Search This Blog

Thursday, December 17, 2015

10 faqet me anti-shkencore sipas Skeptoid.


Nr. 10.
Huffington Post
Nje nga faqet me trafikun me te madh ne internet per sa i perket lajmeve, opinioneve ceshtjeve te ndryshme. Promovon ne menyre agresive mjeksine alternative (homeopathy), detoksifikimin dhe kunder vaksinimit. Per me teper, editoret e saj nuk lejojne publikimin e fakteve qe kundershtojne artikujt e tyre.
Mund te lexoni nje artikull te gjate nga salon.com per kete ceshtje:
http://www.salon.com/2009/07/30/huffington_post/

Nr. 9.
Conservapedia.com
Nese deshironi te dini per dinozauret, gjeologjine, datimin radiometrik, sistemin diellor, pllakat tektonike ose per gjithcka tjeter qe ka lidhje me shkencat e natyres, atehere Conservapedia eshte burimi numer 1 per t'iu dhene pergjigje te gabuara per secilen nga keto fusha. Me sa duket krijuesi i saj, aktivisti i krishtere Andrew Schlafly vendosi ta krijonte kete faqe si kunderpergjigje e materialeve anti-kristiane ne Wikipedia.

Nr. 8.
Cryptomundo.com
Cryptomundo promovon virtualisht cdo bishe mitike sikur te ishin gjallesa reale. Kriptozoologjia mund te jete qejf dhe hobi per disa, por metoda qe ndjek eshte antishkencore.

Nr. 7.
9/11 Truth.org
Faqja e konspiracionisteve qe pretendojne se vete shteti amerikan ka rrezuar Kullat Binjake, e cila ka nje trafik shume te ulet dhe e mbushur plot me materiale qe nuk eshte se thjesht analizojne, por gjejne prova qe mbeshtesin perfundimin qe kane arritur pa bere analizen e fakteve me pare.

Nr. 6.
Mercola.com
Portal per shitjen e produkteve te mjeksise alternative, promovues te pseudoshkences qe shitet si shkence. Krijuesi i saj eshte paralajmeruar tre here nga "U.S. Food and Drug Administration" per te ndaluar pretendimet e paligjshme per efikasitetin e produkteve te tij. Pavaresisht kesaj, ai vazhdon te shese produkte te mjeksise alternative edhe pse nuk kane asnje efekt pozitiv, pervecse efekte negative.

Nr 5.
Answers in Genesis (answersingenesis.org)
Faqe e kreacionisteve te krishtere qe besojne se Toka ka moshen vetem 6,000 vjece, se njerezit dhe dinozauret kane jetuar njekohesisht, etj etj.

Nr. 4.
Australian Vaccination Network (avn.org.au)
Faqe qe promovon fushaten kunder vaksinimit per shkak se sipas tyre vaksinat shkaktojne autizmin dhe shume semundje te tjera, megjithese keto pretendime nuk kane asnje baze shkencore.

Nr. 3.
Prison Planet / InfoWars (prisonplanet.com).
Nuk ka ndonje diference midis Prison Planet dhe InfoWars, te cilat jane te dyja faqe konspiracioniste te themeluara nga Alex Jones.
Ne keto dy faqe publikohen artikuj te shumte per Iluminatin dhe planet e tyre per te pushtuar boten, nder shume te tjera.

Nr. 2.
Age of Autism (ageofautism.com).
Ashtu si faqja tjeter me siper edhe kjo faqe publikon artikuj te shumte, ku pretendohet se vaksinat shkaktojne autizmin dhe si gjithmone, nuk kane asnje mbeshtetje shkencore.

Nr. 1.
Natural News (naturalnews.com).
Faqe e krijuar nga Mike Adams, i cili eshte aktivist kunder farmaceutikes. Publikon vazhdimisht artikuj per konspiracionet e kompanive farmaceutike dhe mendon se industria mjeksore ne menyre sekrete deshiron t'i mbaje te gjithe te semure qe te perfitojne sa me shume para. Nder te tjera, do te gjeni artikuj te tipit "New World Order" dhe shume konspiracione te tjera pafund.

Referenca: Skeptoid.

Molekula te rrezikshme jane gjetur ne cigaret elektronike. 

