Search This Blog

Thursday, July 4, 2019

Më në fund u gjet lloji i parë i molekulës në univers!

Lloji i parë i molekulës që ka qenë formuar në univers është dedektuar në hapësirë për herë të parë, pasi ishte kërkuar që prej dekadash. Shkencëtarët e zbuluan brenda galaktikës tonë duke përdorur observatorin fluturues më të madh në botë, i quajtur Observatori Stratosferik i NASA-s për Astronominë Infrared ose SOFIA.

Kur universi ishte ende i ri vetëm pak lloje atomesh ekzistonin. Shkencëtarët mendojnë se rreth 100,000 vite pas Big-Bangut heliumi dhe hidrogjeni u bashkuan për të krijuar një molekulë të quajtur hidrid heliumi për herë të parë. Hidridi i heliumit duhet të jetë prezent edhe në disa pjesë të universit modern, por nuk ka qenë dedektuar në hapësirë deri më tani.

SOFIA gjeti hidrid heliumi në një mjegullnajë planetare që është mbetje e një ylli të ngjashëm me Diellin. E lokalizuar 3,000 vite dritë larg në afërsi me konstelacion Cyngus, kjo mjegullnajë planetare e quajtur NGC 7027, përmban kushtet e duhura që lejojnë formimin e një molekule të tillë. Zbulimi shërben si provë, se në fakt hidridi i heliumit ekziston në hapësirë. Kjo konfirmon një pjesë kyçe në të kuptuarit tonë bazik të kimisë së universit të hershëm dhe se si ka evoluar përgjatë miliarda vitesh në një kimi komplekse të ditëve të sotme.

"Kjo molekulë strehohej atje, por na duheshin instrumentet e duhura dhe kryerja e vëzhgimeve në pozicionin e duhur. SOFIA ishte aftë t'a bënte këtë në mënyrë të përsosur," tha Harold Yorke, drejtues i Qendres Shkencore tek SOFIA-s.

Sot, Universi është i mbushur me struktura komplekse të mëdha të tilla si planetët, yjet dhe galaktikat. Por, më shumë se 13 miliardë vite më parë, pas big big bangut, universi i hershëm ishte i nxehtë dhe gjithçka që ekzistonte ishin vetëm pak lloje atomesh, më së shumti helium dhe hidrogjen. Ndërsa atomet kombinoheshin  për të formuar molekulën e parë, universi u ftoh dhe filloi të merrte formë. Shkencëtarët konkluduan se hidridi i heliumit është e para molekulë primordiale.

Sa filloi të ftohej universi, atomet e hidrogjenit mund të ndërvepronin me hidridin e heliumit, duke çuar në krijimin e hidrogjenit molekular, që është molekula primare përgjegjëse për formimin e yjeve të parë. Yjet pastaj janë ata që krijuan të gjithë elementët përbërës të këtij kozmosi të pasur me kimikate. Problemi është megjithatë, se shkencëtarët nuk mund t'a gjenin hidridin e heliumit në hapësirë. Ky hap i parë sa i përket lindjes së kimisë mbetej i paprovuar deri më tani.

"Mungesa e provave për ekzistencën e hidridit të heliumit në hapësirën ndëryjore ka qenë një dilemë prej dekadash në astronomi," thotë Rolf Guesten që është pjesë e Institutit Max Plank për Radio Astronominë, në Bonn, Gjermani.

Hidridi i heliumit është një molekulë e vështirë për t'u marrë me të. Vetë heliumi është një gaz fisnik që e bën atë tepër të vështirë për t'u kombinuar me një lloj tjetër atomi. Por, në vitin 1925 shkencëtarët mundën të krijojnë një molekulë në laborator duke e shtyrë heliumin që të bashkëndante një nga elektronet e tij me një jon hidrogjeni. Pastaj në të vonë të vitit 1970 shkencëtarët studiuan mjegullnajën NGC 7027 dhe menduan se ky mjedis është i përshtatshëm për të formuar hidridin e heliumit. Sidoqoftë teleskopi hapësinor nuk kishte teknologjinë specifike për të kapur molekulën e duhur nga përzierja e molekulave të tjera në mjegullnajë.

Në vitin 2016 shkencëtarët iu kthyen për ndihmë SOFIA-s. Duke qenë se fluturon lart 45,000 feet ose 13.716 km arrin të bëjë vëzhgime sipër shtresës interferuese të atmosferës së Tokës. Ka edhe një të mirë që nuk e ka teleskopi hapësinor, SOFIA rikthehet në Tokë pas çdo fluturimi. Naseem Rangwala thotë se ky rikthim në Tokë i lejon shkencëtarët që të ndryshonin instrumentet dhe të instalonin teknologjinë e fundit.

Azhornimi i fundit i një prej instrumenteve të SOFIA-s të quajtur për shkurt GREAT shtoi një kanal specifik për hidridin e heliumit që më përpara nuk e kishin teleskopët. Instrumenti punon si një marrës radioje. Shkencëtarët e rregulluan te frekuenca e molekulës për të cilën po kërkonin, e ngjashme me rregullimin e frekuencave të radios te stacioni i duhur. Ndërkohë që SOFIA i drejtohej qiellit të natës, shkencëtarët me padurim ishin të gatshëm të regjistronin të dhënat nga instrumenti në kohë reale. Dhe më në fund hidridi i heliumit shaqet dukshëm dhe qartë.

"Ishte kaq emocionuese të jesh atje dhe të shikosh hidridin e heliumit për herë të parë në të dhëna," thotë Guesten. "Kjo i sjell një kërkimi të gjatë një fund të lumtur dhe eliminon dyshimet rreth të kuptuarit tonë për kiminë e dukshme të universit të hershëm."

Burimi:
https://www.nasa.gov/feature/the-universe-s-first-type-of-molecule-is-found-at-last

No comments:

Post a Comment