Search This Blog

Showing posts with label Antropologji. Show all posts
Showing posts with label Antropologji. Show all posts

Thursday, July 4, 2019

Zbutja e bimëve/kafshëve dhe ndikimi thelbësor në qytetërimin njerëzor.

Rreth 10 mijë vite më parë, mes lumit Tiger dhe Eufrat, në Mesopotami, njerëzit filluan një proces që do të ndikonte ndjeshëm në formimin e një qytetërimi të stabilizuar: zbutja e bimëve dhe kafshëve (domestication).
Njerëzit zbusnin bimë dhe kafshë për përdorime të nevojshme si ushqim, veshje, mjekime etj.

Bimët e para të zbutura janë elbi, thjerrëzat, gruri, bizelet etj. Përveç Mesopotamisë, zbutja e bimëve dhe kafshëve bëhej edhe në pjesë të tjera të botës: në Azinë lindore, në disa pjesë të Afrikës dhe në disa pjesë të Amerikës së veriut e të jugut. Përveç ushqimit ata i zbusnin bimët edhe për zbukurim si psh tulipanët ose për veshje si, bima e pambukut. Njerëzit koleksionin dhe mbillnin fara duke u siguruar që të kishin mjaftueshëm ujë dhe rreze dielli.
Krahas bimëve janë zbutur edhe kafshët. Ndoshta kafshët e para që janë zbutur kanë qenë dhitë më pas delet. Pak më vonë u zbuten edhe ato që njihen si kafshët e barrës.
Kafshët më të thjeshta për t'u zbutur kanë qenë barngrenëset, kjo sepse nuk ishte e nevojshme që njeriu të lodhej për t'iu gjetur ushqim. Ato thjesht mbaheshin të ruajtura në kullosa.

Por, si ka ndodhur ky proces në dukje i thjeshtë? Shumë kohë përpara se Wallace dhe Darwin të zbulonin evolucionin nga përzgjedhja natyrore, njerëzit primitivë përdornin të njëjtat parime, por duke mos ia lënë në dorë natyrës. Pra, nëse përzgjedhja natyrore është me pak fjalë mbijetesa e më të përshtatmit, përzgjedhja artificiale është "modifikimi" i species nga çiftëzimi selektiv. Njerëzit përzgjidhnin vetem ato specie që kishin tipare të pëlqyeshme për ata. Kështu përzgjidhnin psh qenin mashkull me nuhatje më të mirë dhe çiftëzohej me një qen femër po ashtu me nuhatje të mirë, në mënyrë që ky tipar të trashëgohej tek pasardhësit. Dhe e gjithë kjo bëhej për qëllimet praktike të njerëzve.

Nuk është shumë e vështirë të kuptohet rëndësia e zbutjes së kafshëve dhe bimëve. Kur njerëzit filluan të mbjellin e të korrin ata u përqendruan rreth tokave pjellore. Është pikërisht agrikultura ajo që shënoi një pikë kthesë në jetën e njerëzve duke krijuar qytetërime më të qëndrueshme. Shtimi i prodhimit ndikoi në rritjen e popullsisë. Njerëzit nuk kishin më pse të gjuanin kafshë, një punë e rrezikshme dhe që kërkonte më shumë kohë. Tashmë njëriu e prodhonte vetë ushqimin dhe nevoja të tjera praktike, duke përdorur bimët dhe kafshët e zbutura.

Është agrikultura ajo që ndikoi në zhvillimin e qytetërimit njerëzor, por po ashtu agrikultura sot është një ndër shkaqet kryesore që ndikon në ndryshimet klimatike, ndryshime të cilat nuk do jenë pa pasoja për qytetërimin tonë.

Bazuar: https://www.nationalgeographic.org/encyclopedia/domestication/

Rreziku Global nga Pabarazia.

Jeta në Tokë është në rrezik prej ndryshimeve klimatike, sulmeve nukleare, tkurrja e burimeve dhe hendeku mes të pasurve dhe të varfërve.
 
Ky është titulli i një artikulli interesant të publikuar në National Geographic nga Jared Diamond (profesor gjeografie në universitetin e Kalifornisë, autor i shumë librave dhe fitues i çmimit Pulitzer). Sipas tij, bota sot po përballet me probleme të mëdha, ndër to është edhe pabarazia e theksuar mes të pasurve dhe të varfërve.
  
