin që janë modeluar nga nevoja jonë për të ngrënë, marrë frymë, për të parë dhe për të komunikuar.
Pasi paraardhësit tanë qëndruan në dy këmbë dhe filluan të ecnin drejt, të paktën 4.5 milion vite më parë, korniza skeletore e gjallesës bipedale (që ecën me dy këmbë) ishte mjaft mirëformuar.
Kafka dhe dhëmbët na sigurojnë një katalog të pasur të ndryshimeve që ne mund t'i gjurmojmë përgjatë kohës, duke përshkruar historinë e evolucionit të species tonë. Faktorët primar në ndryshimin e strukturës së fytyrës përfshijnë rritjen e trurit dhe përshtatjen për frymëmarrjen e kërkesat për energji, por më e rëndësishme, ndryshimet në nofulla, në dhëmbë dhe në reagimet e fytyrës ndaj ndryshimit në dietë e në sjelljen e të ushqyerit.
Dieta ka luajtur një rol të rëndësishëm sa i përket ndryshimeve evolucionare në formën e fytyrës. Paraardhësit e hershëm njerëzor konsumonin bimë të forta që kërkonin nofulla me muskuj të mëdhenj si dhe dhëmballë për të copëtuar ushqimin, prandaj fytyra e tyre në mënyrë korresponduese ishte e gjerë dhe e thellë me zona me muskuj masiv.
Ndryshimet në fytyrën e njerëzve mund të mos kenë qenë vetëm si pasojë e faktorëve të pastër mekanik. Në fund të fundit, fytyra e njeriut luan një rol shumë të rëndësishëm në ndërveprimin social, emocionet dhe komunikimin. Disa nga këto ndryshime mund të kenë ardhur pjesërisht sipas kontekstit social. Paraardhësit tanë kanë qenë të sfiduar nga mjedisi, por edhe nga impakti gjithnjë e në rritje i kulturës dhe faktorëve socialë. Përgjatë kohës aftësia për të ndryshuar shprehjet e fytyrës ka mundësi të ketë zgjeruar komunikimin joverbal.
Burimi:
https://www.sciencedaily.com/releases/2019/04/190415113813.htm
No comments:
Post a Comment