Search This Blog

Friday, July 3, 2020

Tetë sjellje të primatëve të ngjashme me njerëzit.

Ndërsa ne humbëm pjesën më të madhe të flokëve të trupit tonë dhe mbushëm trurin tonë, njerëzit janë evolucionarisht afër me "majmunët e mëdhenj" (Great Apes), me rreth 97 përqind të gjeneve tona në ADN që përputhen. Përtej dukjes, studiuesit kanë gjetur një numër befasues të sjelljeve njerëzore që praktikohen edhe nga majmunët.

1) Thuaj "jo". 

Bonobotë në kopshtin zoologjik të Leipzig u filmuan duke tundur kokën "jo" në mospranim, në mënyrë që fëmijët të ndalonin të luanin me ushqimin e tyre (në vend që ta hanin atë) ose të mbanin një fëmijë të mos largohej. Në një rast, një nënë e tërhoqi fëmijën e saj bonobo nga një përpjekje për t'u ngjitur në një pemë afër. Fëmija bëri përpjekje të vazhdueshme për të ngjitur pemën, ndërsa mamaja duke e sjellë atë poshtë përsëri. Përpjekja përfundimtare mbaroi me mamanë që e tërhoqi fëmijën nga këmba dhe tundi kokën ndërsa shikonte fëmijën.

Ndërsa studiuesit nuk janë të sigurt nëse bonobotë vërtetë nënkuptojnë "jo" me tundjen e kokës së tyre, rezultatet aludojnë se sjellja mund të jetë një pararendës i hershëm i gjesteve negative të lëkundjes së kokës tek njerëzit, sipas studiuesit Christel Schneider nga Instituti Max Planck për Antropologjinë Evolucionare në Leipzig. 

Jo do të thotë "jo", edhe për primatët e tjerë gjithashtu. "Në kopshtin zoologjik Arnhem, ne kishim një shimpanze femër që tundte kokën për të thënë" jo ". Për shembull, kur një fëmijë po i afrohej një mashkulli në humor të keq, femra do të tundte kokën në drejtim të fëmijës" tha Frans de Waal, një primatolog në Universitetin Emory.

2) Luten për ushqim.

Primatët e tjerë janë veçanërisht të mprehtë në gjestet tona. "Kjo është arsyeja pse komunikimi i majmunëve shpesh duket tepër njerëzor për ne," tha de Waal.  "Ata lypin ushqim me një dorë të hapur (mënyra sesi bëjnë lypësit në rrugë), kanë gjeste agresive që duken shumë njerëzore, goditje, prekje dhe përqafime ashtu si njerëzit, dhe kështu repertori gjestrual duket jashtëzakonisht njerëzor për ne".

 Një studim i vitit 2007 i kushërinjve tanë të gjallë më të afërt pra, shimpanzetë dhe bonobotë, tregoi se primatët ishin më të zhdërvjellët me gjestet e duarve dhe të këmbëve sesa me shprehjet e fytyrës. Një shimpanze i mitur në studim tregoi një lëkundje të tillë të dorës duke kombinuar gjestin e lypjes me një fytyrë të heshtur dhe të gjitha këto në përpjekje për të marrë ushqimin. Hulumtimi, i botuar në "Proceedings of the National Academy of Science" sugjeroi që njerëzit kanë komunikuar me gjuhën e shenjave shumë kohë përpara se të flisnin.

Një tjetër gjest i veçantë i gjetur tek primatët: mirëmbajtësit e kopshteve zoologjike raportuan nga një kopsht zoologjik britanik disa nga mandrillët (lloj majmuni) mbulonin sytë me njërën dorë për të bërë gjeste te majmunët e tjerë, "mos u shqetësoni". Në vitin 2011, studiuesi Mark Laidre nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, tha se ai beson se shenja mund të jetë dëshmi e kulturës sociale midis kafshëve.

3) Qeshin me të madhe.

