Search This Blog

Thursday, July 4, 2019

Si formohen fosilet?

Kur kafshët, bimët dhe organizmat e tjerë vdesin dhe ato si rregull kalben plotësisht. Por, ndonjëherë, kur thjesht janë kushtet e duhura, ato ruhen si fosile. Fosilet krijohen nga disa procese të ndryshme fizike dhe kimike.

Ngrirja, tharja dhe mbulimi në të tilla lëndë si rëra bituminoze ose rrëshira, mund të ruajë të gjithë trupin dhe indet trupore. Këto fosile e paraqesin gjallesën siç ka qenë në momentin e vdekjes, por këto lloje fosilesh janë shumë të rralla. Shumica e gjallesa bëhen fosile kur ato ndryshohen përmes mënyrave të ndryshme.

Nxehtësia dhe presioni nga të qenurit i groposur në sedimente, mundet ndonjëherë të shkaktojë, që indet e organizmave duke përfshirë gjethet e pemëve dhe pjesët e buta të një peshku, të çlirojnë hidrogjen dhe oksigjen duke lënë pas një mbetje karboni. Ky proces i njohur si karbonizim, tregon një gjurmë të detajuar karboni në shkëmbin sedimentar.

Metoda më e zakonshme e fosilizimit është permineralizimi ose petrifikimi. Pasi kalben indet e buta të organizmave në sedimente, pjesët e tyre të forta, pra, kockat janë ato që mbesin nga organizmi. Uji futet brenda këtyre mbetjeve dhe mineralet e shpërbëra në ujë futen në hapësirat përbrenda mbetjeve, aty ku formojnë kristale. Këto minerale të kristalizuara bëjnë që mbetjet (e organizmit të fosilizuar) të forcohen së bashku me mbështjelljen e shkëmbit sedimentar.

Në një proces tjetër fosilizimi të quajtur zëvendësimi, mineralet në ujin nëntokësor zëvendësojnë mineralet që përbëjnë mbetjet trupore, pasi uji ka shpërbërë plotësisht pjesët e forta origjinale të organizmit.

Fosilet gjithashtu mund të formohen kur një organizëm pasi dekompozohet plotësisht, mbetet vetëm forma boshe në lëndën ku është dekompozuar (psh në baltë), ose kur shpërbëhet plotësisht, por forma e organizmit të kalbur mbushet me sedimente. (Në anglisht mund ti kërkoni me emrin "molds and casts fossils.)

Mbetjet organike.

Në vitet e fundit, hulumtuesit kanë zbuluar se disa fosile nuk janë thjesht të përbëra prej mineraleve. Analizat e fosileve kanë treguar, për shembull se disa mbetje lëndësh organike datojnë në periudhën Cretaceous, që ka zgjatur nga 65.5 milion vite më parë deri në 145.5 milion vite më parë dhe në periudhën Jurassic që ka zgjatur nga 145.5 deri në 199.6 milion vite më parë.

Testet sugjerojnë se këto lëndë organike i përkasin dinozaurëve sepse ato përputhen me disa proteina te zogjtë, të cilët kanë evoluar nga dinozaurët.  

"Është e paqartë se si lënda organike ruhet, por hekuri mund të ndihmojë proteinat që të lidhen kryqas dhe të bëhen të padallueshme ose të pamundshme për bakteret, për ndryshe ato do t'i konsumonin," thotë Ken Lacovara i Universitetit Rowan në New Jersey. Një tjetër ide sipas tij është se, "ka mundësi se bakteret që në fillim e kanë gërryer në inde, kanë sekretuar më pas një produkt si mbetje, që pastaj bën të mbyllet hermetikisht pak nga ajo çfarë ka mbetur."

Për më tepër shkëmbinjtë ranorë, që janë të përbërë nga kokrra mineralesh me madhësinë e rërës, duket se janë lloji i mjedisit më të mirë për të ruajtur lëndën organike në fosile.

Burimi:
https://www.google.com/amp/s/amp.livescience.com/37781-how-do-fossils-form-rocks.html

No comments:

Post a Comment