Search This Blog

Showing posts with label Etologji. Show all posts
Showing posts with label Etologji. Show all posts

Thursday, July 4, 2019

Pilivesat femra shtiren sikur kanë vdekur për të shmangur avancimet e meshkujve.

Shumë kafshë bëjnë sikur kanë vdekur për të shmangur grabitqarët, por disa pilivesa femra  kanë një teknikë mjaft kreative për të shmangur avancimet agresive të meshkujve në periudhën e çiftëzimit.

Një studim i ri i publikuar në revistën "Ecology" raporton se femrat e species Aeshna juncea (lloj pilivese) pasi është çiftëzuar, linja e parë mbrojtëse për të është thjesht të largohet sa më shpejt nga meshkujt e tjerë dhe të gjej një vend të mirë e të vetmuar për të lënë vezët e saj. Por, nganjëherë nuk është edhe kaq e thjeshtë dhe asaj i duhet të përballet edhe me vdekjen.

Rassim Khelifa po studionte efektet e ndryshimeve klimatike te vezët e kësaj specie në Alpet e Zvicrës si student i Ph.D në Departamentin e Evolucionit Biologjik dhe Studimeve Mjedisore në Universitetin e Zyrihut. Dhe ndërsa po bënte këto vëzhgime ai u ndesh me këtë aktrim interesant të një insekti të vogël. Në mënyrë që të koleksionte vezë Khalifa duhej që të zinte në kurth pilivesat femra dhe kuptoi se nganjëherë, kur ndaj tyre ushtrohej një sjellje agresive dhe e padëshiruar nga meshkuj, ato ndalonin në ajër bënin një tingull të zhurmshëm, pastaj merrnin pikiatën dhe përplaseshin në barishtet. Nga 35 femra pilivesash që vëzhgoi në natyrë Khalifa, në dy pellgje të ndryshëm, 27 prej tyre e përformuan këtë vdekje të shtirur dhe që ishte i suksesshëm në 60 përqind të rasteve.

Ndoshta duket strategji e panevojshme dhe e rrezikshme, por meshkujt e kësaj specie janë tepër agresiv në kohën e çiftëzimit aq sa shpesh herë femra përfundon e plagosur ose e mbytur nga përpjekjet për t'u larguar prej tyre.

Burimi:
https://animals.howstuffworks.com/insects/female-dragonflies-fake-death-avoid-sex.htm

Mjeshtër të maskimit.

Insektet maskojnë veten e tyre në mënyra të ndërlikuara dhe të mrekullueshme për t'iu shmangur grabitqarëve.

Kur flasim për biologji, imitacioni (mimikria) ndodhet kudo në natyrë. Luanët e përdorin kamuflimin për t'u përzier me mjedisin e tyre në Savana. Bretkosat gjithashtu përdorin mimikrinë për t'iu përshtatur ambjentit të gjelbër. Dhe më i famshmi, kameleoni arrin madje, të ndryshojë edhe ngjyrë për t'u miksuar me mjedisin e tij.

Prej kohësh kërkuesit shkencorë kanë qenë të mrekulluar me imitacionin (mimikrinë) dhe për disa bashkëkohës të Darwinit, si natyralisti Alfred Russel Wallace, ishte pikërisht mimikria dhe kamuflazhi që i ndihmoi ata të bindeshin për fuqinë e seleksionimit natyror. Natyra seleksion tiparet më të suksesshme: insektet që arrijnë të maskohen më mirë duke u përzier me mjedisin kanë më pakë gjasë që të bëhen pre dhe kanë më shumë mundësi të kalojnë gjenet e tyre si dhe aftësinë për t'u fshehur, gjeneratave të ardhshme. Madje forma të imitacionit të gjetheve datojnë mbrapa në kohë deri në kohën e dinozaurëve.

Në fotot e mëposhtme të marra nga revista National Geographic, kemi paraqitur dy forma të përsosura maskimi: 1) Deroplatys trigonodera është një insekt që ka pamjen e një gjetheje në dekompozim. 2) Phyllium giganteum është një tjetër insekt-gjethe, por kësaj rradhe ky insekt ka pamjen e një gjetheje të gjelbër dhe formën e saj që është gati e pamundur t'a dallosh. Jo vetëm imiton formën dhe ngjyrën, por edhe aftësinë për t'u lëkundur si një gjethe që e merr era kur ajo lëviz.

Burimi: https://www.google.com/amp/s/relay.nationalgeographic.com/proxy/distribution/public/amp/news/2014/03/140321-insects-fossil-camouflage-mimicry-pictures

Mushkonjat dhe pasojat e tyre.

Të vogla dhe të bezdisshme. Na pickojnë pastaj largohen dhe pastaj kruhemi. Sigurisht të gjithë i dimë këto. I kemi provuar.

Megjithatë, përveç mushkonjave që pickojnë e largohen ka edhe nga ato që përhapin sëmundje. Malaria për shembull, sëmundje  kjo që rrezikon miliona jetë njerëzish çdo vit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (World Health Organization) në një raport të bërë në vitin 2017 u raportuan 219 milion raste të malaries dhe përafërsisht 435,000 vdekje nga malaria.

