Search This Blog

Showing posts with label Mjekësi. Show all posts
Showing posts with label Mjekësi. Show all posts

Thursday, July 4, 2019

Shtatë matësit kryesorë të shëndetit që ndihmojnë në parashikimin e rrezikut për sëmundjet e zemrës në të ardhmen.

Një ekip hulumtuesish ka studiuar se si shtatë matësit kryesorë të shëndetit lidhen me shëndetin kardiovaskular të njerëzve përgjatë kohës. Ata kanë identifikuar disa shenja që tregojnë sesa mirë ose sesa keq një njeri i ka matësit kryesorë të shëndetit. Për shembull, ata që kishin vazhdimisht rezultat të mirë në shtatë metrikët ose matësit e shëndetit kishin gjithashtu edhe një shans më të ulët për sëmundjet kardiovaskulare sesa ata që nuk e kishin rezultatin e mirë.
Hulumtuesit gjetën gjithashtu se përmirësimi i këtyre metrikëve përgjatë kohës rezulton në një rrisk të ulët për sëmundjet kardiovaskulare në të ardhmen.
Shoqata Amerikane për Zemrën ka identifikuar shtatë metrikët e shëndetit si parashikuesit më të rëndësishëm për shëndetin e zemrës. Ata përfshijnë katër sjellje, që janë nën kontrollin e njërëzve dhe tre biometrikë që duhet të mbahen në nivele të shëndetshme.
Metrikët që kanë të bëjnë me sjelljen dhe që mund të modifikohen janë: mospirja e duhanit, mbajtja e një peshe të shëndetshme, të ushqyerit e shëndetshëm si dhe aktiviteti fizik. Ndërsa biometrikët janë presioni i gjakut, kolesteroli dhe sheqeri në gjak.
Secili nga këta metrikë ka tre rezultate: të varfër, të ndërmjetëm ose ideal. Për shembull, pirja e rregullt e duhanit do të konsiderohet rezultat i varfër; pirja e duhanit në 12 muajt e fundit do të konsiderohet si rezultat i ndërmjetëm; nëse nuk ke pirë asnjëherë duhan ose ke një apo më shumë se një vit që e ke lënë duhanin kjo do të cilësohej si rezultat ideal. Duke kombinuar të dhënat e shtatë metrikëve, zero për rezultatin e varfër, një për të ndërmjetmin dhe dy për idealin, do të konkludojë në një "rezultat të shëndetit kardiovaskular" të përgjithshëm (cardiovascular health score ose CHS).
Hulumtuesit përdorën të dhëna nga 74,701 të rritur në Kinë. Në fillim të studimit pjesëmarrësit plotësuan pyetësorët rreth shëndetit të tyre dhe iu nënshtruan ekzaminimeve klinike e testeve laboratorike tre herë gjatë katër viteve të para. Kurse përgjatë pesë viteve të mëpasshme hulumtuesit gjurmuan çdo rast të sëmundjeve kardiovaskulare te pjesëmarrësit.
Pasi grumbulluan informacionet, hulumtuesit analizuan të dhënat se si lidhej rezultati i shëndetit kardiovaskular (CHS) gjatë katër viteve të para, me zhvillimin ose jo të sëmundjeve kardiovaskulare si rrjedhojë.
Studimi ka gjetur pesë shenja dalluese ose trajektore që njerëzit ndiqnin përgjatë katër viteve. Dhe këto kanë të bëjnë me rezultatin e lartë, mesatar ose të ulët të shëndetit kardiovaskular si dhe me rritjen ose uljen e CHS përgjatë kohës. Trajektoret e ndryshme ishin të lidhura me rreziqe të ndryshme për zhvillimin e CVD (sëmundjeve kardiovaskulare).
Për shembull, rreth 19% e pjesëmarrësve që ishin të aftë të mbanin rezultate më të mira të shëndetit kardiovaskular kishin 79% shanse më të ulëta për të zhvilluar CVD në të ardhmen. Edhe përmirësimi matësve të shëndetit përgjatë kohës është parë që ka ndikim në rrezikun e ardhshëm të CVD-së, në kuptimin që ky rrezik do të jetë më i ulët.
Në vazhdimësi shkencëtarët ishin kureshtarë të dinin nëse ndonjëri nga këta metrikë është apo jo më i rëndësishëm se të tjerët, por pas testeve të shumta doli se të gjithë parashikonin rrezikun e ardhshëm të CVD në mënyra të ngjashme.