 

Cigaret elektronike prodhojne radikale te lira, molekula te lidhura me demtimin e qelizave dhe kancerin, dhe mund te rrezikojne shendetin e perdoruesve, sipas hulumtuesve.
Ne vend te tymit, cigaret elektronike prodhojne grimca te lengta qe qendrojne ne ajer (aerosolet). Hulumtuesit kane matur radikalet e lira ne aerosolet e cigareve elektronike dhe gjeten se jane 100 deri 1,000 here me pak se ne cigaret e zakonshme, por serish potencialisht te rrezikshme.
Cigaret elektronike e shperndajne nikotinen ne avull uji ne vend te djegies se duhanit. Bateria qe vepron ne keto pajisje eshte pare si nje alternative e cigareve tradicionale.
Studime te meparshme per cigaret elektronike kishin gjetur nivele te uleta te aldehideve, te cilat jane komponime kimike qe shkaktojne demtim te qelizave. Por, deri me tani askush nuk kishte pare per radikale te lira tek cigaret elektronike, te cilat jane teper aktive dhe shkaktaret e kancerit te lidhur me tymin e duhanit, semundjeve kardiovaskulare dhe semundjeve kronike te mushkerive.

"Ky eshte studimi i pare qe tregon se keto radikale shume aktive gjenden ne aerosolet e cigareve elektronike", tha profesor Richie. Rezultatet jane publikuar ne revisten "Chemical Research in Toxicology".

"Radikalet, per te cilat po flasim, jane me shume se sa mund te marresh nga ajri i zonave shume te ndotura", tha profesor Richie. Radikalet ne kete rast prodhohen nga pajisja qe nxeh tretesiren e nikotines ne temperature te larte.

Studime te metejshme duhet te kryhen per te percaktuar efektet e ketyre radikaleve teper aktive te cigareve elektronike.

Perktheu: Genti Mngl​

Burimi, 1 dhe 2 (kliko)


Ne prag te rikthimit te gjuetise se balenave ne Japoni dikush mund te pyese: Perse t'i shpetojme balenat? 



Balenat jane te njohura per inteligjencen e tyre dhe eshte dicka qe shkencetaret po punojne per ta kuptuar. Gjithashtu, vrasja e balenave eshte pjese e debatit ne Japoni nese eshte vertete e nevojshme te vriten per t'u studiuar.  Por, pertej detyrimit moral ne jemi pergjegjes per renien e numrit te popullatave te ndryshme te balenave dhe duhet te jemi gjithashtu pergjegjes per ta sjelle numrin e balenave ne nje nivel te shendetshem.

Balenat luajne nje rol te rendesishem ne riciklimin e lendeve ushqyese. Jashteqitjet e tyre, pershembull, e bejne me te arritshem karbonin organik per organizmat me te vogla. Madje edhe mbetjet e trupit te balenes se vdekur jane te rendesishme per riciklimin e karbonit, vecanerisht ne transferimin e karbonit ne thellesit te detit.  Renia e trupave te vdekur te balenave dergon ne shtratin e detit karbonin qe eshte marre ne siperfaqe ne formen e planktoneve. Sa me e madhe balena eshte aq me e madhe eshte sasia e karbonit qe ndodhet ne trupin e saj.
Eshte vleresuar se nese numri i balenave cohet ne nivelin natyral do te mund te dergoheshin ne shtratin e detit te pakten 160,000 ton karbon cdo vit nepermjet trupave te vdekur te balenave. Kjo sasi karboni eshte e barabarte sa sasia qe clirojne 36 autobuze cdo dite!
Per me teper, trupat e vdekur te balenave ne shtratin e detit sherbejne si burim ushqimor per qindra organizma te tjere. Pra, balenat jane nje pjese e rendesishme e ekosistemit detar.
Pervec aspektit ekologjik, balenat sherbejne edhe per turizem detar. Llogaritet se vetem ne USA turizmi detar mund te gjeneroje deri ne 413 milion dollare cdo vit.


Burimi, kliko ketu.

Celulosa, njera nga molekulat qe ka ndryshuar boten. 



