Galaktika e parregullt NGC 4485 tregon të gjitha shenjat e përfshirjes në një aksident përplasje me një galaktikë tjetër që po e tejkalonte. Por, në vend që të shkatërronte galaktikën, u mundësua lindja e një gjenerate të re yjesh dhe me sa duket edhe planetesh.
Ana e djathtë e galaktikës po zien nga formimi i yjeve dhe kjo tregohet në bollëkun e yjeve blu të rinj si dhe në mjegullnajat rozë që shërbejnë për "inkubimin" e yjeve. Ana e majtë sidoqoftë, duket sikur është e paprekur. Ajo përmban të dhëna për strukturën spirale të galaktikës së mëparshme, që më parë po kalonte në një evolucion galaktik normal.
Galaktika e madhe 'fajtore' NGC 4485 është në fund të kornizës. Të dyja galaktikat e kanë goditur njëra-tjetrën miliona vite më parë dhe tani janë 24,000 vite dritë larg. Lufta e tërheqjes gravitacionale ndërmjet tyre ka krijuar zona vallëzimi me gaze dhe pluhur me densitet shumë të madh brenda të dyja galaktikave. Ky aktivitet nxiti një stuhi të formimit të yjeve.
Kjo galaktikë është një shembull i afërt i llojit të aktivitetit kozmik të përplasjeve që kanë qenë shumë më të zakonshme miliarda vite më parë, kur universi ishte më i vogël dhe galaktikat më afër së bashku. NGC 4485 shtrihet 25 milion vite larg konstelacionit verior "Canes Venatici".
Ky imazh i ri i kapur nga "Fusha e Gjerë e Kamerës 3 të Hubble-it" (WFC3), siguron të dhëna të mëtejshme për kompleksitetin e e evolucionit të galaktikave.
Burimi:
'Galaxy Blazes With New Stars Born From Close Encounter' image from the #NASA_App
http://www.nasa.gov/image-feature/goddard/2019/galaxy-blazes-with-new-stars-born-from-close-encounter
'Galaxy Blazes With New Stars Born From Close Encounter' image from the #NASA_App
http://www.nasa.gov/image-feature/goddard/2019/galaxy-blazes-with-new-stars-born-from-close-encounter
No comments:
Post a Comment