"Kjo sugjeron se shëndeti i përgjithshëm kardiovaskular është gjëja më e rëndësishme dhe se njëri faktor nuk ka më shumë rëndësi sesa të tjetri," thotë Gao, njëri nga shkencëtarët. "Gjithashtu na ndihmon të konfirmojmë se këta shtatë metrikë janë të vlefshëm dhe mjete shumë të dobishme në zhvillimin e strategjive për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare."
Burimi:
https://medicalxpress.com/news/2019-05-key-health-future-heart-disease.html

Një histori e shkurtër e anestezisë: që nga agonia e papërshkrueshme, deri te zbërthimi i ndërgjegjes.

Ne presim që të mos kemi dhimbje gjatë një operacioni ose të paktën të mos na kujtohet procedura. Por, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Deri në zbulimin e anestezisë së përgjithshme në shekullin 19, operacioni ishte vetëm si një shpresë e fundit dhe e dëshpëruar. Të ndërgjegjshëm dhe pa asnjë lehtësim dhimbjeje, me një agoni të papërshkrueshme dhe me rrezik të konsiderueshëm.

Por, nuk ishin vetëm pacientët ata që vuanin. Edhe kirurgët gjithashtu përjetonin ankth dhe stres të madh. John Abernethy, një kirurg në spitalin e Shën Bartolomeut në Londër, në fillim të shekullit 19 e përshkruan ecjen nëpër sallën e operacioneve si "të shkosh për t'u varur" dhe se ishte e njohur që ndonjëherë të lotoje dhe të të vinte për të vjellë pas një operacioni të tmerrshëm.

Zbulimi i anestezisë.

Një dentist i ri nga ShBA-ja i quajtur William Morton, i nxitur nga mundësitë për biznes që jepnin avancimet teknike në dhëmbët artificialë, ai kërkoi me ngulm zhvillimin e një mënyre të pagabueshme për të lehtësuar dhimbjet dhe për të rritur përfitimet dentare.

Përpjekjet e tij shumë shpejt u çmuan. Ai zbuloi se kur ai ose një kafshë e vogël thithte eter etili, kalonin në një gjendje të fiktit dhe nuk reagonin. Pak muaj pas këtij zbulimi, me 16 tetor 1846 Morton arriti të vinte nën anestezi një pacient të ri mashkull në një demonstrim publik, në spitalin e përgjithshëm në Massachusetts. Shefi i kirurgjisë së spitalit arriti t'i hiqte një tumor në nofullën e djathtë. Dhe kjo ndodhi pa ndonjë lëvizje të dukshme ose ankesë të pacientit, që habiti shumë si kirurgun ashtu edhe audiencën. 

Përdorimi i anestezisë.

Lajmet për vetitë e mrekullueshme të eterit u përhapen përgjatë Atlantikut në Britani dhe stimuloi zbulimin e kloroform-it që avullon, si anestezi e përgjithshme. Sipas zbuluesit të tij, kloroformi nuk kishte asnjë nga efektet anësore të eterit të tilla si: erë të athët, irritim të fytit dhe të hundës etj.

Rrjedhimisht kloroformi u bë anestezia më e zakonshme në kirurgjinë Britanike dhe në praktikën e anestezisë dentale dhe kjo falë themeluesit të anestezisë shkencore John Snow, por mbeti jo esenciale për shumicën e doktorëve.