Pothuajse gjysma e karbonit organik ndodhet i lidhur ne celuloze. Vleresohet se rreth 100 miliard tone celuloze prodhohet dhe shkaterrohet cdo vit nga gjallesat. Jo vetem qe ndodhet ne sasi te medha, por eshte edhe e riperdorshme.
Mundesia e perdorimit te celulozes si lende e pare dhe te lire ka nxitur prej kohesh interesin e kimisteve dhe sipermarresve.
Ne vitin 1830 u zbulua se celuloza mund te tretej ne acid nitrik te perqendruar duke formuar nje tretesire, e cila nese hidhej ne uje formonte nje puder te bardhe qe ishte shume e djegshme dhe shperthyese. Zbulimi i kesaj vetie te celulozes u be nga Friedrich Schonbein ne Bazel te Zvicres, por komercializimi i saj duhej te priste deri ne vitin 1845.
Schonbein ishte duke eksperimentuar me perzjerjet e acidit nitrik dhe acidit sulfurik ne kuzhinen e shtepise kunder deshires se gruas se tij, e cila ia kishte ndaluar ne menyre kategorike zhvillimin e eksperimenteve te tilla ne shtepi. Por, nje dite qe nuk ishte gruaja ne shtepi ai nisi te bente eksperimente me substancat kimike. I shqetesuar se mos e gjente gruaja duke bere serish eksperimente ai mori me nxitim perparesen prej pambuku te gruas se tij per te fshire tretesiren e acidit nitrik qe i ishte derdhur dhe me pas e vari siper sobes per t'u thare. Nuk zgjati shume dhe perparesja shpertheu me nje zhurme dhe drite te forte. Se si do te kete reaguar gruaja e tij, kur ka gjetur kuzhinen te shkaterruar, mund ta merrni vete me mend.
Schonbein e quajti "schiessbaumwolle", ose "arma prej pambuku", komponimin e ri shperthyes qe ishte formuar nga bashkeveprimi kimik i acidit nitrik me pambukun.

Pambuku eshte 90% celuloze dhe tani ne e dime se komponimi i ri ishte nitroceluloza, i cili formohet kur nje grup nitro (NO2) zevendeson hidrogjenin (H) ose grupin (-OH) ne pozicione te ndryshme te molekules. Nuk zevendesohen te gjitha keto, por sa me shume te zevendesohen aq me shperthyese dhe e paqendrueshme eshte nitroceluloza.
Schonbein duke e pare rendesine tregtare te zbulimit te tij filloi te ndertonte fabrika per te prodhuar nitroceluloze duke shpresuar se nje dite do te zevendesonte barutin. Por, nitroceluloza eshte shume e rrezikshme per shkak te paqendrueshmerise se saj nese nuk mbahet e thate dhe me shume kujdes. Ne ate kohe efekti destabilizues i acidit nitrik qe mbetej ne nitroceluloze pas prodhimit nuk ishte kuptuar akoma dhe prandaj shume fabrika te u shkaterruan nga shperthime te fuqishme duke e falimentuar biznesin e Schonbein. Vetem ne vitin 1860 u zhvilluan metoda te posacme qe largonin acidin nitrik te tepert duke e bere me te qendrueshme nitrocelulozen.
Me vone, kontrolli i procesit te nitrimit coi ne nitroceluloza te ndryshme, duke perfshire eksploziv me permbajtje te larte nitratesh dhe me permbajtje te ulet nitratesh, sic ishin materialet kolodion dhe celuloidi.
Kolodioni (celuloze me permbajtje te ulet nitratesh) eshte nitroceluloze e perziere me alkool dhe uje dhe eshte perdorur gjeresisht per fotografite.
Celuloidi, perzierje e nitrocelulozes me kamfor, ishte nje nga plastikat e para te suksesshme dhe eshte perdorur fillimisht si film per fotot e levizshme. Nje derivat tjeter i celulozes eshte acetati i celulozes, e cila ishte me pak e djegshme se nitroceluloza dhe prandaj e zevendesoi ate per shume perdorime.

Biznesi i fotografise dhe kinematografise sot eshte nje sipermarrje ekonomike gjigante dhe ia detyrojne fillimin e tyre struktures se vecante te molekules e celulozes.


Burimi:
"Kopsat e Napoleonit -17 molekulat qe ndryshuan boten" -Penny Le Couteur & Jay Burreson, faqe 84-85.

Prania e oksigjenit nuk eshte prove vendimtare per ekzistencen e jetes ne planetet qe mund te jene te banueshem jashte sistemit diellor. 


