Çfarë është energjia e errët.
Energjia e errët është një fenomen enigmatik që vepron në të kundërt të gravitetit dhe është përgjegjëse për përshpejtimin e zgjerimit të universit. Edhe pse energjia e errët përbën tre të katërtat e masë-energjisë së kozmosit, natyra e saj themelore vazhdon t'iu shmanget fizikanëve. Energjia e errët nuk ka asnjë lidhje reale me materien e errët, përveçse bashkëndajne fjalën "e errët" që do të thotë thjesht se shkencëtarët nuk e dijnë vërtetë se çfarë janë këto dy gjëra.
• Kush e zbuloi energjinë e errët?
Perceptimi se universi po zgjerohet shkon pas në kohë që me astronomin amerikan Edwin Hubble i cili vuri në dukje në vitin 1929 se sa më larg një galaktikë është nga Toka, aq më shpejt largohet prej nesh. Kjo nuk do të thotë se Toka është në qendër të universit, por se çdo gjë në hapësirë po largohet prej çdo gjëje tjetër në një shkallë konstante.
Afërsisht 60 vite pas zbulimit surprizues të Hubble-it shkencëtarët bënë një tjetër zbulim befasues. Hulumtuesit ishin munduar për një kohë të gjatë që të masnin me precizitet distancat kozmike, duke vëzhguar dritën e yjeve të largët. Në fund të vitit 1990 pas ekzaminimit të supernovave të largëta, dy ekipe të pavarur prej njëri-tjetrit gjeten se jo vetëm universi po zgjerohet, por gjithashtu po përshpejton në zgjerimin e tij.
Për këtë zbulim morën çmim Nobel në fizikë në vitin 2011.
• Çfarë bën energjia e errët?
Edhe pse hulumtuesit nuk e kuptojnë plotësisht energjinë e errët, ata kanë përdorur njohuritë e tyre rreth fenomenit për të ndërtuar modele të universit që shpjegojnë çdo gjë, që nga Big Bangu e deri te struktura në shkallë të madhe e galaktikave të tanishme. Disa nga këto modele parashikojnë se energjia e errët do të shqyej çdo gjë që ekziston prej miliarda vitesh deri tani.
Shpjegimi kryesor për energjinë e errët sugjeron se ajo është një lloj energjie e mbyllur në mënyrë të qenësishme me strukturën e hapësirë-kohës. Një ide tjeter alternative parashtron se energjia e errët është një forcë themelore shtesë që ju bashkohet katër forcave të tjera të njohura (graviteti, elektromagnetizmi, forca nukleare e fortë dhe e dobët).
Vlera e matur e energjisë së errët është aktualisht subjekt i një debati të madh midis grupeve rivale në fizikë. Disa hulumtues kanë matur fuqinë e energjisë së errët duke përdorur mikrovalët kozmike në sfond që janë një jehonë e zbehtë e Big Bangu-t dhe kanë bërë përllogaritje. Por, astronomë të tjerë që e masin forcën e energjisë së errët nëpërmjet dritës së objekteve të largëta kozmike kanë nxjerrë vlera të ndryshme dhe akoma sot askush nuk ka qenë i aftë të shpjegojë këtë mospërputhje. Disa ekspertë kanë sugjeruar se forca e energjisë së errët varion përgjatë kohës edhe pse mbrojtësit e kësaj ideje kanë ende për të bërë që të bindin shumicën e kolegëve të tyre për këtë shpjegim.
Referenca: Live Science