Search This Blog

Thursday, July 4, 2019

Rreziku Global nga Pabarazia.

Jeta në Tokë është në rrezik prej ndryshimeve klimatike, sulmeve nukleare, tkurrja e burimeve dhe hendeku mes të pasurve dhe të varfërve.
 
Ky është titulli i një artikulli interesant të publikuar në National Geographic nga Jared Diamond (profesor gjeografie në universitetin e Kalifornisë, autor i shumë librave dhe fitues i çmimit Pulitzer). Sipas tij, bota sot po përballet me probleme të mëdha, ndër to është edhe pabarazia e theksuar mes të pasurve dhe të varfërve.
  
"Shtetet më të pasura të Botës, të tilla si Luksemburgu dhe SHBA-ja, kanë të ardhura mesatare për person 100 herë më të larta sesa në shtetet e varfëra si, Burundi apo Republika Demokratike e Kongos. Kjo është një tragjedi për vendet e varfëra. Por, a është një tragjedi kanosëse edhe për të pasurat? 
Deri më tani jo, sepse këta njerëz të varfër që jetonin në vende të largëta nuk ishin në dijeni të stilit të jetesës tonë, madje edhe nëse e dinin dhe zemëroheshin për këtë, thjesht nuk kishin se çfarë të bënin."
 
Por, kohët kanë ndryshuar dhe Jared Diamond vë në dukje se për shkak të globalizmit shtetet e varfëra mund të krijojnë probleme në shtetet e pasura. Dhe ai sjell tre shembuj për të treguar se si pabarazia nuk do mund të "tretet" lehtë në stomakun e trazuar të kohës sonë.
  
I pari ka të bëjë me shëndetin.
"Përhapja e sëmundjeve është një rezultat i pamenduar i globalizmit. Sëmundje të frikshme mumd të përhapen në vendet e pasura, prej udhëtarëve që vijnë nga vende ku masat publike shëndetësore janë të dobëta dhe ku ka epidemi. Të tilla sëmundje si, gripi, kolera, por edhe sëmundje të reja si AIDS, Ebola dhe Marburg".
 
  I dyti është terrorizmi.
"Pabarazia globale në vetvete nuk është shkaku direkt i akteve terroriste. Ekstremizmi fetar dhe psikopatologjia individuale luan një rol thelbësor. Çdo shtet ka njerëz të rrezikshëm që priren për të vrarë, problemi është se, vendet e pazhvilluara nuk munden dot t'i kontrollojnë", thotë ai. Dhe më tutje thotë se informacioni i dhënë nga mediat ka bërë që edhe njerëzit në shtetet e varfëra të njihen me standardet e larta të jetesës në vendet e zhvilluara, standarde që ata për vete nuk i kanë. E në këto kushte, të dëshpëruar dhe të zemëruar për nivelin e ulët të jetesës mund t'i nxisë në veprime terroriste. Pra,  disa bëhen terrorist, disa e tolerojnë, kurse disa të tjerë e mbështesin.
"Unë parashikoj se në të ardhmen do të ketë më shumë akte terroriste kundër ShBA-së, Europës, Japonisë dhe Australisë", thekson Jared Diamond."

   Ndërsa shembulli i tretë që sjellë, është vala e madhe e imigrantëve nga vendet në zhvillim drejt vendeve të zhvilluara.
"Në shumicën e vendeve në zhvillim, rritja e nivelit të jetesës është qëllimi kryesor. Por, milionat e njerëzve që jetojnë në këto shtete, nuk do të presin për të parë nëse qeveria e tyre po përmirëson kushtet e jetesës apo jo. Në fakt ata do të tentojnë të imigrojnë". Dhe sipas tij, pavarësisht qëllimeve të mira apo të dhunshme që mund të kenë imigrantët ata, sidoqoftë do krijojnë një situatë të papërballueshme. Sepse pavarësisht imigrimit në shtetet e pasura sërisht do jetë e pamundur të arrihet për të gjithë mirëqenia.
"Thjesht bëni llogaritë" thotë ai. "Në shtetet e pasura, shkalla mesatare e konsumit për person është 30 herë më e lartë se në shtetet e varfëra". Që do të thotë se në mënyrë që shtetet e varfëra të arrijnë standardet e vendeve të pasura do të duhej të rrisin shkallën e konsumit për person. Problemi është se sot nuk ka aq shumë burime për të suportuar një botë të mbipopulluar me një shkallë konsumi në rritje.

   Përveç pabarazisë Jared Diamond shkruan edhe për rrezikun potencial nga sulmet nukleare. Ai thotë se është e mundshme që një shtet të sulmojë një shtet tjetër për të eliminuar arsenalin e rivalit (p.sh konflikti mes Indisë dhe Pakistanit). Ose veçanërisht e mundshme është vjedhja e bombave nukleare nga terroristët ose krijimi i tyre nga ata.

    Ndryshimet klimatike janë po ashtu një kërcënim i frikshëm dhe shumë real për qytetërimin njerëzor. "Ndryshimet klimatike po shkaktojnë aktualisht rritjen mesatare të temperaturës, thatësira, rritjen e variacioneve të motit, uljen e prodhimit ushqimor, përhapjen e sëmundjeve dhe gjithashtu, po rritet niveli i detit".

    Sot njerzit janë më të informuar rreth këtyre rreziqeve qe i kanosen botës, por edhe nëse nuk besoni se ndryshimet klimatike janë të shkaktuara nga veprimtaria industriale prapë se prapë duhet të kuptojmë se karburantet fosile dhe mineralet janë resurse të papërtëritshme, pra, ato janë rezerva që do të mbarojnë. Ne duhet të përqendrohemi tek burimet natyrore të rinovueshme. Sa i përket këtij problemi, pra tkurrjes së resurseve, Jared Diamond pohon "ne po përballemi me uljen e revervave të naftës, disa mineraleve, shpyllëzimit dhe ujit të pijshëm".
   
Në fund të artikullit ai krahason krizën në të cilën ndodhet sot bota me një garë shpejtësie mes kalit të shkatërrimit dhe kalit të shpresës. "Brenda pak dekadash ne do të kuptojmë se cili nga të dy kuajt ka fituar garën" thotë ai.

Burimi: Nacional Geographic, botim i datës 12, 2018, fq, 17.

No comments:

Post a Comment