Atmosfera e Tokes permban oksigjen per shkak se bimet vazhdimisht e prodhojne ate nepermjet fotosintezes. Sasia e bollshme e oksigjenit mundeson zhvillimin e jetes, si pershembull te kafsheve. Prandaj eshte menduar se prania e oksigjenit eshte shenje e pranise se jetes ne planetet jashte sistemit diellor. Tashme shkencetaret kane paraqitur nje hipoteze te re, sipas te ciles planetet mund te kene sasi te medha oksigjeni qe nuk eshte prodhuar nga gjallesat, por nga proceset abiotike (jo-jetesore).
Oksigjeni abiotik mund te prodhohet nga uji ne prani te oksidit te titanit dhe rrezeve UV (ultraviolet). Sipas kesaj, sugjerohet se ky reaksion fotokatalitik mund te prodhoje sasi te medha oksigjeni abiotik ne planete te tjere.
Deri me tani ishte menduar se nese nje planet ka oksigjen, atehere duhet te kete ndonje lloj forme jete qe e ka prodhuar nepermjet fotosintezes. Prandaj eshte hamendesuar se gjate kerkimit per shenja te jetes ne planetet qe mund te jene te banueshem jashte sistemit diellor prania e oksigjenit ne atmosfere mund te konsiderohej si shenje e pranise se jetes. Por, sipas ketij studimi, ky hamendesim eshte i gabuar.

Hulumtimi shkencor i drejtuar nga Dr. Narita ka treguar se sasia e oksigjenit abiotik te prodhuar nga reaksioni fotokatalitik i oksidit te titanit, i cili ndodhet me shumice ne siperfaqet e planeteve, meteoriteve dhe ne Hene, nuk mund te shperfillet.
Per nje planet qe ndodhet ne nje mjedis te ngjashem me sistemin Diell-Toke reaksioni fotokatalitik i vazhdueshem i oksidit te titanit te vetem 0.05% te siperfaqes se planetit do te prodhonte sasine e oksigjenit qe ndodhet aktualisht ne planet.
Shkencetaret gjeten se edhe ne procesin me pak efektiv te reaksionit fotokatalitik te oksidit te titanit ne nje planet qe ndodhet prane nje dielli me temperature te ulet do te prodhonte serish sasine aktuale te oksigjenit qe ndodhet ne planet duke oksiduar vetem 3% te oksidit te titanit ne siperfaqe.
Dr. Narita tha se "Kerkimi per jete ne planetet jashte sistemit diellor nepermjet vezhgimeve astronomike duhet te kombinoje njohurine nga fusha te ndryshme te shkences dhe te promovohen kerkimet e astrobiologjise per te vertetuar perfundimisht pranine e shenjave te jetes".

Perktheu: Genti Mngl​

Burimi, kliko ketu

Nivelet e oksigjenit dhe fillimet e zjarreve.




Nje hulumtim i ri tregon se perphapja e zjarreve filloi me shume se 80 milion vjet pasi bimet fillimisht "pushtuan" token. Te dhenat tregojne se edhe pse bimet jane zbuluar te kene qene ne toke me shume se 440 milion vjet me pare prania e zjarrit duket shume e zbehte ne ate kohe.
Profesori Scott, nje nga dy hulumtuesit, tha se "ajo cfare na befasoi nga keto zjarre te hershme ishte djegia e shkurreve, ashtu sic mund ta shohim ne anatomine e bimes se djegur nepermjet skanimit me mikroskop elektronik ne pjeset e qymyrit te drurit te fosilizuar". Ai shtoi se "kjo mund te jete per shkak se bimet atehere ishin te vogla dhe te kufizuara ne shperndarjen e tyre, por pergjate 50 vjeteve bimet u diversifikuan dhe u shperndane pergjate globit dhe disa bime ishin peme qe mund te sherbenin si karburant per zjarre. Djegie te shumta te pyjeve filluan me pas, megjithate ne mund te shohim perhapjen e depozitave te qymyrit te drurit nepermjet "Periudhes Carboniferous" 358-323 milion vjet me pare".

