Search This Blog

Thursday, July 4, 2019

Druri i projektuar nga inxhinierët që rrezaton nxehtësinë në hapësirë ka potencial për të ulur kostot e ftohjes.

Kostot për të ftohur shtëpitë janë të mëdha, por ky lloj i ri druri mund të sjellë lehtësira. Nëse përdoret në pjesën e jashtme të ndërtesave, si përshembull në faqet e mureve ose në çati, mund të ulë temperaturën e ndërtesës me 10°C dhe të reduktojë kostot e ftohjes me plot 60%.
"Kjo është thjesht një punë brilante," thotë John Simonsen, një kimist i specializuar në shkencën e drurit në Universitetin Shtetëror të Oregonit në Corvallis. Sidoqoftë, thotë ai, ky tip i ri druri mund të jetë i shtrenjtë dhe ruajtja potenciale e energjisë mund të mos kompensojë çmimin. Fragmentet ndahen nga tretësira dhe mund të largohen prej saj.
Kur shumica e materialeve nxehen ato e emetojnë këtë nxehtësi si fotone afer dritës Infrared (IR). Dita absorbohet lehtësisht nga molekulat në ajrin rrethues, duke e bllokuar nxehtësinë. Por, në dy vitet e kaluara hulumtuesit dizenjuan filma plastik dhe ngjyra të cilat përthithin energjinë dhe e ri-emetojnë atë në valë të mesme infrared më të gjata, që ajri nuk i absorbon. Nëse emetohen në drejtim të qiellit, këto fotone kalojnë të papenguara dhe hedhin energjinë e tyre thellë në hapësirë. Por, për të përdorur këto materiale në ndërtesa, inxhinierët duhet të ndajnë në petë tavanin ose materialet anësore duke futur plastik, ose duke përdorur ngjyra që emetojnë nxehtësinë.
Për të parë nëse të njëjtat atribute mund të projektoheshin në strukturën e një ndërtese, shkencëtari i materialeve Liangbing Hu, hodhi sytë tek druri. Druri konsiston në tre komponentë kryesorë: celuloza dhe hemiceluloza, të cilat formojnë struktura të gjata të ngjashme me kashtën dhe lignina që vepron si ngjitës për të mbajtur këto struktura sëbashku. Lignina është një emetues i fortë i dritës infrared. Kështu që, Liangbing Hu dhe kolegët e tij e dinj se duhej të gjeni mënyrën për t'a hequr qafe.
Hulumtuesit zhvilluan një procedurë kimike të thjeshtë. Ata e zhytën drurin në një tretësirë peroksidi të hidrogjenit, që normalisht i thyen molekulat e gjata të ligninës në fragmente më të vogla. Hulumtuesit përdoren një presë të nxehtë, një morsë industriale për të bërë kompozitet e drurit që të ngjeshin sëbashku komponentët e mbetur, celulozën dhe hemicelulozën. Rezultati ishte një dru i përpunuar me forcë tetë herë më të madhe sesa druri natyral.
Druri i i ri ështe më shumë se thjesht i fortë. I zhveshur nga lignina, kthehet në të bardhë dhe praktikisht reflekton të gjithë dritën që vjen. Kompozimi i ri gjithashtu e absorbon nxehtësinë nga ambjenti përreth dhe e ri-rrezaton  atë si dritë "mid-IR". Kjo e lejon materialin që të ftohë sipërfaqet tek të cilat është bashkëngjitur deri në 10°C. Ky dru nuk e rrezaton dritën po aq mirë sa filmat plastik. Por prapë është e freskët kur preket dhe mund të bëjë një ndryshim të madh, thotë Liangbing Hu.
Burimi:
https://www.sciencemag.org/news/2019/05/engineered-wood-radiates-heat-space-potentially-slashing-cooling-costs

No comments:

Post a Comment