Search This Blog

Thursday, July 4, 2019

Ndotja e rëndë e ajrit mund të shkaktojë defekte në lindje dhe vdekje.

Në një studim të plotë nga hulumtuesit e Universitetit të Texas A&M kanë dalë në përfundimin se grimcat e dëmshme të materies në atmosferë, mumd të shkaktojnë defekte në lindje dhe madje fatalite gjatë shtatzënisë, duke përdorur modelin e kafshëve.
Ata kanë përdorur minjtë femra dhe kanë ekzaminuar efektet e pafavorshme shëndetësore të sulfatit të amonit, i cili është i zakonshëm në shumë zona përgjatë botës. Përqendrime të mëdha të kësaj substance janë dedektuar jo vetëm në Azi, por edhe në Houston (51%) dhe Los Angeles (31%).
Ndotja e ajrit është një problem i vjetër shekullor për një pjesë të madhe të botës. Bazuar në Organizatën Botërore Shëndetësore, 9 në 10 njerëz përgjatë botës thithin ajër që përmban nivele të larta të ndotësve dhe 1 në çdo 9 vdekje globale mund t'i atribuohet ekspozimit në ajër të ndotur, në total 7 milion vdekje të parakohshme në vit.
"Njerëzit në mënyrë tipike besojnë se sulfati i amonit mund të mos jetë tmerrësisht toksik, por rezultatet tona treguan impakte të mëdha te minjtë femra gjatë shtatzënisë," thotë Renyi Zhang që është profesor në Universitetin e Texas A&M në shkencat atmosferike.
Zhang thotë se sulfati është kryesisht i prodhuar nga djegia e qymyrit që është një burim kryesor për një pjesë të madhe shtetesh si të zhvilluara, si për ato që janë në zhvillim. Ndërsa amonium është i derivuar nga amonia që prodhohet nga agrikultura, automjetet dhe nga emetimet e kafshëve.
Studime të shumta të mëparshme kanë treguar se ndotja e ajrit është një kërcënim serioz për shëndetin publik përgjatë gjithë botës me miliona njerëz që thithin ajër që është shumë më poshtë standardeve të vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Përveç kësaj, studimet e mëparshme kanë treguar se të tillë ndotës përkeqësojnë sistemim metabolik dhe imunitar te pasardhësit e kafshëve, gjithashtu studimi i ekipit tregon prova definitive të një shkalle të ulët mbijetese të fetusit si dhe shtatzëni të shkurtuar që mund të rezultojë në peshë më të vogël trupore, veç kësaj dëmton trurin, zemrën dhe organet e tjera tek minjtë adultë të marrë si model.
Gjetjet paraqesin shqetësime të dukshme dhe paraqesin sfida në shumë nivele, përfundon ekipi i këtij studimi.
Burimi:
https://phys.org/news/2019-05-severe-air-pollution-birth-defects.html

No comments:

Post a Comment