Ekipi i hulumtuesve beson se nuk ishte mungesa e lendes se pare per djegie (pemet) qe ndaloi perhapjen e madhe te zjarreve ne pyje, por niveli i ulet atmosferik i oksigjenit. Sugjerohet se vetem kur niveli i oksigjenit arriti ne 17% te perberjes se atmosferes (sot eshte 21%) zjarret filluan te perhapen. Sipas tyre ky nivel i oksigjenit u arrit rreth 360 milion vjet me pare, gjate "Periudhes Devoniane". Kjo periudhe kohore percakton nje faze te rendesishme te Sistemit te Tokes dhe zjarret e rregullta do te kene luajtur nje rol te rendesishem ne evolucionin e bimeve dhe te kafsheve.


Burimi, kliko ketu.

Shmangia e te pashmangmes.




Endrra se mund t'ia hedhim vdekjes ka evoluar ne nje kerkim shkencor per te rritur jetegjatesine. Shkencetaret dhe doktoret po shohin per menyrat se si mund te rritet numri i viteve qe ne jetojme pa semundje kronike, kancer apo pa renie te aftesive kognitive. Por, para se te nderhyjme duhet te kuptojme mekanizmin qelizor dhe molekular qe shkakton plakjen dhe senesencen (ndalimi i ndarjes se qelizave). Disa te dhena per kete mendohet te jene tek telomeret, te cilat jane majat e kromozomeve dhe tkurren me kalimin e kohes. Ndersa te dhena te tjera jane ne qelizat burimore ("stem cells"), te cilat mund te riparojne indet e demtuara vetem per nje fare kohe. Gjithashtu edhe mitokondria, e ashtuquajtuara "centrali elektrik" i qelizes, mund te kete pergjigjet qe kerkojme per rritjen e jetegjatesise.
Studime te tjera drejtohen nga plakja e mikroorganizmave qe ndodhen ne te brendshmet e njeriut dhe qe jane thelbesore per jeten. Ne nje nivel mekanik, modulimi i perdorimit ose prodhimit te  koenzimes NAD+ mund te rrise jetegjatesine.
Iniciativat e "geroscience" (shkenca qe merret me studimin e lidhjes se plakjes me semundjet) kane per qellim shfrytezimin e njohurive themelore ne hulumtimin per plakjen dhe per te promovuar perparimin e pergjithshem ne plakjen e shendetshme.
Pyetjet mbeten ne fushen e kerkimit per plakjen. Nepermjet modifikimt te gjithckaje nga gjenet tek dietat, temperatura mjedisore e ciftezimit, shkencetaret kane krijuar mizat "Methuselah", te cilat kane jetegjatesi me te madhe se sa do te kishin ne menyre natyrale, dhe kafshe te tjera me jetegjesi te madhe kane mundesuar mbledhjen e njohurive themelore ne biologjine plakjes. Akoma, shkencetaret mbeten pa pergjigje per pyetjet me bazike, si pershembull cfare e percakton jetegjatesine e kafsheve? Nderkohe, nje grup biologesh molekulare po kerkojne per menyrat se si ta masin plakjen biologjike te nje njeriu perkundrejt plakjes kronologjike, por kerkimi ka rezultuar se eshte e pakuptueshme.

Perktheu: Genti Mngl​

Burimi, kliko ketu.


Nje menyre e re per te perfituar energji ne vendet me pak burime natyrore.



Mbledhja e sigurt dhe sistematike e jashteqitjeve te njeriut ne vendet me pak burime natyrore energjetike mund te jete nje burim i vlefshem energjetik me perfitime te pacmueshme shendetesore dhe mjedisore.

