Search This Blog

Thursday, July 4, 2019

Epigjenetika: përkufizimi dhe shembujt.

Epigjenetika fjalë për fjalë do të thotë "sipër" ose "në maje" të gjenetikës. I referohet modifikimeve të jashtme në ADN që "ndezin" ose "fikin" gjenet. Këto modifikime nuk ndryshojnë sekuencat e ADN-së, por  në fakt ato ndikojnë në mënyrën sesi qeliza do t'i lexojë gjenet.
Ndryshimet epigjenetike  ndikojnë në strukturën fizike të ADN-së. Një nga shembujt e ndryshimeve epigjenetike është "metilimi" i ADN-së që është shtimi i një grupi metili ose i një "kapaku kimik", në një pjesë të molekulës së ADN-së dhe shërben për të penguar gjene të caktuara që të shprehen.
Një shembull tjetër është modifikimi i histoneve. Histonet janë proteina me të cilat ADN-ja mbështillet përreth. (Pa histone ADN-ja do të ishte tepër e gjatë për të qenë e përshtatshme në brendësinë e qelizës.) Por, nëse histonet e ngjeshin fort ADN, atëherë kjo e fundit nuk mund të "lexohet" nga qelizat. Modifikimet që balancojnë histonet mund t'a bëjnë ADN të aksesueshme për proteinat që "lexojnë" gjenet. 
Epigjenetika është arsyeja se pse qelizat e lëkurës duken ndryshe nga qelizat e trurit ose të muskujve. Të treja këto qeliza përmbajnë të njëjtën ADN, por gjenet e tyre janë të shprehura ndryshe ("ndizen" ose "fiken") dhe kjo çon në formimin e llojeve të ndryshme të qelizave.

Trashëgimia epigjenetike.

Mund të jete e mundshme që ndryshimet epigjenetike të kalohen në gjeneratat e ardhshme, nëse këto ndryshime ndodhin në spermë dhe vezore. Shumica e ndryshimeve epigjenetike që ndodhin në spermë dhe vezore shuhen në momentin kur të dyja kombinohen për të formuar vezën e fertilizuar, në një proçes të quajtur "riprogramim". Ky riprogramin i lejon qelizat e fetusit që "t'ia nisë nga e para" dhe të bëjë ndryshimet e veta epigjenetike. Por, shkencëtarët mendojnë se disa ndryshime epigjenetike të spermës dhe vezores së prindërve mund t'i shmangen proçesit të riprogramimit  dhe të kalojnë në gjeneratat e ardhshme. Sidoqoftë, kjo nuk është provuar ende.

Epigjenetika dhe kanceri.

Shkencëtarët mendojnë se epigjenetika mund të ketë rol në zhvillimin e disa lloje kanceri. Përshëmbull një ndryshim epigjenetik që hesht gjenin shtypës për tumorin, pra, gjenin që mban nën kontroll rritjen e qelizës, mund të çojë në një rritje të pakontrolluar qelizore. Një tjetër shembull mund të jetë edhe ndryshimi epigjenetik që "fik" gjenet të cilat ndihmojnë në riparimin e ADN-së, duke rezultuar kështu në një rritje të ADN-së së dëmtuar, e cila nga ana e saj rrit rriskun e kancerit.

Referenca:
https://www.livescience.com/37703-epigenetics.html

No comments:

Post a Comment