Search This Blog

Thursday, July 4, 2019

Çfarë do të ndodhte po të mos kishim Hënë?

Hëna është trupi më i shndritshëm një qiellin tonë pas diellit. Atë e gjejmë përveç se në qiell edhe nëpër mite, përralla e poezi. Por, e gjejmë gjithashtu edhe në një serë hulumtimesh dhe ekspeditash shkencore.

Ka pasur mendime të ndryshme për formimin e Hënës, por sipas të dhënave më të fundit Hëna është formuar nga përplasja e një trupi qiellor, që kishte afërsisht madhësinë e Marsit, me Tokën disa miliarda vite më parë. Dhe nga mbetjet e kësaj përplasjeje u krijua sateliti ynë natyrorë. Shkencëtarët mendojnë se në fakt Hëna ka pasur një impakt kryesor në zhvillimin e jetës në Tokë, duke e bërë planetin tonë më përshtatshëm për jetën.

Pra, çfarë do të ndodhte në Tokë po të mos kishim Hënë?

Ndoshta efekti më i dukshëm do të ishte ndryshimi i dallgëve. Për shkak të gravitetit Hëna ka një impakt tërheqës në oqeane, duke shkaktuar kështu baticën dhe zbaticën. Nëse nuk do kishte Hënë dallgët do ishin vetëm sa 1/3 e madhësisë që kanë sot. Sigurisht, edhe dielli ka ndikim në krijimin e dallgëve, por duke qenë shumë më larg efekti i tij është më i vogël.

E dinit që Hëna e ngadalëson rrotullimin e Tokës?
Hëna është sateliti natyror më i madh në sistemin tonë diellor në raport me planetin të cilit i rrotullohet. Raporti i masës së Hënës me Tokën është 1:4. Kjo tregon se këta dy trupa ushtrojnë një forcë të madhe gravitacionale ndaj njëri tjetrit, duke formuar kështu një sistem unik. Pikërisht kjo forcë gravitacionale e Hënës e ngadalëson rrotullimin e Tokës dhe zgjat ditët me 2.3 milisekonda për një shekull. Me fjalë të tjera pa Hënë ditët nuk do të ishin më 24 orë, por do të bëheshin shumë më të shkurtra gradualisht. Shpejtësia e rrotullimit të Tokës nuk ndikon vetëm te gjatësia e ditëve, në fakt do të kishte rrjedhoja të pashmangshme në klimë, duke shkaktuar stuhi dhe erë më fortë.

Tërheqja gravitacionale e Hënës mund të ketë qenë thelbësore për jetën në Tokë, duke moderuar shkallën e luhatjes në këndin boshtor të saj. Imagjinoni sikur këndi i Tokës të ishte diku afër 0 gradë, ne do të shikonim diellin vetëm për pak minuta në ditë, ose një kënd prej 97°, ashtu si Urani edhe ne do t'a gjenim veten në një situatë ku dita zgjatë 42 vite të vazhdueshme, që pastaj ndiqet nga 42 vite errësirë.

Po eklipset? Që të ndodhë një eklips duhen patjetër tre trupa qiellorë, pra Toka, Dielli dhe Hëna. Është e kuptueshme se po të mos kishim Hënë nuk do  të kishim mundësi të vëzhgonim fenomenin tërheqës të eklipseve. Dhe përveç eklipseve do mungonte edhe një gjë tjetër natën: drita e Hënës. Nata do ishte shumë më e errët dhe ne do mund të shikonim çdo natë një shfaqje me "yje që bien".

Burimet:
1) https://science.howstuffworks.com/no-moon.htm
2) https://www.google.com/amp/s/www.space.com/amp/55-earths-moon-formation-composition-and-orbit.html
3) https://www.britannica.com/place/Moon

No comments:

Post a Comment