Biogasi eshte potencialisht i mundshem nga jashteqitjet e njeriut ne mbare boten dhe mund te kete nje vlere sa 9.5 miliard dollare gaz natyror, sipas nje raporti te Institutit per Ujin te nje universiteti kanadez nen varesine e Kombeve te Bashkuara.
Mbetjet e jashteqitjeve pas tharjes mund te prodhojne nepermjet djegies nje energji te barazvlefshme sa 2 milion tone qymyr druri duke e frenuar prerjen e pemeve. Vlera e energjise mund te duket e vogel, por perfitimet ne shendetin boteror dhe mjedisor do te ishin te medha duke qene se do te conte ne nje trajtim me te sigurt te jashteqitjeve te njerezve ne vendet me pak burime natyrore.
Biogasi i perftuar ne kete menyre nen kushte te kontrolluara duke perdorur teknologjite inovative eshte nje karburant potencial per te furnizuar me energji 138 milion shtepi, po aq sa ka shtepi ne Indonezi, Brazil dhe Etiopi te marra se bashku.
Biogazi eshte perafersisht 60% metan ne volum dhe gjenerohet nepermjet aktivitetit te baktereve ne lenden fekale dhe ne cdo lende tjeter organike ne nje sistem anaerobik (pa oksigjen).
Sipas Kombeve te Bashkuara 2.4 miliard njerez nuk kane akses ne mjedise sanitare te rregullta dhe pothuajse 1 miliard njerez (60% e tyre ne Indi) nuk perdorin fare tualet duke i nxjerre jashteqitjet ne mjedis te hapur.
Nese vetem fekalet e personave qe nuk i kryejne nevojat e tyre ne mjedis te hapur do te mund te perdorej per te prodhuar biogaz mund te gjeneroheshin deri ne 200 milion dollare cdo vit duke arritur deri ne 376 milion dollare. Vlera e energjise ne kete rast do te ishte e barazvlefshme me energjine elektrike qe iu nevojitet 10 deri 18 milion shtepive te banoreve lokale. Ndersa procesimi i mbetjeve te fekaleve pas prodhimit te biogazit do te ishte e barazvlefshme sa 4.8 deri ne 8.5 milion ton qymyr druri duke sherbyer si lende e pare per furrat industriale.

Perktheu: Genti Mngl​

Burimi, kliko ketu.

Civilizime te medha jane ngritur dhe rrezuar per shkak se deshtuan per te parandaluar degradimin e tokes, ne te cilen ishin themeluar. Bota moderne mund te vuaje nga i njejti fat.



Profesoresha Mary Scholes dhe Dr Bob Scholes kane publikuar nje artikull ne revisten e njohur "Science", ku pershkruajne se si prodhueshmeria e shume tokave eshte reduktuar dramatikisht per shkak te erozionit, akumulimit te kripes dhe mbarimit te lendeve ushqyese.

"Kultivimi i tokes vazhdimisht dhe per nje kohe te gjate shkaterron bakteret qe konvertojne lenden organike ne te ushqyeshme", thote Mary Schole. Megjithate teknologjia e permiresuar, perfshire perdorimin e larte te fertilizuesve, ujitjen dhe lerimin, thjesht sa na jep nje ndjenje sigurie qe nuk eshte e vertete. Perafersisht 1% e tokes ne planet degradohet cdo vit. Ne Afrike, ku rritja e ardhshme e agrikultures do te ndodhe, rreth 8% e tokes eshte degraduar nga erozionet dhe shterrimi i lendeve ushqyese te tokes eshte i perhapur.
"Prodhueshmeria e tokes eshte karakteristike biofizike dhe sociale. Eshte karakteristike sociale per shkak se njerezimi eshte shume i varur nga toka per prodhimin e ushqimeve", thote Bob Scholes.

Prodhueshmeria e tokes ishte nje mister per njerezit e lashte. Fermeret tradicionale thonin se toka po behet e lodhur, e semure apo e ftohur; zgjidhja ishte te pritej derisa toka ta merrte veten. Nga mesi i shekullit 20-te mbjellja e bimeve per te kontrolluar prodhueshmerine dhe nje industri globale agrokimike u krijua per ta rregulluar kete problem. Toka u pa thjesht si nje matrice inerte, ku mund te shtoje fertilizues per te rritur lendet ushqyese. Kjo pikepamje driteshkurter coi ne nje rritje te paprecedente ne prodhimin ushqimor, por gjithashtu kontribuoi ne ngrohjen globale dhe ne ndotjen e ujerave nentokesore, lumenjve, liqeneve dhe ekosistemin bregdetar. Aktivitetet e nderlidhura me agrikulturen jane aktualisht pergjegjese per nje te treten e clirimit te gazeve sere, me shume se gjysma e ketyre e kane prejardhjen nga toka.
Zevendesimi i proceseve fertilizuese te tokes me varesine e dhenies se tyre nga jashte e ka bere ekosistemin e tokes dhe njerezimin te prekshem ndaj nderprerjes se ketyre fertilizuesve, pershembull per shkak te rritjes se cmimit te tyre.
Per ta mbajtur te qendrueshem dhe te sigurte prodhimin ushqimor na duhet nje sistem agrikulture i tokes qe te jete me i perafruar me ekosistemin natyral dhe qe gjithashtu perfiton nga rritja e prodhimit qe eshte bere e mundur nga bioteknologjia nepermjet fertilizuesve jo-organike.