"Ndoshta sjellja më njerëzore është e qeshura e majmunëve kur janë duke u gudulisur," tha De Waal për LiveScience. Gjithsesi ka disa ndryshime në të qeshurën:e qeshura e njerzve bëhet më e bërtitur gjatë frymënxjerrjes dhe megjithëse shimpanzetë mund ta bëjnë këtë, ata gjithashtu qeshin me një rrjedhë alternative të ajrit, brenda dhe jashtë, thonë studiuesit.

Në një studim të vitit 2009, studiuesit analizuan dhe regjistruan tingujt e të qeshurave nga gudulisja për orangutanët e rinj, shimpanzetë, gorillat dhe bonobotë, duke i krahasuar këto me të miturit njerëzore. Ata gjithashtu shikuan sesi vokalizimet përshtaten në pemën familjare evolucionare të këtyre primatëve, duke gjetur se përshtatja më e mirë përputhet me faktin se sa afër janë të lidhura speciet me njëra-tjetrën (bazuar në gjenetikë).

Të marra këto së bashku, rezultatet sugjerojnë një origjinë të përbashkët evolucionare për të qeshurat e shkaktuara nga gudulisja si te njerëzit ashtu edhe tek "majmunët e tjerë të mëdhenj" shkruajnë në revistën "Current Biology", Marina Davila Ross nga Universiteti i Portsmouth në Mbretërinë e Bashkuar dhe kolegët e tyre.

4) Njohin fytyrat.

Majmunët mund të zgjedhin një fytyrë nga një turmë ashtu siç munden njerëzit, sipas një studimi nga shkencëtarët në Institutin Max Planck për Biologjinë Kibernetike në Tübingen, Gjermani. "Që në moshë të re jemi mësuar me fytyrat e njerëzve të tjerë: një hundë të gjatë, lakiki i buzëve ose vetullat e trasha. Ne mësojmë të njohim dallimet e vogla që kontribuojnë në një pamje individuale", tha studiuesi i studimit, Christoph Dahl në një deklaratë. Majmunët gjithashtu mund t'i bëjnë këto dallime tek njëri tjetri gjithashtu.

Dahl dhe kolegët zbuluan aftësinë e majmunëve duke përdorur të ashtuquajturën fytyrë "Thatcher", në të cilën pjesë të caktuara të saj janë ndryshuar (për shembull, sytë dhe goja rrotullohen 180 gradë.) Këto ndryshime duken në mënyrë befasuese groteske kur shikohen përballë, por vështirë se vihet re kur përmbyset e gjithë fytyra. Aftësitë tona të përpunimit na lejojnë ne dhe majmunët të vërejmë ndryshime të tilla në tiparet e fytyrës, por kur përmbyset, kjo aftësi humbet.

Ndërsa majmunët makaku vunë re ndryshimet e shkëlqyera të fytyrës në të afërmit e tyre, ata i kushtuan shumë pak vëmendje fytyrave njerëzore tejet groteske.  E njëjta gjë ndodhi te njerëzit, të cilët nuk vunë re veçanërisht fytyrat e majmunëve.

5) Hanë ushqime të pashëndetshme për të qetësuar nervat.

Majmunët rehsus formojnë natyrshëm hierarki, duke përfshirë femrat mbizotëruese dhe vartëse. Majmunët e rangut më të ulët madje tregojnë shenja stresi, nga gërvishtjet e tepërta të trupit, zverdhja dhe larja e vetes, sipas Mark Wilson, një neuroshkencëtar në "Qendrën Kombëtare të hulumtimeve për Primatët të Yerkes-it" në Universitetin e Emory Georgia. Ata gjithashtu hanë më pak se homologët e tyre të rangut të lartë, ndoshta për shkak të këtij stresi.

Wilson dhe kolegët e tij e testuan këtë lidhje stres-rehati-ushqim duke i dhënë të gjitha femrave dominuese dhe vartëse lloje të caktuara dietash, me pak ose më shumë yndyrna.

 "Kur u dhamë atyre një dietë të ngjashme me dietën amerikane, pra me shumë yndyrë dhe sheqer, ajo që ndodhi është që vartësit hanë më shumë," tha Wilson kur u botua studimi.  "Është një ushqim komoditeti. Majmunët mbizotërues nuk e hanë atë më tepër sikurse vartësit". Ndërsa majmunët e rangut të lartë hëngrën vetëm gjatë orëve të ditës, vartësit e tyre vazhduan të presin ushqime me yndyrë (si edhe ato me pak yndyrë) ditën dhe natën.