Kjo ndryshoi pasi Snow i dha mbretëreshës Viktoria kloroform gjatë lindjes së fëmijës së saj të tretë, Princi Leopold. Publiciteti që e ndjeku më pas e bëri anestezinë më të pranueshme dhe kërkesat u rritën si gjatë lindjeve ashtu edhe për arsye të tjera. Aty nga fundi i shekullit të 19 anestezia ishte diçka e zakonshme.

Anestezia është e sigurtë.

Sot eteri sulfurik (eter etili) dhe kloroformi janë zëvendësuar me agjentë më të sigurtë dhe më efektivë si sevoflurane dhe isoflurane. Eteri ishte shumë i djegshëm dhe nuk mund të përdorej me "electrocautery" (përdorimi i një gjilpëre ose instrumenti tjetër që nxehet nëpërmjet rrymës elektrike) ose për të monitoruar pacientët elektronikisht. Ndërsa kloroformi ishte i shoqëruar me një shkallë të lartë vdekjeje të papritura për shkak të atakut kardiak.

Pavarësisht rritjes së efektivitetit klinik me të cilën anestezia ka qenë administruar për 170 vitet e kaluara dhe pavarësisht themelit teknik dhe shkencor të saj, ne akoma kemi vetëm një ide të vagullt se si anestezia prodhon gjendjen e pandërgjegjshme.

Anestezia mbetet mister.

Anestezia e përgjithshme duhet që t'a bëjë pacientin të palëvizshëm, të mos ndjejë dhimbje dhe të pandërgjegjshëm. Nga këto më e vështira për t'u matur dhe përcaktuar është e pandërgjegjshmja.

Në fillim të shekullit 20 kemi menduar se anestezia funksionon duke u shpërbërë brenda në pjesë yndyrore të qelizave të jashtme të trurit (membranën qelizore) dhe duke interferuar në mënyrën se si funksionojnë.

Por, tani e dimë që anestezia ndikon në një varietet të gjerë proteinash të nevojshme për të suportuar aktivitetin e neuroneve dhe sjelljen e tyre koordinuese. Dhe për ti kuptuar më mirë efektet e shumta duhet të zhvillojmë një teori të testueshme të formuluar matematikisht.

Këto teori duhet që jo vetëm të përshkruajnë se si ndërgjegjia shfaqet në aktivitetin e trurit, por gjithashtu të shpjegojë se si aktiviteti trunor preket nga veprimi i anestezisë. Dhe pavarësisht zhvillimit të jashtëzakonshëm në shkencën e anestezisë, pas pothuajse 200 vitesh ne jemi ende duke pritur për një teori të tillë.

Përmbledhje e artikullit: https://www.google.com/amp/s/theconversation.com/amp/a-short-history-of-anaesthesia-from-unspeakable-agony-to-unlocking-consciousness-74748

Penicilina: zbulimi, benefitet dhe rreziqet.

Penicillina është ilaçi që përdoret për të luftuar sëmundjet infektive. Zbulimi i saj aksidental e çoi në një epokë të re mjekësinë dhe u brohorit si "ilaçi mrekulli" që mund shfarosë sëmundjet infektive. Sot ka shumë tipe të ndryshme peniciline, natyrore dhe sintetike, të cilat përdoren për të shëruar shumë infeksione. Sidoqoftë, përgjatë viteve, disa baktere janë bërë rezistente ndaj penicilinës, duke bërë që disa infeksione të trajtohen me vështirësi.

• Zbulimi.

Nuk është shumë e qartë se kush ishte i pari që ka kuptuar se myshqet kanë cilësi medicinale, por është e mirënjohur se  egjiptianët e vjetër përdornin myshqet e bukës për të shëruar plagët e shpendëve.

Aleksander Fleming një profesor i bakteriologjisë në Londër, është i njohur për zbulimin e penicilinës në 1928. Si u kthye nga pushimet ai filloi të pastronte rrëmujën në laboratorin e tij, dhe vërejti se në disa enë laboratorike që mbanin bakterin  Staphylococcus ishin ndotur me myshkun Penicillium Notatum. Fleming studjoj lëngun e prodhuar nga myshqet dhe zbuloi se shumë tipe bakteresh ishin vrarë. Ekipi i tij, pastaj, arriti të izolonte penicilinën e pastër nga lëngu i myshqeve.