Burimi, kliko ketu.

Wednesday, December 16, 2015

5 menyra se si kimikatet mund ta shpetojne boten nga ngrohja globale.


Kur vjen puna tek ceshtjet mjedisore industria kimike nuk ka reputacionin me te mire. Por, serish ka nje rol te rendesishem ne zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike per te na shpetuar nga katastrofa klimaterike dhe mund te gjeneroje njekohesisht mundesi globale per zhvillimin ekonomik.

1. Ruajtja e energjise dhe transporti.
Rritja e perdorimit te energjise nga burime te rinovueshme, si pershembull nga panelet diellore, do te rrise kerkesen per ruajtjen dhe transportin e energjise. Ne mund te gjenerojme mjaftueshem energji per te gjithe planetin duke mbuluar vetem 3% te siperfaqes tokesore me panele diellore te teknologjise se fundit photovoltaike. Por, vendi me i mire per keto panele eshte ne mes te shkretetirave, dmth larg konsumatoreve dhe keshtu duhet te transportohet ne distanca te largeta. Shkalla e veprimit ne kete rast do te thote se nuk mund te perdorim baterite e teknologjise ekzistuese. Tashme jemi te afte te transportojme dhe te ruajme sasi te medha te energjise ne formen e gazeve apo lengjeve ne rrjetin global te tubacioneve, ne kontejnjere dhe ne makina transporti. Keshtu qe ne vend te nxjerrjes se karburantit fosil nga shkretetira mund te prodhojme ne keto te fundit kimikate me permbajtje te larte energjie, si pershembull hidrogjeni, metani dhe amoniaku kurdo here qe energjia e paster eshte e disponueshme.

2. Prodhimi i fertilizuesve (apo sic i njohim ne shqip "plehrat kimike").
Amoniaku perdoret gjithashtu per te prodhuar fertilizues dhe prodhimi i tij ne shkalle te gjere ishte nje arritje e madhe ne perpjekjet per te ushqyer nje popullsi globale ne rritje. Industria e fertilizuesve eshte akoma nje konsumues i madh i energjise dhe duke prodhuar amoniak prane qendrave te burimeve te rinovueshme te energjise ne vend te qendrave te centralizuara do te perbente nje faktor te rendesishem ne reduktimin e emetimit te dioksidit te karbonit ne atmosfere. Por, per te prodhuar amoniak duhet hidrogjen, i cili eshte prezent ne te gjitha kimikatet me permbajtje te larte energjetike (karburantet) dhe se fundmi duhet uje per procesin e prodhimit. Duke qene se panelet diellore vendosen neper shkretetira ku uji pothuajse mungon perben pengesen me serioze te prodhimit te amoniakut ne keto zona.

3. Makinat elektrike.
Transporti publik i furnizuar nga elektriciteti eshte menyra e vetme e shmangies se ndotjes se qyteteve, por kjo kerkon te permiresohet menyra e ruajtjes se energjise. Permiresime te vazhdueshme ne materialet e baterive kane cuar ne uljen e cmimit te makinave elektrike dhe ne rritjen e performances se tyre. Progresi i metejshem eshte i mundur.
Perparime jane bere ne teknologjite plotesisht te reja te kombinimit te litiumit me oksigjen ose squfur duke hapur rrugen per gjeneraten tjeter te makinave elektrike. Gjithashtu, kemi makina qe prodhojne elektricitet nepermjet qelizave me karburant hidrogjeni, por keto qeliza jane akoma shume te kushtueshme per shkak te perdorimit te platinit.

