Për pjesën më të madhe të shekullit të 20-të, më shumë se 60,000 njerëz vdiqën në SH.B.A. nga poliomieliti, difteria dhe lia çdo vit. Në vitin 2016, numri i vdekjeve në Amerikë nga këto sëmundje ishte zero. Përreth globit, dy deri në tre milion vdekje nga këto sëmundje dhe të tjera, përfshirë fruthin, rubeolën dhe tetanozin, parandalohen çdo vit.
Këto statistika të jashtëzakonshme janë një triumf i mjekësisë dhe e masës së vetme më të efektshme të shëndetit publik në histori: programet globale të vaksinimit.
COVID-19, pas programit më të shpejtë dhe të qëndrueshëm të zhvillimit të vaksinave në histori, tani duket se do t'i bashkohet kësaj liste të sëmundjeve fatale që mund të parandalohen lehtësisht me një injektim ose dy. Sëmundja që ka vrarë rreth 1.3 milion njerëz (dhe është në rritje), duket të ketë pasur ditën e saj. Mjerisht, ka shumë keqinformata përreth vaksinimeve, që po kërcënojnë suksesin e programeve të vaksinimit.
Pra, çfarë mund të bësh për të mbrojtur veten nga keqinformimi dhe për ta sfiduar atë në bisedë me të tjerët?
1. Kupto se me kë po flet
Mos të harrojmë se shumica e njerëzve do të ndiheshin të lumtur po të marrin një vaksinë COVID (64%, sipas një studimi të fundit). Vetëm një pakicë e vogël (9%) nuk ka ndërmend të vaksinohet. Nëse hyni në një debat rreth vaksinimit, mund mund të qëllojë të jetë dikush që bën pjesë në këtë grupin e fundit. Dhe ju nuk keni shumë të ngjarë të ndryshoni mendjen e këtyre refuzuesve të vaksinave, kështu që audienca kryesore për argumentet tuaja është në të vërtetë pjesa tjetër e çdo grupi që shikon dhe veçanërisht 27% e atyre që hezitojnë në lidhje me vaksinimin.
Qëllimi i diskutimit tuaj është të fuqizoni anëtarët e audiencës me njohuri dhe argumente. Për ta bërë këtë, është e rëndësishme të gjesh gjuhë të përbashkët dhe disa "lidhje" me këdo që po flet, më mirë sesa t'i japësh vetëm leksione.
2. Vaksinimi kundër keqinformimit
Ka shumë shembuj të keqinformimit që "mbërthehen" në kujtimet tona individuale dhe shoqërore, pavarësisht përpjekjeve të përsëritura për t'i larguar ato, i tillë është përshëmbull "fakti" i rremë se njerëzit kanë vetëm pesë shqisa. Në vend që të luftojmë fakte të rreme, opsioni më i mirë është t'u mundësojmë njerëzve të dallojnë keqinformatat para se ato të përhapen përmes shoqërisë dhe të bëhen "endemike" si një e vërtetë e pranuar.
Për ta bërë këtë, ne kemi nevojë për ekspozim paraprak ndaj versioneve të dobësuara të strategjive manipuluese që përdorin shitësit e fakteve të rreme. Duke vepruar kështu, ne mund të parademaskojmë keqinformimin.
Për shembull, sapo të kuptoni se disa përdorues të mediave sociale, publikues dhe organe të tjera mund të kenë axhenda të fshehura dhe për këtë arsye ata mund të keq-prezantojnë qëllimisht studime shkencore si dhe të përzgjedhin informacione sipas dëshirës, ju jeni në një pozitë më të mirë për të kërkuar dhe vlerësuar faktet për veten tuaj. Dhe në fakt, edhe industritë e duhanit e të naftës nxorrën "ekspertë të rremë" për të krijuar dyshime se pirja e duhanit shkakton kancer dhe se emetimet e CO2 ndikojnë, në klimë.
3. Demasko në mënyrë efektive
Në mes të një debati është ndoshta tepër vonë për të përftuar ndonjë taktikë parademaskue. Por duhet të tregoheni të kujdesshëm që të mos filloni një dialog, me anë të të cilit vetëm sa i jepni më shumë vëmëndje mitit. Thjesht përsëritja e të pavërtetave rrezikon t'i bëjë ato të qëndrojnë në kujtesën tonë, prandaj në vend të kësaj përqendroni pikat tuaja të diskutimit në rezultatet pozitive të vaksinimeve. Mos jini personi i parë që përmend mitin.
Por nëse përgjatë bisedës disa keqinformata përmenden, do t'ju duhet t'i merrni në konsideratë ato. Le të imagjinojmë se jeni në mes të një debati rreth COVID-it dhe dikush bën pretendimin se rrjeti 5G është shkaku i vërtetë i sëmundjes. Çelësi për t'a demaskuar siç duhet këtë është të kufizosh se sa shpesh përmendet gënjeshtra dhe t'a bësh të vërtetën më ngjitëse sesa mitin. Ja se si t'ia bësh:
a) Fillo duke deklaruar të vërtetën në një mënyrë të qartë dhe të përmbledhur. Mos ia nis me një shpjegim të gjatë, përkundrazi imagjino se po shkruan një titull.
"COVID-i përhapet në pikat e krijuara kur njerëzit nxjerrin frymën, veçanërisht kur kolliten, teshtijnë ose bërtasin."
b) Vini në dukje keqinformimin dhe tregohuni të qartë se ai është një mit.
"Rrjeti celular është në thelb një seri transmetuesish radio, dhe viruset nuk mund të udhëtojnë nëpërmjet valëve të radios."
c) Shpjego pse miti është i gabuar. Ti mund të vësh në dukje shkencën që hedh poshtë mitin dhe të përmendesh të metat në argument.
" Virusi COVID është përhapur nëpër shtete, të tilla si Irani për shembull, që nuk kanë fare rrjet 5G.
d) Ripohoni faktet.
4. Mendo përtej fakteve
Thënë kjo, faktet vetëm të ndihmojnë deri në njëfarë pike. Por, edhe fjalët që përdorim janë gjithashtu të rëndësishme, ato krijojnë imazhe që ndikojnë në përgjigjen tonë ndaj informacionit që po na paraqitet. Merr parasysh fjalët "tufat" dhe "komunitetet". Në cilën prej këtyre do të dëshiroje të ishe pjesë? Shumica e njerëzve do të thoshin "komunitete". Pra, nëse je duke inkurajuar dikë që të vaksinohet, ti mund të dëshirosh të flasësh për kontributin e vaksinimit në imunitetin e komunitetit, në vend të imunitetit të tufës.
Një teknikë tjetër e rëndësishme është rrëfimi i ndodhive, i cili mund të jetë shumë më efektiv sesa faktet. Rrëfimet lidhin shkakun dhe pasojën, duke i bërë përfundimet që dëshiron të paraqesësh të duken pothuajse të pashmangshme. Për shembull, ti mund të duash t'u tregosh atyre që janë anti-vaksina, për një të afërm jeta e të cilit u shpëtua nga një vaksinë në një kohë kur nuk ishte në dispozicion për të gjithë.
Ose mund të theksosh se ke inkurajuar nënën tënde për të marrë vaksinën, në vend që thjesht të thoni se të moshuarit duhet ta bëjnë atë.
Burimi : © The Conversation