Por, a janë të gjitha mushkonjat kaq të këqija?! Sigurisht që jo. Vetëm disa specie që i përkasin gjinisë anopheles dhe vetëm mushkonjat femra e përhapin sëmundjen e malarias. Madje edhe vetë mushkonjat janë të infektuara nga malaria. Ato vetë nuk shkaktojnë sëmundje, por e mbartin dhe e transmetojnë atë. Pra, çfarë e shkakton malarian? Një gjë fare e vogël, mikroskopike në fakt. Një parazit një-qelizor i quajtur Plasmodium. Ky parazit riprodhohet dhe zhvillohet brenda trupit të mushkonjës dhe kur ajo pickon një njeri, për të thithur gjakun më të cilin ushqen vezët e saj, paraziti i ndodhur në gjëndrën e pështymës së mushkonjës, injektohet dhe kalon në gjakun e personit të pickuar.

Dhe si ja bëjnë mushkonjat që arrijnë të "bashkëjetojnë" me këtë parazit? Përgjigjen e kësaj pyetje e kanë dhënë një ekip studiuesish nga Instituti Kombëtar i Alegjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ShBA. Ata zbuluan komponentin e sistemit imunitar të mushkonjës që e lejon atë të jetojë bashkë me parazitin. Kur paraziti futet në gjakun e njeriut ai shkon në mëlçi dhe atje shumohet, pastaj rikthehet në gjak duke infektuar rruazat e kuqe të gjakut. Por, mushkonjat nuk kanë rruaza të kuqe të gjakut. Në njëfarë mënyrë ato kanë gjak pa ngjyrë. Dhe qelizat e tyre të gjakut quhen haemocytes. Ekipi i shkencëtarëve vëzhgoi një nën-grup mushkonjash që përhapin malarien, se si sillen ato në praninë e parazitit. Ata panë se qelizat e gjakut lëshonin pika plazme membrame të quajtur microvesicles. Kjo aktivizonte një shumicë proteinash që gjurmonin dhe shkatërronin mikrobin infektues. Kështu, paraziti Plasmodium preferon më mirë të qëndrojë vetëm në gjëndrën e pështymës sesa të shkojë në gjak ku do të vdiste.

Mushkonjat që përhapin malarian përveç se kanë qenë pjesë e shumë studimeve shkencore, ka kohë që gjithashtu janë bërë shkak i një debati të gjatë të natyrës shkencore dhe etike, nëse ato duhet të zhduken apo jo. Sidoqoftë ne nuk dimë akoma për efektin që zhdukja e tyre do kishte në ekosistem dhe aq më tepër kur studimi i treguar më sipër (apo dhe studime të tjera) mund të na japë një alternativë tjetër. Cameron Webb, entomolog klinik në universitetin Sidney thotë, "ne mund t'a shmangim debatin nëse nuk i zhdukim mushkonjat që shkaktojnë malarie, por i modifikojnë ato deri në atë pikë sa të mos transmetojnë më parazitin".

Referencat:
https://www.who.int/malaria/en/

https://www.who.int/features/qa/10/en/

https://cosmosmagazine.com/biology/why-mosquitoes-don-t-die-from-malaria

Milingonat: mikpritëse dhe luftarake.

Një nga tiparet dalluese të tyre është, të qenët i shoqërueshëm. Milingonat janë kafshë sociale dhe kanë një mënyrë organizimi mjaft të veçantë. Ato nuk janë thjesht punëtore të përkushtuara. Punëtoret janë vetëm një nga shumë kastat e shoqërisë së tyre. Brenda kolonisë punët janë të ndara. Disa merren me rritjen e të vegjëlve, disa me servirjen e ushqimit ndërsa të tjera janë të ngarkuara me hapjen e dhomave të tjera në fole.
    Milingonat njihen për sjellje të çuditshme. Në fakt, ato janë shumë mikpritëse. Është parë se milingonat shpesh herë "ftojnë miq" në folenë e tyre. Disa specie jetojnë me parazitë, insekte ose kafshë të tjera të vogla si p.sh minj, merimanga, brumbuj etj të cilët ushqehen dhe strehohen nga kolonia e milingonave, por nuk japin asgjë si shpërblim.
   Por, mikpritja dhe bashkëpunimi nuk janë të vetmet aspekte të karakterit të tyre social. Ato janë gjithashtu të afta për të luftuar. Milingonat janë janë e vetmja kafshë, përveç njeriut, që mban ushtri të organizuar dhe zakonisht e përdorin për të kapur skllevër. Ky tipar agresiv i tyre vihet re më së shumti tek milingonat e Amazonës. Duke qenë se fizikisht nuk janë punëtore efiçente ato përdorin specie të tjera në koloninë e tyre të bëjnë punë të ndryshme. Natyra agresive e tyre është parë edhe në plaçkitjet dhe grindjet mbi kufinjtë territorialë, grindje të cilat mund të çojnë në armiqësi që zgjasin për vite me rradhë ndërmjet kolonive të ndryshme.

Marrë nga "A closer look at animal kingdom", - Encyclopedia Britannica.