Search This Blog

Thursday, December 17, 2015

Prania e oksigjenit nuk eshte prove vendimtare per ekzistencen e jetes ne planetet qe mund te jene te banueshem jashte sistemit diellor. 


Atmosfera e Tokes permban oksigjen per shkak se bimet vazhdimisht e prodhojne ate nepermjet fotosintezes. Sasia e bollshme e oksigjenit mundeson zhvillimin e jetes, si pershembull te kafsheve. Prandaj eshte menduar se prania e oksigjenit eshte shenje e pranise se jetes ne planetet jashte sistemit diellor. Tashme shkencetaret kane paraqitur nje hipoteze te re, sipas te ciles planetet mund te kene sasi te medha oksigjeni qe nuk eshte prodhuar nga gjallesat, por nga proceset abiotike (jo-jetesore).
Oksigjeni abiotik mund te prodhohet nga uji ne prani te oksidit te titanit dhe rrezeve UV (ultraviolet). Sipas kesaj, sugjerohet se ky reaksion fotokatalitik mund te prodhoje sasi te medha oksigjeni abiotik ne planete te tjere.
Deri me tani ishte menduar se nese nje planet ka oksigjen, atehere duhet te kete ndonje lloj forme jete qe e ka prodhuar nepermjet fotosintezes. Prandaj eshte hamendesuar se gjate kerkimit per shenja te jetes ne planetet qe mund te jene te banueshem jashte sistemit diellor prania e oksigjenit ne atmosfere mund te konsiderohej si shenje e pranise se jetes. Por, sipas ketij studimi, ky hamendesim eshte i gabuar.

Hulumtimi shkencor i drejtuar nga Dr. Narita ka treguar se sasia e oksigjenit abiotik te prodhuar nga reaksioni fotokatalitik i oksidit te titanit, i cili ndodhet me shumice ne siperfaqet e planeteve, meteoriteve dhe ne Hene, nuk mund te shperfillet.
Per nje planet qe ndodhet ne nje mjedis te ngjashem me sistemin Diell-Toke reaksioni fotokatalitik i vazhdueshem i oksidit te titanit te vetem 0.05% te siperfaqes se planetit do te prodhonte sasine e oksigjenit qe ndodhet aktualisht ne planet.
Shkencetaret gjeten se edhe ne procesin me pak efektiv te reaksionit fotokatalitik te oksidit te titanit ne nje planet qe ndodhet prane nje dielli me temperature te ulet do te prodhonte serish sasine aktuale te oksigjenit qe ndodhet ne planet duke oksiduar vetem 3% te oksidit te titanit ne siperfaqe.
Dr. Narita tha se "Kerkimi per jete ne planetet jashte sistemit diellor nepermjet vezhgimeve astronomike duhet te kombinoje njohurine nga fusha te ndryshme te shkences dhe te promovohen kerkimet e astrobiologjise per te vertetuar perfundimisht pranine e shenjave te jetes".

Perktheu: Genti Mngl​

Burimi, kliko ketu

No comments:

Post a Comment