"Shtetet më të pasura të Botës, të tilla si Luksemburgu dhe SHBA-ja, kanë të ardhura mesatare për person 100 herë më të larta sesa në shtetet e varfëra si, Burundi apo Republika Demokratike e Kongos. Kjo është një tragjedi për vendet e varfëra. Por, a është një tragjedi kanosëse edhe për të pasurat? 
Deri më tani jo, sepse këta njerëz të varfër që jetonin në vende të largëta nuk ishin në dijeni të stilit të jetesës tonë, madje edhe nëse e dinin dhe zemëroheshin për këtë, thjesht nuk kishin se çfarë të bënin."
 
Por, kohët kanë ndryshuar dhe Jared Diamond vë në dukje se për shkak të globalizmit shtetet e varfëra mund të krijojnë probleme në shtetet e pasura. Dhe ai sjell tre shembuj për të treguar se si pabarazia nuk do mund të "tretet" lehtë në stomakun e trazuar të kohës sonë.
  
I pari ka të bëjë me shëndetin.
"Përhapja e sëmundjeve është një rezultat i pamenduar i globalizmit. Sëmundje të frikshme mumd të përhapen në vendet e pasura, prej udhëtarëve që vijnë nga vende ku masat publike shëndetësore janë të dobëta dhe ku ka epidemi. Të tilla sëmundje si, gripi, kolera, por edhe sëmundje të reja si AIDS, Ebola dhe Marburg".
 
  I dyti është terrorizmi.
"Pabarazia globale në vetvete nuk është shkaku direkt i akteve terroriste. Ekstremizmi fetar dhe psikopatologjia individuale luan një rol thelbësor. Çdo shtet ka njerëz të rrezikshëm që priren për të vrarë, problemi është se, vendet e pazhvilluara nuk munden dot t'i kontrollojnë", thotë ai. Dhe më tutje thotë se informacioni i dhënë nga mediat ka bërë që edhe njerëzit në shtetet e varfëra të njihen me standardet e larta të jetesës në vendet e zhvilluara, standarde që ata për vete nuk i kanë. E në këto kushte, të dëshpëruar dhe të zemëruar për nivelin e ulët të jetesës mund t'i nxisë në veprime terroriste. Pra,  disa bëhen terrorist, disa e tolerojnë, kurse disa të tjerë e mbështesin.
"Unë parashikoj se në të ardhmen do të ketë më shumë akte terroriste kundër ShBA-së, Europës, Japonisë dhe Australisë", thekson Jared Diamond."

   Ndërsa shembulli i tretë që sjellë, është vala e madhe e imigrantëve nga vendet në zhvillim drejt vendeve të zhvilluara.
"Në shumicën e vendeve në zhvillim, rritja e nivelit të jetesës është qëllimi kryesor. Por, milionat e njerëzve që jetojnë në këto shtete, nuk do të presin për të parë nëse qeveria e tyre po përmirëson kushtet e jetesës apo jo. Në fakt ata do të tentojnë të imigrojnë". Dhe sipas tij, pavarësisht qëllimeve të mira apo të dhunshme që mund të kenë imigrantët ata, sidoqoftë do krijojnë një situatë të papërballueshme. Sepse pavarësisht imigrimit në shtetet e pasura sërisht do jetë e pamundur të arrihet për të gjithë mirëqenia.
"Thjesht bëni llogaritë" thotë ai. "Në shtetet e pasura, shkalla mesatare e konsumit për person është 30 herë më e lartë se në shtetet e varfëra". Që do të thotë se në mënyrë që shtetet e varfëra të arrijnë standardet e vendeve të pasura do të duhej të rrisin shkallën e konsumit për person. Problemi është se sot nuk ka aq shumë burime për të suportuar një botë të mbipopulluar me një shkallë konsumi në rritje.

   Përveç pabarazisë Jared Diamond shkruan edhe për rrezikun potencial nga sulmet nukleare. Ai thotë se është e mundshme që një shtet të sulmojë një shtet tjetër për të eliminuar arsenalin e rivalit (p.sh konflikti mes Indisë dhe Pakistanit). Ose veçanërisht e mundshme është vjedhja e bombave nukleare nga terroristët ose krijimi i tyre nga ata.

    Ndryshimet klimatike janë po ashtu një kërcënim i frikshëm dhe shumë real për qytetërimin njerëzor. "Ndryshimet klimatike po shkaktojnë aktualisht rritjen mesatare të temperaturës, thatësira, rritjen e variacioneve të motit, uljen e prodhimit ushqimor, përhapjen e sëmundjeve dhe gjithashtu, po rritet niveli i detit".

