Search This Blog

Wednesday, December 16, 2015

5 menyra se si kimikatet mund ta shpetojne boten nga ngrohja globale.


Kur vjen puna tek ceshtjet mjedisore industria kimike nuk ka reputacionin me te mire. Por, serish ka nje rol te rendesishem ne zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike per te na shpetuar nga katastrofa klimaterike dhe mund te gjeneroje njekohesisht mundesi globale per zhvillimin ekonomik.

1. Ruajtja e energjise dhe transporti.
Rritja e perdorimit te energjise nga burime te rinovueshme, si pershembull nga panelet diellore, do te rrise kerkesen per ruajtjen dhe transportin e energjise. Ne mund te gjenerojme mjaftueshem energji per te gjithe planetin duke mbuluar vetem 3% te siperfaqes tokesore me panele diellore te teknologjise se fundit photovoltaike. Por, vendi me i mire per keto panele eshte ne mes te shkretetirave, dmth larg konsumatoreve dhe keshtu duhet te transportohet ne distanca te largeta. Shkalla e veprimit ne kete rast do te thote se nuk mund te perdorim baterite e teknologjise ekzistuese. Tashme jemi te afte te transportojme dhe te ruajme sasi te medha te energjise ne formen e gazeve apo lengjeve ne rrjetin global te tubacioneve, ne kontejnjere dhe ne makina transporti. Keshtu qe ne vend te nxjerrjes se karburantit fosil nga shkretetira mund te prodhojme ne keto te fundit kimikate me permbajtje te larte energjie, si pershembull hidrogjeni, metani dhe amoniaku kurdo here qe energjia e paster eshte e disponueshme.

2. Prodhimi i fertilizuesve (apo sic i njohim ne shqip "plehrat kimike").
Amoniaku perdoret gjithashtu per te prodhuar fertilizues dhe prodhimi i tij ne shkalle te gjere ishte nje arritje e madhe ne perpjekjet per te ushqyer nje popullsi globale ne rritje. Industria e fertilizuesve eshte akoma nje konsumues i madh i energjise dhe duke prodhuar amoniak prane qendrave te burimeve te rinovueshme te energjise ne vend te qendrave te centralizuara do te perbente nje faktor te rendesishem ne reduktimin e emetimit te dioksidit te karbonit ne atmosfere. Por, per te prodhuar amoniak duhet hidrogjen, i cili eshte prezent ne te gjitha kimikatet me permbajtje te larte energjetike (karburantet) dhe se fundmi duhet uje per procesin e prodhimit. Duke qene se panelet diellore vendosen neper shkretetira ku uji pothuajse mungon perben pengesen me serioze te prodhimit te amoniakut ne keto zona.

3. Makinat elektrike.
Transporti publik i furnizuar nga elektriciteti eshte menyra e vetme e shmangies se ndotjes se qyteteve, por kjo kerkon te permiresohet menyra e ruajtjes se energjise. Permiresime te vazhdueshme ne materialet e baterive kane cuar ne uljen e cmimit te makinave elektrike dhe ne rritjen e performances se tyre. Progresi i metejshem eshte i mundur.
Perparime jane bere ne teknologjite plotesisht te reja te kombinimit te litiumit me oksigjen ose squfur duke hapur rrugen per gjeneraten tjeter te makinave elektrike. Gjithashtu, kemi makina qe prodhojne elektricitet nepermjet qelizave me karburant hidrogjeni, por keto qeliza jane akoma shume te kushtueshme per shkak te perdorimit te platinit.

4. Energjia e fshehur.
Industria kimike vete eshte nje lojetar i rendesishem ne tregun e energjise. Impiantet mund te rrisin ose shkurtojne perdorimin e tyre te energjise duke ia kerkuar kete operatoreve te tyre furnizues kur po prodhohet shume ose pak energji ne menyre qe te balancohet kerkese-oferta. Gjithashtu mund te sigurojne nje magazinim te energjise.
Shume kimikate prodhohen ne shume stade, disa prej te cilave kerkojne me shume energji se te tjerat. Duke zhvilluar proceset qe kerkojne me shume energji kur ka shume energji te disponueshme (pershembull, kur ka me shume rreze dielli) dhe ruajtja e kimikateve te prodhuara per nje trajtim te mevonshem eshte e efektshme ne ruajtjen e energjise. Do te thote se fabrikat do te perdorin me pak energji gjate momenteve kur ajo kerkohet me shume (ne kohet e pikut) duke lene me shume energji te disponueshme per njerezit.

5. Materialet e rralle.
Llambat LED moderne konsumojne 10% te energjise fale teknologjise se gjysempercuesve te bazuar ne nitridin e galiumit. Por, kjo vjen me nje cmim per shkak se galiumi eshte element i rralle ne toke dhe perdoret vetem ne sasi te vogla ne llambat LED. Mund te duket gje e mi
re ne pamje te pare, por ne fakt eshte shume i veshtire per t'u ricikluar dhe mund te kete pengesa ne prodhimin e llambave LED me rritjen e kerkese ne treg per to. I njejti problem haset me metalet fisnike si platini ne filtrat katalitike ne makinat diesel dhe e elektrodat e qelizave te karburantit.  Duke optimizuar teknologjine mund te reduktojme nevojen per keto metale te rralla dhe keshtu behen me te lira, por serish megjithese duket mire mund ta beje ricklimin e tyre te pamundur.

Perktheu: Genti Mngl​

Burimi: I Fucking Love Science

No comments:

Post a Comment