Mbledhja e sigurt dhe sistematike e jashteqitjeve te njeriut ne vendet me pak burime natyrore energjetike mund te jete nje burim i vlefshem energjetik me perfitime te pacmueshme shendetesore dhe mjedisore.
Biogasi eshte potencialisht i mundshem nga jashteqitjet e njeriut ne mbare boten dhe mund te kete nje vlere sa 9.5 miliard dollare gaz natyror, sipas nje raporti te Institutit per Ujin te nje universiteti kanadez nen varesine e Kombeve te Bashkuara.
Mbetjet e jashteqitjeve pas tharjes mund te prodhojne nepermjet djegies nje energji te barazvlefshme sa 2 milion tone qymyr druri duke e frenuar prerjen e pemeve. Vlera e energjise mund te duket e vogel, por perfitimet ne shendetin boteror dhe mjedisor do te ishin te medha duke qene se do te conte ne nje trajtim me te sigurt te jashteqitjeve te njerezve ne vendet me pak burime natyrore.
Biogasi i perftuar ne kete menyre nen kushte te kontrolluara duke perdorur teknologjite inovative eshte nje karburant potencial per te furnizuar me energji 138 milion shtepi, po aq sa ka shtepi ne Indonezi, Brazil dhe Etiopi te marra se bashku.
Biogazi eshte perafersisht 60% metan ne volum dhe gjenerohet nepermjet aktivitetit te baktereve ne lenden fekale dhe ne cdo lende tjeter organike ne nje sistem anaerobik (pa oksigjen).
Sipas Kombeve te Bashkuara 2.4 miliard njerez nuk kane akses ne mjedise sanitare te rregullta dhe pothuajse 1 miliard njerez (60% e tyre ne Indi) nuk perdorin fare tualet duke i nxjerre jashteqitjet ne mjedis te hapur.
Nese vetem fekalet e personave qe nuk i kryejne nevojat e tyre ne mjedis te hapur do te mund te perdorej per te prodhuar biogaz mund te gjeneroheshin deri ne 200 milion dollare cdo vit duke arritur deri ne 376 milion dollare. Vlera e energjise ne kete rast do te ishte e barazvlefshme me energjine elektrike qe iu nevojitet 10 deri 18 milion shtepive te banoreve lokale. Ndersa procesimi i mbetjeve te fekaleve pas prodhimit te biogazit do te ishte e barazvlefshme sa 4.8 deri ne 8.5 milion ton qymyr druri duke sherbyer si lende e pare per furrat industriale.
Perktheu: Genti Mngl
Burimi, kliko ketu.
No comments:
Post a Comment