Balenat jane te njohura per inteligjencen e tyre dhe eshte dicka qe shkencetaret po punojne per ta kuptuar. Gjithashtu, vrasja e balenave eshte pjese e debatit ne Japoni nese eshte vertete e nevojshme te vriten per t'u studiuar. Por, pertej detyrimit moral ne jemi pergjegjes per renien e numrit te popullatave te ndryshme te balenave dhe duhet te jemi gjithashtu pergjegjes per ta sjelle numrin e balenave ne nje nivel te shendetshem.
Balenat luajne nje rol te rendesishem ne riciklimin e lendeve ushqyese. Jashteqitjet e tyre, pershembull, e bejne me te arritshem karbonin organik per organizmat me te vogla. Madje edhe mbetjet e trupit te balenes se vdekur jane te rendesishme per riciklimin e karbonit, vecanerisht ne transferimin e karbonit ne thellesit te detit. Renia e trupave te vdekur te balenave dergon ne shtratin e detit karbonin qe eshte marre ne siperfaqe ne formen e planktoneve. Sa me e madhe balena eshte aq me e madhe eshte sasia e karbonit qe ndodhet ne trupin e saj.
Eshte vleresuar se nese numri i balenave cohet ne nivelin natyral do te mund te dergoheshin ne shtratin e detit te pakten 160,000 ton karbon cdo vit nepermjet trupave te vdekur te balenave. Kjo sasi karboni eshte e barabarte sa sasia qe clirojne 36 autobuze cdo dite!
Per me teper, trupat e vdekur te balenave ne shtratin e detit sherbejne si burim ushqimor per qindra organizma te tjere. Pra, balenat jane nje pjese e rendesishme e ekosistemit detar.
Pervec aspektit ekologjik, balenat sherbejne edhe per turizem detar. Llogaritet se vetem ne USA turizmi detar mund te gjeneroje deri ne 413 milion dollare cdo vit.
Burimi, kliko ketu.
No comments:
Post a Comment