Search This Blog

Showing posts with label Ekologji. Show all posts
Showing posts with label Ekologji. Show all posts

Thursday, December 17, 2015

Ne prag te rikthimit te gjuetise se balenave ne Japoni dikush mund te pyese: Perse t'i shpetojme balenat? 



Balenat jane te njohura per inteligjencen e tyre dhe eshte dicka qe shkencetaret po punojne per ta kuptuar. Gjithashtu, vrasja e balenave eshte pjese e debatit ne Japoni nese eshte vertete e nevojshme te vriten per t'u studiuar.  Por, pertej detyrimit moral ne jemi pergjegjes per renien e numrit te popullatave te ndryshme te balenave dhe duhet te jemi gjithashtu pergjegjes per ta sjelle numrin e balenave ne nje nivel te shendetshem.

Balenat luajne nje rol te rendesishem ne riciklimin e lendeve ushqyese. Jashteqitjet e tyre, pershembull, e bejne me te arritshem karbonin organik per organizmat me te vogla. Madje edhe mbetjet e trupit te balenes se vdekur jane te rendesishme per riciklimin e karbonit, vecanerisht ne transferimin e karbonit ne thellesit te detit.  Renia e trupave te vdekur te balenave dergon ne shtratin e detit karbonin qe eshte marre ne siperfaqe ne formen e planktoneve. Sa me e madhe balena eshte aq me e madhe eshte sasia e karbonit qe ndodhet ne trupin e saj.
Eshte vleresuar se nese numri i balenave cohet ne nivelin natyral do te mund te dergoheshin ne shtratin e detit te pakten 160,000 ton karbon cdo vit nepermjet trupave te vdekur te balenave. Kjo sasi karboni eshte e barabarte sa sasia qe clirojne 36 autobuze cdo dite!
Per me teper, trupat e vdekur te balenave ne shtratin e detit sherbejne si burim ushqimor per qindra organizma te tjere. Pra, balenat jane nje pjese e rendesishme e ekosistemit detar.
Pervec aspektit ekologjik, balenat sherbejne edhe per turizem detar. Llogaritet se vetem ne USA turizmi detar mund te gjeneroje deri ne 413 milion dollare cdo vit.


Burimi, kliko ketu.

Civilizime te medha jane ngritur dhe rrezuar per shkak se deshtuan per te parandaluar degradimin e tokes, ne te cilen ishin themeluar. Bota moderne mund te vuaje nga i njejti fat.



Profesoresha Mary Scholes dhe Dr Bob Scholes kane publikuar nje artikull ne revisten e njohur "Science", ku pershkruajne se si prodhueshmeria e shume tokave eshte reduktuar dramatikisht per shkak te erozionit, akumulimit te kripes dhe mbarimit te lendeve ushqyese.

"Kultivimi i tokes vazhdimisht dhe per nje kohe te gjate shkaterron bakteret qe konvertojne lenden organike ne te ushqyeshme", thote Mary Schole. Megjithate teknologjia e permiresuar, perfshire perdorimin e larte te fertilizuesve, ujitjen dhe lerimin, thjesht sa na jep nje ndjenje sigurie qe nuk eshte e vertete. Perafersisht 1% e tokes ne planet degradohet cdo vit. Ne Afrike, ku rritja e ardhshme e agrikultures do te ndodhe, rreth 8% e tokes eshte degraduar nga erozionet dhe shterrimi i lendeve ushqyese te tokes eshte i perhapur.
"Prodhueshmeria e tokes eshte karakteristike biofizike dhe sociale. Eshte karakteristike sociale per shkak se njerezimi eshte shume i varur nga toka per prodhimin e ushqimeve", thote Bob Scholes.

Prodhueshmeria e tokes ishte nje mister per njerezit e lashte. Fermeret tradicionale thonin se toka po behet e lodhur, e semure apo e ftohur; zgjidhja ishte te pritej derisa toka ta merrte veten. Nga mesi i shekullit 20-te mbjellja e bimeve per te kontrolluar prodhueshmerine dhe nje industri globale agrokimike u krijua per ta rregulluar kete problem. Toka u pa thjesht si nje matrice inerte, ku mund te shtoje fertilizues per te rritur lendet ushqyese. Kjo pikepamje driteshkurter coi ne nje rritje te paprecedente ne prodhimin ushqimor, por gjithashtu kontribuoi ne ngrohjen globale dhe ne ndotjen e ujerave nentokesore, lumenjve, liqeneve dhe ekosistemin bregdetar. Aktivitetet e nderlidhura me agrikulturen jane aktualisht pergjegjese per nje te treten e clirimit te gazeve sere, me shume se gjysma e ketyre e kane prejardhjen nga toka.
Zevendesimi i proceseve fertilizuese te tokes me varesine e dhenies se tyre nga jashte e ka bere ekosistemin e tokes dhe njerezimin te prekshem ndaj nderprerjes se ketyre fertilizuesve, pershembull per shkak te rritjes se cmimit te tyre.
Per ta mbajtur te qendrueshem dhe te sigurte prodhimin ushqimor na duhet nje sistem agrikulture i tokes qe te jete me i perafruar me ekosistemin natyral dhe qe gjithashtu perfiton nga rritja e prodhimit qe eshte bere e mundur nga bioteknologjia nepermjet fertilizuesve jo-organike.



Burimi, kliko ketu.