Njerzit që kanë trashëguar një kanal jonik të veçantë nga Neanderthalët përjetojnë më shumë dhimbje.
Dhimbja ndërmjetësohet përmes qelizave nervore të specializuara që aktivizohen kur gjëra potencialisht të dëmshme prekin pjesë të ndryshme të trupit tonë. Këto qeliza nervore kanë një kanal të veçantë jonik që ka një rol kryesor në fillimin e impulsit elektrik që sinjalizon dhimbjen dhe i dërgohet trurit. Sipas një studimi të ri, njerëzit që kanë trashëguar variantin e Neanderthalit të këtij kanali jonik përjetojnë më shumë dhimbje.
Ndërsa disa gjenome të Neandertalit me cilësi të lartë tani janë të disponueshme, hulumtuesit mund të identifikojnë ndryshimet gjenetike që ishin të pranishme në shumë ose të gjithë Neandertalët, të hetojnë efektet e tyre fiziologjike dhe të shikojnë në pasojat e tyre kur ato ndodhin tek njerëzit sot. Duke parë një gjen që mbart ndryshime të tilla, Hugo Zeberg, Svante Pääbo dhe kolegët zbuluan se disa njerëz, posaçërisht nga Amerika qendrore dhe ajo e jugut por edhe në Evropë, kanë trashëguar variantin Neanderthal të një gjeni që kodifikon një kanal jonik që fillon ndjesinë e dhimbjes.
Duke përdorur të dhëna nga një studim i madh i popullatës në Mbretërinë e Bashkuar, autorët tregojnë se njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar që mbajnë variantin Neanderthal të kanalit jonik pësojnë më shumë dhimbje. "Faktori më i madh për sa dhimbje raportojnë njerëzit është mosha e tyre. Por mbartja e variantit Neanderthal të kanalit jonik ju bën të përjetoni më shumë dhimbje, të ngjashme me si të ishit tetë vjet më të vjetër," thotë autori kryesor Hugo Zeberg, hulumtues në institutin Max Planck për Antropologjinë Evolutive dhe Instituti Karolinska. "Varianti Neanderthal i kanalit jonik mbart tre ndryshime në aminoacide krahasuar me variantin e zakonshëm 'modern'," shpjegon Zeberg. "Ndërsa zëvendësimet e një aminoacidi të vetëm nuk ndikojnë në funksionin e kanalit jonik, varianti i plotë Neandertal që mbart tre zëvendësime të aminoacideve çon në ngritje të ndjeshmërisë së dhimbjes tek njerëzit e sotëm".
Në një nivel molekular, kanali jonik i Neanderthalit aktivizohet më lehtë, gjë që mund të shpjegojë se pse njerëzit që e trashëguan atë kanë një prag të ulët të dhimbjes. "Nëse Neanderthalët kanë përjetuar më shumë dhimbje, është e vështirë të thuhet sepse dhimbja modulohet edhe në palcën kurrizore edhe në tru", thotë Pääbo. "Por kjo punë tregon se pragu i tyre për fillimin e impulseve të dhimbjes ishte më i ulët se në shumicën e njerëzve të sotëm".
No comments:
Post a Comment