Ato janë gjallesa primitive, shkaktare të shumë sëmundjeve, por me një rol të pazëvendësueshëm për mjedisin natyror.
Përmasat e baktereve janë mikroskopike. Me shumë pak përjashtime ato nuk mund të shihen përveç se nëpërmjet një mikroskopi.
Bakteret maten me mikrometer. Një milimetër është e barabartë me 1000 mikron. Mjafton kaq për të kuptuar sesa e padukshme është bota e tyre për sytë tanë. Pjesa më e madhe e tyre varion nga 1 deri 5 mikron. Ndërsa përmasat e Thiomargarita namibiensis arrijnë deri në 750 mikron ose vetëm 0.075 milimetër.
Bakteret janë mikroorganizma një qelizore prokariote që do të thotë se janë të përbëra nga vetëm një qelizë, e cila nuk ka një bërthamë të dukshme. Disa baktere kanë nevojë për oksigjen, ndërsa disa të tjera do të vriteshin nga ai. Por, ka edhe nga ato lloje bakteresh (Salmonella) që mund të jetojnë me ose pa oksigjen, prandaj dhe quhen anaerobe fakultative. Ato janë gjallesa primitive, por është pikërisht ky fakt që ju mundëson atyre të popullojnë mjedise nga më ndryshimet. Bakteriet mund t'i gjejmë kudo: brenda, mbi ose rreth gjallesave të tjera; mund t'i gjejmë lart në atmosferë, poshtë në fundin e lumenjve apo liqeneve, në oqeane, shkretëtira, në burime të nxehta dhe madje edhe në dëborë në temperaturë poshtë zeros. Do të mjaftonte një lugë e vogël e mbushur me dhe për të numëruar rreth 500 milionë individë bakteresh.
Sigurisht, disa prej tyre shkaktojnë sëmundje. Bakteret patogjene hyjnë brenda organizmave të tjerë në rrugë të ndryshme si p.sh nga goja, ose të çarat në lëkurë. Nëse ato shumëfishohen mjaftueshëm, mund të shkaktojnë infeksion. Infeksionet bakteriale mund të jenë rezultat i vetë baktereve ose i toksinave që ato prodhojnë dhe që janë më të rrezikshme sesa vetë bakteret. Jo vetem njerëzit, por edhe kafshët dhe bimët janë të prekshme nga infeksionet prej baktereve. Madje, edhe këto të fundit mund të sëmuren. Ato janë vulnerabël nga disa viruse që quhen bakteriofage (bacteriophages).
Gjithsesi këto mikroorganizma janë të pazëvendësueshme për jetën dhe mjedisin natyror. Pa baktere, lënda organike nuk do të mund të shpërbëhej dhe kështu toka nuk do të ishte pjellore. Nëse lënda organike nuk do të shpërbëhej, organizmat e vdekur dhe mbetjet e tjera do të grumbulloheshin aq shumë sa do të interferonin me jetën tonë të përditshme. Dhe nuk është vetëm kaq, në fakt bakteret Saprofite (Saprophytic bacteria) që dekompozojnë lëndët organike e pasurojnë tokën duke i rikthyer asaj minerale dhe vlera ushqyese që përdoren nga gjallesat e tjera. Gjithashtu ato ndihmojnë bimët. Dihet që azoti është përgjegjës për rritjen e bimëve, por ato vetë nuk mund t'a përdorin në formë të gaztë. Janë disa lloje bakteresh (Rhizobium, Azotobacter) që arrijnë të konvertojnë azotin në një formë të përdorshme për to.
Edhe per ne njerëzit po ashtu janë shumë të rëndësishme, p.sh disa lloje bakteresh (Firmicutes, Bacteroidetes, Actinobacteria, Proteobacteria) që jetojnë në zorrët e njeriut janë thelbësore në procesin e tretjes. Shkencëtarët gjithashtu i përdorin bakteret për të krijuar vaksina dhe antitoksina që të luftojnë infeksionet. Vaksinat përgatiten duke marrë baktere patogjene që vriten ose dobësohen dhe shpërbëhen në një tretësirë, e cila pastaj injektohet brenda trupit tonë. Dhe kjo shërben për të përgatitur sistemim tonë imunitar që të formojë antitrupa dhe t'i përdorë ata në rastet e një infeksioni në të ardhmen. Ndërsa antitoksina përbëhet nga antitrupa të parapërgatitur. Antitoksina përgatitet nga injektimi i toksinave bakteriale brenda kafshëve të gjalla. Dhe më vonë, falë mjeteve kimike bëhet procesi i ndarjes së gjakut të kafshëve nga serumi. Antitoksina vepron më shpejt sesa vaksina, por vaksinat e mbrojnë organizmin shumë më gjatë se ato.
Përveç kësaj bakteriet përdoren edhe në prodhimin i ushqimeve, dhe në agrikulturë dhe imdustri.
Se fundi mund të themi se pavarësisht përmasave të tyre mikroskopike, bakteret janë padyshim prezente në jetën tonë qoftë duke na dhënë benefite për shëndetin dhe jetesën, qoftë duke na dëmtuar nëpërmjet sëmundjeve të rrezikshme për shëndetin. Ato janë një faktor kyç dhe jashtëzakonisht i vlefshëm për jetën në tokë dhe mjedisin natyror. Madje bakteriet, duke qenë relativisht e lehtë për kërkuesit shkencorë që të punojnë me to, janë kthyer në një mjet të thjeshtë për studimim e proceseve tëe ndërlikuara jetësore. Dhe janë bërë një mjet i fuqishëm për studime në gjenetikë dhe studime të tjera në nivel molekular.
Burimi: Enciklopedia Britannica, "A closer look at bacteria, algae and protozoa".
No comments:
Post a Comment