6) Përdorin mjete.

Shimpanzetë janë speciet e vetme të kafshëve që njohin dhe përdorin një gamë të gjerë mjetesh komplekse. Në fillimin e viteve 1960, primatologia Jane Goodall shikoi për herë të parë një shimpanze në Tanzani që po përdorte një thupër bari si një mjet për të peshkuar termitet nga një tumë. Që atëherë, shimpanzetë kanë vazhduar të zbulojnë aftësitë e tyre mahnitëse për të krijuar dhe përdorur mjete të përparuara, duke përfshirë edhe disa që ishin thjesht për kënaqësi.

"Kutitë e veglave të shumicës së popullatave të shimpanzeve përbëhen nga rreth 20 lloje mjetesh, të cilat përdoren për funksione të ndryshme në jetën e përditshme, duke përfshirë jetesën, shoqërinë, seksin dhe vetë-mirëmbajtjen," shkroi primatologu William C. McGrew në një ese në  30 Prill 2010, botim i revistës Science.

7) Përdorin lodra specifike për gjininë. 

Të flasësh për seksin dhe lodrat, primatët jo-njerëzorë, ashtu si edhe njerëzit, duket se preferojnë lodra "të përshtatshme për gjininë".  Por, nëse kjo është rezultat i gjenetikës apo i shoqërizimit nuk është e qartë.

Te ne njerëzit, djemtë kanë tendencë të kenë më shumë preferenca të ngurta për librat specifike gjinorë, ndërsa vajzat janë më fleksibile në sallën e lojërave, duke zgjedhur që nga llojet e kamionëve përbindësh ashtu si edhe kukulla vajzash. Kërkimet kanë treguar si përvojat e hershme shoqërore, ashtu edhe faktorët e lindur ndikojnë në zgjedhjen e lodrave.

Në një studim të vitit 2008 me 34 majmunë rehsus që jetonin me një trup prej 135 majmunësh, studiuesit shikuan preferencën e majmunëve për lodra prej pelushi (ekuivalentin njerëzor të kukullave bebe) dhe objekteve me rrota (siç janë kamionët).  Majmunët meshkuj treguan një preferencë të qëndrueshme dhe të fortë për lodrat me rrota, ndërsa femrat treguan ndryshueshmëri më të madhe në preferencat.

"Ngjashmëritë me gjetjet njerëzore tregojnë se preferencat e tilla mund të zhvillohen pa shoqërizim të qartë gjinor," thotë studjuesja Janice Hassett. Studiuesit vazhdojnë të thonë që preferencat e tilla të lodrave reflektojnë sjellje dhe mendime të ndikuara hormonale, të cilat më pas skaliten nga proceset sociale si ndryshime seksuale që shihen tek majmunët dhe njerëzit.

8) Luaj ndershëm.

Rrënjët e drejtësisë njerëzore ka të ngjarë të shtrihen shumë mbrapa në kohën evolucionare, të dëshmuar nga shumë lloje primatësh që duket se i shqetësojnë pabarazitë. Në një studim, të botuar në vitin 2007 në revistën "Proceedings of the National Academy of Science", studiuesit kishin ndarë në grupe majmunët Capus apella që  luanin një lojë në të cilën secila nga një grup majmunësh do t’i dorëzonte një shkëmb të vogël graniti një njeriu në këmbim të  një shpërblimi, qoftë një fetë kastravec ose rrush më i preferuar. Kur njëri majmun dorëzoi gurin e granitit dhe mori një rrush, ndërsa majmuni numër dy mori një kastravec, kjo sjellje pasoi në çmenduri. 

Kjo njohje e një situate të padrejtë mund të jetë kritike për mbajtjen e marrëdhënieve në shoqëritë bashkëpunuese siç janë ato të Capus apella, si dhe mes njerëzve, thanë studiuesit.


Burimi: © Live Science


No comments:

Post a Comment