Por, Fleming nuk i kishte burimet për t'a zhvilluar plotësisht zbulimin e tij. Bakteriologjistë të tjerë provuan t'a pastronin penicilinën, por dështuan. Më në fund, në vitin 1939 Howard Florey, një profesor patologjie në universitetin e Oksfordit, pasi kishte lexuar artikullin e Flemingut në "British Journal of Experimental Pathology", ai dhe kolegët e tij punuan që t'a pastronin dhe arritën të krijonin penicilinë të përdorshme.

Pasi trajtuan 500 litra myshk të filtruar për çdo javë dhe e testuan në kafshë, ata më në fund mundën t'a provonin edhe te njerëzit. Më 12 shkurt 1941, Albert Aleksander mori dozën e parë të penicilinës. Trajtimi filloi t'a shëronte atë në vetëm pak ditë, nga një sëmundje që i rrezikonte jetën. Por, për fat të keq, ekipit të Oksfordit i mbaroi ilaçi perpara se Albert Aleksandri të shërohej plotësisht dhe ai vdiq.
Trajtimi i parë i suksesshëm u bë një vit më vonë, në 1942-in dhe iu dha pacientes Ane Miller.

Përgjatë Luftës së Dytë Botërore, penicilina u prodhua masivisht dhe u përdor për të luftuar infeksionet e ushtarëve. Përgjatë historisë, infeksionet kanë vrarë më shumë ushtarë sesa vetë dëmtimet nga betejat. Në Luftën e Parë Botërore, shkalla e vdekjeve nga bakteri pneumonia ishte 18 përqind ndërsa në Luftën e Dytë Botërore ra në 1 përqind.

Në vitin 1945, Fleming, Florey dhe Florey dhe kolegu i tij në punë, Ernst Chain u nderuan me çmimin Nobel në mjekësi për zbulimin e tyre të penicilinës.

• Benefitet

Penicilina iu jepet pacientëve që vuajnë nga infeksione bakteriale. Si antibiotik ajo pengon rritjen e baktereve ose i vret ato. Dhe këtë e bën duke çliruar enzima që ndalojnë rritjen e murit të qelizave bakteriale, gjithashtu çliron enzima për të shkatërruar murin qelizor të mikroorganizmave. Nganjëherë penicilina përdoret edhe në trajtimin e problemeve mjeksore që nuk lidhen me infeksionet bakteriale, të tilla si leptospirosis, klamidia te gratë shtatzëna, helicobacter pylori, sëmundjes Lyme dhe ethet typhoid-e.

• Rreziqet

Edhe pse penicilina ka shpëtuar shumë jetë, nuk është gjithmonë ndihmuese për të gjithë. Për shembull, disa njerëz kanë alergji nga penicilina duke iu shkaktuar skuqje, kruarje dhe simptoma të tjera. Përtej alergjive, penicilina është duke u bërë e papërshtatshme me kalimin e kohës. Të paktën 2 milionë njerëz çdo vit në ShBA infektohen nga baktere që janë rezistente ndaj antibiotikëve dhe të paktën 23,000 njerëz vdesin. Ndërkohë që antibiotikët vrasin bakteret që shkaktojnë sëmundje, vrasin edhe bakteret e "mira" që e mbrojnë trupin nga infeksionet. Bakteret rezistente ndaj ilaçeve rriten dhe përhapen, madje disa ua kalojnë rezistencën e tyre baktereve të tjera. Mikrobet rezistente përhapen te pacientët e tjerë nëpërmjet duarve ose sipërfaqeve të palara.

Për këtë arsye antibiotikët duhet të jepen vetëm për të trajtuar infeksionet nga baktret dhe jo nga viruseve.

Burimi:

https://www.google.com/amp/s/amp.livescience.com/58038-bacteria-facts.html