Search This Blog

Thursday, December 17, 2015

Shmangia e te pashmangmes.




Endrra se mund t'ia hedhim vdekjes ka evoluar ne nje kerkim shkencor per te rritur jetegjatesine. Shkencetaret dhe doktoret po shohin per menyrat se si mund te rritet numri i viteve qe ne jetojme pa semundje kronike, kancer apo pa renie te aftesive kognitive. Por, para se te nderhyjme duhet te kuptojme mekanizmin qelizor dhe molekular qe shkakton plakjen dhe senesencen (ndalimi i ndarjes se qelizave). Disa te dhena per kete mendohet te jene tek telomeret, te cilat jane majat e kromozomeve dhe tkurren me kalimin e kohes. Ndersa te dhena te tjera jane ne qelizat burimore ("stem cells"), te cilat mund te riparojne indet e demtuara vetem per nje fare kohe. Gjithashtu edhe mitokondria, e ashtuquajtuara "centrali elektrik" i qelizes, mund te kete pergjigjet qe kerkojme per rritjen e jetegjatesise.
Studime te tjera drejtohen nga plakja e mikroorganizmave qe ndodhen ne te brendshmet e njeriut dhe qe jane thelbesore per jeten. Ne nje nivel mekanik, modulimi i perdorimit ose prodhimit te  koenzimes NAD+ mund te rrise jetegjatesine.
Iniciativat e "geroscience" (shkenca qe merret me studimin e lidhjes se plakjes me semundjet) kane per qellim shfrytezimin e njohurive themelore ne hulumtimin per plakjen dhe per te promovuar perparimin e pergjithshem ne plakjen e shendetshme.
Pyetjet mbeten ne fushen e kerkimit per plakjen. Nepermjet modifikimt te gjithckaje nga gjenet tek dietat, temperatura mjedisore e ciftezimit, shkencetaret kane krijuar mizat "Methuselah", te cilat kane jetegjatesi me te madhe se sa do te kishin ne menyre natyrale, dhe kafshe te tjera me jetegjesi te madhe kane mundesuar mbledhjen e njohurive themelore ne biologjine plakjes. Akoma, shkencetaret mbeten pa pergjigje per pyetjet me bazike, si pershembull cfare e percakton jetegjatesine e kafsheve? Nderkohe, nje grup biologesh molekulare po kerkojne per menyrat se si ta masin plakjen biologjike te nje njeriu perkundrejt plakjes kronologjike, por kerkimi ka rezultuar se eshte e pakuptueshme.

Perktheu: Genti Mngl​

Burimi, kliko ketu.


No comments:

Post a Comment