4. Energjia e fshehur.
Industria kimike vete eshte nje lojetar i rendesishem ne tregun e energjise. Impiantet mund te rrisin ose shkurtojne perdorimin e tyre te energjise duke ia kerkuar kete operatoreve te tyre furnizues kur po prodhohet shume ose pak energji ne menyre qe te balancohet kerkese-oferta. Gjithashtu mund te sigurojne nje magazinim te energjise.
Shume kimikate prodhohen ne shume stade, disa prej te cilave kerkojne me shume energji se te tjerat. Duke zhvilluar proceset qe kerkojne me shume energji kur ka shume energji te disponueshme (pershembull, kur ka me shume rreze dielli) dhe ruajtja e kimikateve te prodhuara per nje trajtim te mevonshem eshte e efektshme ne ruajtjen e energjise. Do te thote se fabrikat do te perdorin me pak energji gjate momenteve kur ajo kerkohet me shume (ne kohet e pikut) duke lene me shume energji te disponueshme per njerezit.

5. Materialet e rralle.
Llambat LED moderne konsumojne 10% te energjise fale teknologjise se gjysempercuesve te bazuar ne nitridin e galiumit. Por, kjo vjen me nje cmim per shkak se galiumi eshte element i rralle ne toke dhe perdoret vetem ne sasi te vogla ne llambat LED. Mund te duket gje e mi
re ne pamje te pare, por ne fakt eshte shume i veshtire per t'u ricikluar dhe mund te kete pengesa ne prodhimin e llambave LED me rritjen e kerkese ne treg per to. I njejti problem haset me metalet fisnike si platini ne filtrat katalitike ne makinat diesel dhe e elektrodat e qelizave te karburantit.  Duke optimizuar teknologjine mund te reduktojme nevojen per keto metale te rralla dhe keshtu behen me te lira, por serish megjithese duket mire mund ta beje ricklimin e tyre te pamundur.

Perktheu: Genti Mngl​

Burimi: I Fucking Love Science

Sunday, July 12, 2015

Majmunet levizin krahun avatar nepermjet mendjes se tyre.


Per here te pare hulumtuesit kane arritur te kombinojne fuqine e trurit te shume majmuneve rhezus per te levizur nje krah dixhital per te bere detyra te ndryshme me te, sipas studimit te publikuar ne Scientific Reports.
Nese nje lidhje e tille do te ishte e mundur tek njerezit ne do te ishim te afte per te zgjidhur probleme shume me mire se sa cdo individ vetem.
Hulumtuesit e kane ditur prej nje kohe te gjate se truri ka tendencen per t'u sinkronizuar. Kur dy njerezve iu caktohet i njejti aktivitet neuronet ne trute e tyre fillojne te punojne me te njejten shpejtesi dhe ne te njejtin vend te trurit, madje edhe nese njerezit nuk jane instruktuar per te bashkepunuar. Eshte fenomen i mirevezhguar qe trute jane ne menyre te natyrshme te prirur per te bashkepunuar me njeri-tjetrin.
Hulumtuesit e ketij studimi e dinin se e njejta do te ishte e vertete per majmunet dhe donin te shikonin nese kjo konvergjence mund te zbatohej edhe ne nderfaqen tru-makine. Ne studim, ata vendosen grupe me dy ose tre majmune ne dhoma te ndara perpara nje ekrani kompjuteri. Cdo majmun kishte nje elektrode te implantuar ne pjeset e trurit qe kane te bejne me aftesite motorike dhe "somatosensation" qe eshte ndjesia se trupi eshte i pozicionuar ne hapesire.
Majmunet te gjithe kishin kontroll te perbashket te krahut dixhital, te afte per ta levizur pergjate akseve te ndryshme, bashke, dhe munden te kryenin detyren e levizjes se krahut kundrejt nje objektivi rrethor ne ekran. Sapo e arrin kete hulumtuesit i shperblenin me leng frutash. Ata fillimisht mesuan ta levizin krahun me joystick, ndersa me vone hulumtuesit iu vendosen implante ne trurin e tyre per ta levizur vetem nepermjet mendjes.
Pergjate disa javeve majmunet u bene me te afte per te punuar bashke dhe akoma me shpejt. Nga mbledhja e te dhenave gjeten se me shume neurone ishin ne funksionim kur majmunet punonin bashke dhe ne te njejtat zona te trurit.
Ky lloj bashkepunimi neurologjik midis njerezve mund te ishte shume i dobishem per detyrat, ku shume mendje jane me mire se sa nje, si pershembull gjate operacionit kirurgjik.

***
Referenca

Popular Science

Scientific Reports​