Me një gjatësi nga rreth 20-25 cm ajo ka një pamje të adhurueshme e megjithatë pas pamjes së jashtme sharmante, fshihet një vrasëse e zhdërvjellët.
E njohur formalisht me emrin "felis nigripes" kjo lloj maceje është në fakt macja më e vogël në Afrikë. Ajo peshon mesatarisht nga rreth 1.1 kg deri në 1.9 kg ose afërsisht 200 herë më pak sesa një luan tipik. Pavarësisht përmasave të vogla, kjo specie është një prej felinëve më vdekjeprurës në botë. Duke kapur brenda një nate të vetme më shumë pre sesa kap një leopard në 6 muaj. Por, macen afrikane me putra të zeza është e vështirë t'a gjurmosh nëpërmjet kamerave, sepse ajo priret të zhduket nëpër barin e lartë.
Sipas listës së kuqe të bërë nga IUCN ( International Union for Conservation of Nature and Natural Resources) për speciet e kërcënuara nga zhdukja, macja me putra të zeza klasifikohet si vulnerabël, që do të thotë se është në një rrezik të madh në jetën e egër. Në mënyrë të pabesueshme, kërkimet e mëparshme shkencore kanë treguar që shkalla e suksesit të gjuetisë së saj është 60 përqind. Për krahasim, luanët kanë sukses në kapjen e viktimave të tyre në vetëm 20 deri në 25 përqind të kohës. Ajo vret mesatarisht 10 deri në 14 brejtës dhe zogj të vegjël. Dhe ka një metabolizëm të shpejtë aq sa duhet të gjuajë pothuajse pa ndërprerje.
Burimi: Smithsonian
No comments:
Post a Comment