Galaktika jonë "Rruga e Qumështit" do të mbijetojë kështu siç është për një kohë pak më të gjatë sesa kishin menduar më parë astronomët, sugjeron një studim i ri.
Përplasja monstruoze midis midis galaktikës dhe fqinjës tonë, galaktikës spirale Andromeda do të ndodhë rreth 4.5 miliardë vite nga tani. Këto të dhëna që jep studimi i ri janë bazuar në vëzhgimet e bëra nga anija hapësinore e Europës, Gaia. Disa përllogaritje të rëndësishme të bëra më përpara kishin parashikuar se përplasja do të ndodhë më shpejt, në rreth 3.9 miliardë vite.
Gaia është lançuar në dhjetor të vitit 2013 për të ndihmuar hulumtuesit që të krijojnë hartën më të mirë 3D të Rrugës së Qumështit që është ndërtuar ndonjëherë. Anija hapësinore ka monitoruar në mënyrë preçize pozicionin dhe lëvizjen e yjeve dhe objekteve të tjera kozmike.
Pjesa më e madhe e yjeve që Gaia po vështron ndodhen në Rrugën e Qumështit, por disa janë edhe në galaktikat e afërta. Në studimin e ri hulumtuesit gjurmuan një numër yjesh në galaktikën tonë, në Andromedë (që njihet edhe si, M31) dhe në Triangulumin spiral (ose M33). Këto galaktika të afërta janë brenda 2.5 milion dhe 3 milion vite dritë nga galaktika jonë dhe ndoshta ato ndërveprojnë me njëra-tjetrën.
"Ne kemi nevojë që të eksplorojnë në 3D lëvizjet e galaktikave për të zbuluar sesi ato janë rritur dhe evoluar dhe se çfarë i krijon e influencon veçoritë dhe sjelljen e tyre", thotë autori drejtues Roeland van der Marel.
Ky punim i lejoi ekipit të përcaktonte shkallën e rrotullimit të të dyjave, edhe M31 edhe M33, diçka që nuk ka qenë bërë më përpara. Duke përdorur gjetjet e Gaias dhe duke analizuar të dhënat e arkivuara, ekipi studimor arriti të hartonte se si galaktika M31 dhe ajo M33 kishin lëvizur në hapësirë në të kaluarën dhe se ku kanë gjasë të shkojnë në miliarda vitet e ardhshme.
Modelet e bëra nga ekipi, japin një datë më të largët nga sa ishte pritur, për përplasjen e Rrugës së Qumështit dhe Andromedës. Gjithashtu ata sugjerojnë se përplasja do të jetë gjerësisht anësore më tepër sesa një përplasje ballore. (Duke qenë se distancat mes yjeve janë të mëdha, shanset që Sistemi jonë Diellor te çrregullohet nga ky bashkim janë të ulëta. Por, përplasja padyshim që do të gjallëroje qiellin gjatë natës për çdo krijesë që mund të ndodhet në Tokë pas 4.5 miliardë vitesh.)
"Gaia është dizenjuar kryesisht për të bërë hartën e yjeve që ndodhen në Rrugën e Qumështit, por ky studim i ri tregon se sateliti është duke i tejkaluar pritshmëritë dhe mund të sigurojë të dhëna unike brenda strukturës dhe dinamikës së galaktikave përtej galaktikës tonë", thotë Prusti. "Sa më gjatë që Gaia të vështrojë lëvizjet e imta të këtyre galaktikave aq më të sakta do të bëhen matjet."
Por, sidoqoftë, Andromeda nuk do të jetë galaktika e parë që do të godasë Rrugën e Qumështit. Një studim i ri sugjeron se, Reja e Madhe Megalanike do të bashkohet me galaktikën tonë në rreth 2.5 miliardë vite nga tani.
Burimi:
https://www.google.com/amp/s/www.space.com/amp/43267-milky-way-andromeda-collision-later.html
https://www.sciencealert.com/we-now-know-exactly-when-our-galaxy-will-collide-with-andromeda/amp
No comments:
Post a Comment