Search This Blog

Thursday, December 17, 2015

Celulosa, njera nga molekulat qe ka ndryshuar boten. 



Pothuajse gjysma e karbonit organik ndodhet i lidhur ne celuloze. Vleresohet se rreth 100 miliard tone celuloze prodhohet dhe shkaterrohet cdo vit nga gjallesat. Jo vetem qe ndodhet ne sasi te medha, por eshte edhe e riperdorshme.
Mundesia e perdorimit te celulozes si lende e pare dhe te lire ka nxitur prej kohesh interesin e kimisteve dhe sipermarresve.
Ne vitin 1830 u zbulua se celuloza mund te tretej ne acid nitrik te perqendruar duke formuar nje tretesire, e cila nese hidhej ne uje formonte nje puder te bardhe qe ishte shume e djegshme dhe shperthyese. Zbulimi i kesaj vetie te celulozes u be nga Friedrich Schonbein ne Bazel te Zvicres, por komercializimi i saj duhej te priste deri ne vitin 1845.
Schonbein ishte duke eksperimentuar me perzjerjet e acidit nitrik dhe acidit sulfurik ne kuzhinen e shtepise kunder deshires se gruas se tij, e cila ia kishte ndaluar ne menyre kategorike zhvillimin e eksperimenteve te tilla ne shtepi. Por, nje dite qe nuk ishte gruaja ne shtepi ai nisi te bente eksperimente me substancat kimike. I shqetesuar se mos e gjente gruaja duke bere serish eksperimente ai mori me nxitim perparesen prej pambuku te gruas se tij per te fshire tretesiren e acidit nitrik qe i ishte derdhur dhe me pas e vari siper sobes per t'u thare. Nuk zgjati shume dhe perparesja shpertheu me nje zhurme dhe drite te forte. Se si do te kete reaguar gruaja e tij, kur ka gjetur kuzhinen te shkaterruar, mund ta merrni vete me mend.
Schonbein e quajti "schiessbaumwolle", ose "arma prej pambuku", komponimin e ri shperthyes qe ishte formuar nga bashkeveprimi kimik i acidit nitrik me pambukun.

Pambuku eshte 90% celuloze dhe tani ne e dime se komponimi i ri ishte nitroceluloza, i cili formohet kur nje grup nitro (NO2) zevendeson hidrogjenin (H) ose grupin (-OH) ne pozicione te ndryshme te molekules. Nuk zevendesohen te gjitha keto, por sa me shume te zevendesohen aq me shperthyese dhe e paqendrueshme eshte nitroceluloza.
Schonbein duke e pare rendesine tregtare te zbulimit te tij filloi te ndertonte fabrika per te prodhuar nitroceluloze duke shpresuar se nje dite do te zevendesonte barutin. Por, nitroceluloza eshte shume e rrezikshme per shkak te paqendrueshmerise se saj nese nuk mbahet e thate dhe me shume kujdes. Ne ate kohe efekti destabilizues i acidit nitrik qe mbetej ne nitroceluloze pas prodhimit nuk ishte kuptuar akoma dhe prandaj shume fabrika te u shkaterruan nga shperthime te fuqishme duke e falimentuar biznesin e Schonbein. Vetem ne vitin 1860 u zhvilluan metoda te posacme qe largonin acidin nitrik te tepert duke e bere me te qendrueshme nitrocelulozen.
Me vone, kontrolli i procesit te nitrimit coi ne nitroceluloza te ndryshme, duke perfshire eksploziv me permbajtje te larte nitratesh dhe me permbajtje te ulet nitratesh, sic ishin materialet kolodion dhe celuloidi.
Kolodioni (celuloze me permbajtje te ulet nitratesh) eshte nitroceluloze e perziere me alkool dhe uje dhe eshte perdorur gjeresisht per fotografite.
Celuloidi, perzierje e nitrocelulozes me kamfor, ishte nje nga plastikat e para te suksesshme dhe eshte perdorur fillimisht si film per fotot e levizshme. Nje derivat tjeter i celulozes eshte acetati i celulozes, e cila ishte me pak e djegshme se nitroceluloza dhe prandaj e zevendesoi ate per shume perdorime.

Biznesi i fotografise dhe kinematografise sot eshte nje sipermarrje ekonomike gjigante dhe ia detyrojne fillimin e tyre struktures se vecante te molekules e celulozes.


Burimi:
"Kopsat e Napoleonit -17 molekulat qe ndryshuan boten" -Penny Le Couteur & Jay Burreson, faqe 84-85.

No comments:

Post a Comment