    Sot njerzit janë më të informuar rreth këtyre rreziqeve qe i kanosen botës, por edhe nëse nuk besoni se ndryshimet klimatike janë të shkaktuara nga veprimtaria industriale prapë se prapë duhet të kuptojmë se karburantet fosile dhe mineralet janë resurse të papërtëritshme, pra, ato janë rezerva që do të mbarojnë. Ne duhet të përqendrohemi tek burimet natyrore të rinovueshme. Sa i përket këtij problemi, pra tkurrjes së resurseve, Jared Diamond pohon "ne po përballemi me uljen e revervave të naftës, disa mineraleve, shpyllëzimit dhe ujit të pijshëm".
   
Në fund të artikullit ai krahason krizën në të cilën ndodhet sot bota me një garë shpejtësie mes kalit të shkatërrimit dhe kalit të shpresës. "Brenda pak dekadash ne do të kuptojmë se cili nga të dy kuajt ka fituar garën" thotë ai.

Burimi: Nacional Geographic, botim i datës 12, 2018, fq, 17.

Thursday, December 17, 2015

Civilizime te medha jane ngritur dhe rrezuar per shkak se deshtuan per te parandaluar degradimin e tokes, ne te cilen ishin themeluar. Bota moderne mund te vuaje nga i njejti fat.



Profesoresha Mary Scholes dhe Dr Bob Scholes kane publikuar nje artikull ne revisten e njohur "Science", ku pershkruajne se si prodhueshmeria e shume tokave eshte reduktuar dramatikisht per shkak te erozionit, akumulimit te kripes dhe mbarimit te lendeve ushqyese.

"Kultivimi i tokes vazhdimisht dhe per nje kohe te gjate shkaterron bakteret qe konvertojne lenden organike ne te ushqyeshme", thote Mary Schole. Megjithate teknologjia e permiresuar, perfshire perdorimin e larte te fertilizuesve, ujitjen dhe lerimin, thjesht sa na jep nje ndjenje sigurie qe nuk eshte e vertete. Perafersisht 1% e tokes ne planet degradohet cdo vit. Ne Afrike, ku rritja e ardhshme e agrikultures do te ndodhe, rreth 8% e tokes eshte degraduar nga erozionet dhe shterrimi i lendeve ushqyese te tokes eshte i perhapur.
"Prodhueshmeria e tokes eshte karakteristike biofizike dhe sociale. Eshte karakteristike sociale per shkak se njerezimi eshte shume i varur nga toka per prodhimin e ushqimeve", thote Bob Scholes.

Prodhueshmeria e tokes ishte nje mister per njerezit e lashte. Fermeret tradicionale thonin se toka po behet e lodhur, e semure apo e ftohur; zgjidhja ishte te pritej derisa toka ta merrte veten. Nga mesi i shekullit 20-te mbjellja e bimeve per te kontrolluar prodhueshmerine dhe nje industri globale agrokimike u krijua per ta rregulluar kete problem. Toka u pa thjesht si nje matrice inerte, ku mund te shtoje fertilizues per te rritur lendet ushqyese. Kjo pikepamje driteshkurter coi ne nje rritje te paprecedente ne prodhimin ushqimor, por gjithashtu kontribuoi ne ngrohjen globale dhe ne ndotjen e ujerave nentokesore, lumenjve, liqeneve dhe ekosistemin bregdetar. Aktivitetet e nderlidhura me agrikulturen jane aktualisht pergjegjese per nje te treten e clirimit te gazeve sere, me shume se gjysma e ketyre e kane prejardhjen nga toka.
Zevendesimi i proceseve fertilizuese te tokes me varesine e dhenies se tyre nga jashte e ka bere ekosistemin e tokes dhe njerezimin te prekshem ndaj nderprerjes se ketyre fertilizuesve, pershembull per shkak te rritjes se cmimit te tyre.
Per ta mbajtur te qendrueshem dhe te sigurte prodhimin ushqimor na duhet nje sistem agrikulture i tokes qe te jete me i perafruar me ekosistemin natyral dhe qe gjithashtu perfiton nga rritja e prodhimit qe eshte bere e mundur nga bioteknologjia nepermjet fertilizuesve jo-organike.



Burimi, kliko ketu.