Search This Blog

Thursday, July 4, 2019

Vlerat ushqyese të marra nga ushqimet dhe jo nga suplementet, lidhen me jetëgjatësi më të madhe.

Sipas një studimi të fundit, rezultoi se marrja e vlerave ushqyese nëpërmjet suplementeve jo vetëm që nuk lidhet me jetëgjatësinë, por hulumtuesit raportojnë se mund të jenë të dëmshme.

"Rezultatet tona mbështesin idenë se disa benefite janë të lidhura me marrjen e vlerave ushqyese nëpërmjet ushqimit dhe nuk është gjetur asnjë lidhje e tillë me suplementet," thotë autori i studimit, Dr. Zhang. Për më tepër, konsumimi i dozave të larta të vlerave ushqyese nëpërmjet suplementeve mund të jetë i dëmshëm. Studimi gjeti se marrja e niveleve të larta të kalciumit nga suplementet lidhej me një rrisk të rritur prej vdekjes nga kanceri.

Studimi analizoi informacionin e marrë nga më shumë se 27,000 të rritur në ShBA, të moshës mbi 20 vjeç, të cilët morën pjesë në një anketim kombëtar për shëndetin midis vitit 1999 dhe 2010. Për këtë studim intervistuesit pyeten pjesëmarrësit se çfarë kanë ngrënë në 24 orët e fundit dhe nëse kanë marrë suplemente në 30 ditët e fundit. Pastaj, pjesëmarrësit u gjurmuan mesatarisht për rreth gjashtë vite.

Gjatë periudhës studimore vdiqën rreth 3,600 njerëz. Nga të cilët 945 vdiqën prej sëmundjeve të zemrës dhe 805 nga kanceri.

Studimi gjeti se njerëzit që konsumonin sasi të përshtatshme të vitaminës K ose magnezit kishin një rrisk më të ulët që të vdisnin nga ndonjë shkak përgjatë periudhës së studimit, krahasuar me ata që nuk kishin marrë nivele të përshtatshme të këtyre vlerave. Gjithashtu, njerëzit që konsumonin sasi të përshtatshme të vitaminës A, vitaminës K dhe zinkut ose bakrit kishin një rrisk më të ulët të vdisnin nga sëmundjet e zemrës, krahasuar me ata që nuk i merrnin në nivele të përshtatshme këto vlera ushqyese.

Por, kur hulumtuesit morën në konsideratë burimin e këtyre vlerave ushqyese, ushqim vs suplement, panë se vetëm vlerat ushqyese që merren nga ushqimet lidheshin ngushtë me rriskun e ulët të vdekjes nga ndonjë shkak ose nga sëmundjet e zemrës.

Gjithashtu, studimi gjeti se konsumimi i lartë i kalciumit nga suplementet, me të paktën 1,000 miligram në ditë lidhej me rritjen e rriskut të vdekjes nga kanceri. Por, nuk u gjet asnjë lidhje mes marrjes së kalciumit nga ushqimet dhe vdekjes nga kanceri.

Këto zbulime sugjerojnë që, "marrja e vlerave të përshtatshme nga ushqimet është e lidhur me reduktimin e vdekshmërisë, ndërsa marrja e tyre nëpërmjet suplementeve mund të jetë e dëmshme," konkludojnë studiuesit.

Sidoqoftë, studiuesit sqarojnë se ata nuk kanë matur se çfarë kanë konsumuar pjesëmarrësit në studim, por janë mbështetur në raportimet e secilit prej tyre, që mund të mos jenë plotësisht të sakta. Prandaj duhen bërë studime të mëtejshme në të ardhmen për të vazhduar ekzaminim e rriskut potencial dhe të benefiteve nga suplementet.

Burimi:
1) https://www.google.com/amp/s/amp.livescience.com/65186-vitamins-minerals-food-supplements.html
2) https://www.sciencedaily.com/releases/2019/04/190408183720.htm

No comments:

Post a Comment