Search This Blog

Thursday, December 17, 2015

Nivelet e oksigjenit dhe fillimet e zjarreve.




Nje hulumtim i ri tregon se perphapja e zjarreve filloi me shume se 80 milion vjet pasi bimet fillimisht "pushtuan" token. Te dhenat tregojne se edhe pse bimet jane zbuluar te kene qene ne toke me shume se 440 milion vjet me pare prania e zjarrit duket shume e zbehte ne ate kohe.
Profesori Scott, nje nga dy hulumtuesit, tha se "ajo cfare na befasoi nga keto zjarre te hershme ishte djegia e shkurreve, ashtu sic mund ta shohim ne anatomine e bimes se djegur nepermjet skanimit me mikroskop elektronik ne pjeset e qymyrit te drurit te fosilizuar". Ai shtoi se "kjo mund te jete per shkak se bimet atehere ishin te vogla dhe te kufizuara ne shperndarjen e tyre, por pergjate 50 vjeteve bimet u diversifikuan dhe u shperndane pergjate globit dhe disa bime ishin peme qe mund te sherbenin si karburant per zjarre. Djegie te shumta te pyjeve filluan me pas, megjithate ne mund te shohim perhapjen e depozitave te qymyrit te drurit nepermjet "Periudhes Carboniferous" 358-323 milion vjet me pare".

Ekipi i hulumtuesve beson se nuk ishte mungesa e lendes se pare per djegie (pemet) qe ndaloi perhapjen e madhe te zjarreve ne pyje, por niveli i ulet atmosferik i oksigjenit. Sugjerohet se vetem kur niveli i oksigjenit arriti ne 17% te perberjes se atmosferes (sot eshte 21%) zjarret filluan te perhapen. Sipas tyre ky nivel i oksigjenit u arrit rreth 360 milion vjet me pare, gjate "Periudhes Devoniane". Kjo periudhe kohore percakton nje faze te rendesishme te Sistemit te Tokes dhe zjarret e rregullta do te kene luajtur nje rol te rendesishem ne evolucionin e bimeve dhe te kafsheve.


Burimi, kliko ketu.

No comments:

Post a Comment