Një ekip hulumtuesish që punojnë në Kinë kanë krijuar disa majmunë 'rhesus transgenic' duke iu shtuar genomit të tyre gjene të njeriut që lidhen me zhvillimin e trurit. Në artikullin e tyre të publikuar në "National Science Review" grupi i shkencëtarëve bën përshkrimin e punës së bërë si dhe testimet e kryera te majumunët pasi ata lindën.
Bio-shkencëtarët po mundohen të fillojnë përdorimin e teknikës së editimit të gjeneve te njerëzit, si për të parandaluar sëmundjet ashtu edhe për të mësuar më shumë rreth zhvillimit njerëzor. Në këtë përpjekje shkencëtarët në Kinë kanë shtuar një gjen të njeriut të quajtur MCPH1 tek genomi i disa majmunëve rhesus, si një mjet për të kuptuar më shumë rreth zhvillimit të trurit të njeriut. Studime të mëparshme kanë treguar se gjeni MCPH1 përfshihet në rritjen e trurit te foshnjat. Pa këtë gjen do të kishin tru më të vogël.
Edhe pse lindën 11 majmunë me genom të modifikuar vetëm pesë prej tyre arritën të mbijetonin. Dhe këta u testuan për të parë impaktin e gjenit të shtuar në zhvillimin dhe aftësinë e tyre. Hulumtuesit raportuan se asnjë prej majmunëve nuk kishte tru më të madh sesa normali, por të gjithë ata performuan më mirë sesa mesatarja në një test memorizimi duke përfshirë aftësitë proçesuese.
Hulumtimi i kryer nga ekipi kinez është mjaft kontrovers, në fakt nuk do të ishte lejuar në shumë prej shteteve të tjera. Ka një konsensus në komunitetin e bioshkencës se, shtimi i gjeneve njerëzorë që lidhen me zhvillimin e trurit te majmunët e kalon kufirin etik.
Burimi:
https://medicalxpress.com/news/2019-04-chinese-human-brain-related-gene-monkey.html
No comments:
Post a Comment