Search This Blog

Thursday, July 4, 2019

Inxhinierët i bëjnë realitet indet e injektueshme.

Një pajisje e re e mbështjell me delikatesë qelizën brenda një mikroxheli mbrojtës.

Një injektim i thjeshtë që mund të ndihmojë në rritjen e indeve të dëmtuara ka qenë për një kohë të gjatë ëndrra, si e mjekëve ashtu edhe e pacientëve. Dhe studimi nga hulumtuesit në UBC në Okanagan e zhvendosi këtë ëndërr më afër realitetit me anë të një pajisjeje që e bën mbështjelljen e qelizave, me kosto të ulët dhe më efektive.

"Ideja e injektimit të indeve të ndryshme qelizore nuk është e re," thotë Keekyoung Kim, asistent profesori i inxhinierisë në UBC Okanagan dhe bashkëautor i studimit. "Është një koncept tërheqës sepse duke futur qeliza në indet e dëmtuara ne mund të rrisim fuqinë e proceseve të vetë trupit në mënyrë që të riparojë plagosjen."

Kim thotë se çdo gjë, që nga kockat e thyera e deri te ligamentet e shqyera mund të përfitojnë nga ky lloj trajtimi dhe sugjeron se madje të gjithë organet mund të riparohen kur kjo të teknologji përmirësohet më tutje.

Problemi thotë ai, është se qelizat nga ana e tyre janë shumë delikate dhe kanë prirje për të mos mbijetuar kur injektohen direkt brenda trupit.

"Doli se për të siguruar mbijetesën e qelizës, duhej të mbështilleshin me një shtresë, që i mbron ato nga dëmtimet fizike dhe nga vetë sistemi imunitar i trupit," thotë Mohamed Gamal student i doktoratës në inxhinierinë biomjeksore dhe autori drejtues i studimit. "Por, ka qenë jashtëzakonisht e vështirë t'a bësh atë lloj mbështjellje për qelizat, që deri më tani ka qenë bërë me kosto shumë të lartë, shpenzim të kohës dhe me humbje në proces."

Kim dhe Gamal e kanë zgjidhur këtë problem duke zhvilluar një pajisje automatike mbështetjellëse, që mbyll shumë qeliza në një mikroxhel, duke përdorur një lazer blu të specializuar dhe i pastron ato për të prodhuar një kampion të pastër dhe të përdorshëm në vetëm pak minuta. Avancimi që kanë bërë në sistemin e tyre rezulton i tillë që mbi 85 përqind e qelizave mbijetojnë dhe procesi mund të bëhet lehtësisht në shkallë të madhe.

Ekipi tashmë është duke punuar për hapat e mëtejshëm, që do të jetë futja e qelizave burimore (janë qeliza që nuk janë diferencuar ende në lloje specifike indesh) brenda mikroxheleve dhe përgjatë proteinave ose hormoneve të quajtur faktorët rritës. Ideja është që të ndihmojë transformimin e qelizave burimore në llojet e përshtatshme të indeve që njëherë i kanë injektuar.

"Jam shumë i emocionuar të shikoj se ku do të arrijë kjo teknologji dhe për çfarë janë të afta qelizat e mbështjellura burimore."

Burimi:
https://www.sciencedaily.com/releases/2019/04/190425104312.htm

No comments:

Post a Comment