Një mjegullnajë është një re gjigande pluhuri dhe gazi në hapësirë. Disa mjegullnaja vijnë nga gazi dhe pluhuri i hedhur prej shpërthimit të një ylli që po vdes, siç është një supernova. Të tjera mjegullnaja janë rajone ku yjet e reja kanë filluar të formohen. Për këtë arsye, disa quhen "çerdhe yjesh".
Si formohen yjet në një mjegullnajë?
Mjegullnajat përbëhen prej pluhurit dhe gazit, ku më së shumti ka hidrogjen dhe helium. Pluhuri dhe gazi në mjegullnaja është shumë i shpërndarë, por graviteti mundet që me ngadalësi të fillojë të tërheqë së bashku grumbuj pluhuri dhe gazi. Ndërkohë që këta grumbuj bëhen gjithnjë e më të mëdhenj, graviteti i tyre bëhet gjithnjë e më i fortë. Eventualisht, grumbulli i pluhurit dhe gazit bëhet aq i madh sa shembet nga graviteti i tij. Rënia bën që materiali në qendër të reve të nxehet dhe kjo bërthamë e nxehtë është fillimi i një ylli.
Ku janë mjegullnajat?
Mjegullnajat ekzistojnë në hapësirën midis yjeve që e njihet edhe si hapësira ndër-yjore. Mjegullnajëja më e afërt e njohur me Tokën quhet "Mjegullnaja Helix". Ajo është mbetja e një ylli që ka vdekur dhe ndoshta është një i ngjashëm me Diellin. Ajo është afërsisht 700 vjet dritë larg Tokës. Kjo do të thotë se, edhe nëse do të mund të udhëtonit me shpejtësinë e dritës, do t'ju duheshin akoma 700 vjet për të arritur atje!
Si e dimë ne sesi duket një mjegullnajë?
Astronomët përdorin teleskopë shumë të fuqishëm për të bërë fotografi të mjegullnajave që janë shumë larg. Teleskopët hapësinorë të tillë si Teleskopi Hapësinor Spitzer i NASA-s dhe Teleskopi Hapësinor Hubble kanë kapur shumë imazhe të mjegullnajave larg.
Imazhi më poshtë është kapur nga Teleskopi Hapësinor Spitzer dhe aty tregohet mjegullnaja më e afërt me Tokën e quajtur, "Mjegullnaja Helix". Ajo është e lokalizuar në konstelacionin Aquarius.
Burimi: © NASA
No comments:
Post a Comment