Hulumtuesit kanë zhvilluar një metodë të re dizenjimi për të krijuar robotë të butë, të cilët mund të ndihmojnë në dhënien e ndihmës për të moshuarit.
Popullata e të moshuarve në botë është në lulëzim. Numri i të moshuarve, pra i atyre që janë mbi 60 vjeç, do të jetë më shumë se dyfishi aty nga viti 2050 dhe është duke u rritur më shpejt sesa grupet e tjera të moshave të reja në glob.
Ky trend vjen me një kërkesë në rritje për kujdestarët e aftë që të sigurojnë përkujdesje për 24 orë dhe jo vetëm nëpër spitale apo në shtëpitë e të moshuarve, por edhe në shtëpi private dhe në apartamente.
Aktualisht, robotët që japin ndihmë janë të programuar që të bëjnë pyetje siç do t'i bënte një infermier/e dhe mund të monitorojë pacientin. Asistentët robotik pritët të kenë një marketing gjithnjë e në rritje dhe të arrijnë në 450,000 në vitin 2045 për shkak të mungesës së kujdestarëve në ShBA.
"Fatkeqësisht, struktura e jashtme e ashpër e robotëve kujdestarë i pengon ata që të kenë një ndërveprim të sigurtë me njerëzit duke e limituar vetëm në një ndërveprim të zbehtë social, por jo fizik", thotë Ramses Martinez, profesor në shkollën e inxhinierisë industriale dhe në shkollën e inxhinierisë biomedicinale të Kolegjit Inxhinierik, Purdue. "Fundja, a do t'i linit fëmijët ose të moshuarit që janë fizikisht ose mendërisht të paaftë, në dorën e një roboti?"
Avancimet e fundit në shkencën materiale kanë mundësuar fabrikimin e robotëve që mund të ndryshojnë formën e trupit kur preken. Por, dizenjimi kompleks, fabrikimi dhe kontrolli i robotëve të butë, momentalisht e pengon komercializimin e kësaj teknologjie dhe përdorimin e tyre për aplikimet e përditshme.
Martinez dhe studiues të tjerë të Universitetit Purdue kanë zhvilluar një metodë të re dizenjimi që duket premtuese në krijimin e dizenjimeve efiçente dhe në fabrikimin e robotëve të butë duke përdorur printerin 3D.
Proçesi i dizenjimit përfshin tre hapa. Fillimisht, një përdorues bën një skedar CAD (computer-aided design), pastaj ngjyros skedarin CAD për të treguar se në cilat drejtime dhe në cilat pika të ndryshme do të lëvizë roboti i butë. Dhe një algoritëm kompjuterik në vetëm pak sekonda arrin të konvertojë modelin CAD në një makinë të butë të arkitektuar 3D (architected soft machine, ASM), që mund të printohet duke përdorur një printer 3D konvencional.
Makinat e buta të arkitektuara (ASM) mund të lëvizin si njerëzit, përveç se në vend të muskujve ata kanë motorë të zvogëluar që tërhiqen nga linja najloni deri në fund të gjymtyrëve të tyre. Ata mund të ngjeshen dhe të zgjaten deri në 900 përqind të gjatësisë së tyre origjinale.
"ASM mund të performojë lëvizje komplekse, psh mund të kapet ose të zvarritet me lehtësi dhe kjo përbën një hap përpara sa i përket zhvillimit të robotëve të butë autonom, që çojnë pesha të lehta," tha Martinez. "Aftësia e ASM-së për të ndryshuar konfigurimin e trupit të tyre si dhe adaptimi me një variacion mjedisesh bën të mundur që jo vetëm të përmirësojë kujdestarinë, por edhe në kujdesin robotik ndaj fatkeqësive."
Burimi:
https://www.sciencedaily.com/releases/2019/04/190408123233.htm
No comments:
Post a Comment