Cigaret elektronike prodhojne radikale te lira, molekula te lidhura me demtimin e qelizave dhe kancerin, dhe mund te rrezikojne shendetin e perdoruesve, sipas hulumtuesve.
Ne vend te tymit, cigaret elektronike prodhojne grimca te lengta qe qendrojne ne ajer (aerosolet). Hulumtuesit kane matur radikalet e lira ne aerosolet e cigareve elektronike dhe gjeten se jane 100 deri 1,000 here me pak se ne cigaret e zakonshme, por serish potencialisht te rrezikshme.
Cigaret elektronike e shperndajne nikotinen ne avull uji ne vend te djegies se duhanit. Bateria qe vepron ne keto pajisje eshte pare si nje alternative e cigareve tradicionale.
Studime te meparshme per cigaret elektronike kishin gjetur nivele te uleta te aldehideve, te cilat jane komponime kimike qe shkaktojne demtim te qelizave. Por, deri me tani askush nuk kishte pare per radikale te lira tek cigaret elektronike, te cilat jane teper aktive dhe shkaktaret e kancerit te lidhur me tymin e duhanit, semundjeve kardiovaskulare dhe semundjeve kronike te mushkerive.
"Ky eshte studimi i pare qe tregon se keto radikale shume aktive gjenden ne aerosolet e cigareve elektronike", tha profesor Richie. Rezultatet jane publikuar ne revisten "Chemical Research in Toxicology".
"Radikalet, per te cilat po flasim, jane me shume se sa mund te marresh nga ajri i zonave shume te ndotura", tha profesor Richie. Radikalet ne kete rast prodhohen nga pajisja qe nxeh tretesiren e nikotines ne temperature te larte.
Studime te metejshme duhet te kryhen per te percaktuar efektet e ketyre radikaleve teper aktive te cigareve elektronike.
Perktheu: Genti Mngl
Burimi, 1 dhe 2 (kliko)
No comments:
Post a Comment