Search This Blog

Thursday, July 4, 2019

Pilivesat femra shtiren sikur kanë vdekur për të shmangur avancimet e meshkujve.

Shumë kafshë bëjnë sikur kanë vdekur për të shmangur grabitqarët, por disa pilivesa femra  kanë një teknikë mjaft kreative për të shmangur avancimet agresive të meshkujve në periudhën e çiftëzimit.

Një studim i ri i publikuar në revistën "Ecology" raporton se femrat e species Aeshna juncea (lloj pilivese) pasi është çiftëzuar, linja e parë mbrojtëse për të është thjesht të largohet sa më shpejt nga meshkujt e tjerë dhe të gjej një vend të mirë e të vetmuar për të lënë vezët e saj. Por, nganjëherë nuk është edhe kaq e thjeshtë dhe asaj i duhet të përballet edhe me vdekjen.

Rassim Khelifa po studionte efektet e ndryshimeve klimatike te vezët e kësaj specie në Alpet e Zvicrës si student i Ph.D në Departamentin e Evolucionit Biologjik dhe Studimeve Mjedisore në Universitetin e Zyrihut. Dhe ndërsa po bënte këto vëzhgime ai u ndesh me këtë aktrim interesant të një insekti të vogël. Në mënyrë që të koleksionte vezë Khalifa duhej që të zinte në kurth pilivesat femra dhe kuptoi se nganjëherë, kur ndaj tyre ushtrohej një sjellje agresive dhe e padëshiruar nga meshkuj, ato ndalonin në ajër bënin një tingull të zhurmshëm, pastaj merrnin pikiatën dhe përplaseshin në barishtet. Nga 35 femra pilivesash që vëzhgoi në natyrë Khalifa, në dy pellgje të ndryshëm, 27 prej tyre e përformuan këtë vdekje të shtirur dhe që ishte i suksesshëm në 60 përqind të rasteve.

Ndoshta duket strategji e panevojshme dhe e rrezikshme, por meshkujt e kësaj specie janë tepër agresiv në kohën e çiftëzimit aq sa shpesh herë femra përfundon e plagosur ose e mbytur nga përpjekjet për t'u larguar prej tyre.

Burimi:
https://animals.howstuffworks.com/insects/female-dragonflies-fake-death-avoid-sex.htm

No comments:

Post a Comment